SHKRIMI
e martë, 29 shtator 2020

MEHMET HAJRIZI: SHTOJCA - DOKUMENTE, LETRA DHE ARTIKUJ (65)

Pashtriku, 13 gusht 2020:

III

Aspiratat e popullit tonë për liri, pavarësi dhe bashkim kombëtar, janë të vjetra. Lufta e popullit tonë për t’i realizuar këto aspirata përbën faqe të lavdishme të historisë së tij... Lufta e popullit tonë në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi për liri, bashkim kombëtar dhe socializëm gjatë Luftës Nacionalçlirimtare u tradhtua dhe u shtyp me gjak nga revizionistët shovinistë. Këtij populli iu grabit përsëri liria dhe iu mohua e drejta për vetëvendosje...


Aspiratat e popullit tonë për liri e bashkim kombëtar, armiqtë revizionistë e tradhtarët nuk kanë mundë t’i mbysin dhe nuk do të mund të bëjnë kurrë një gjë të tillë. Populli ynë ka luftuar, lufton dhe është i vendosur të luftojë gjer në realizimin e plotë të këtyre aspiratave.

Duke u nisur nga këto aspirata... të futemi thellë në masat, t’i bëjmë ato të ndërgjegjshme për revolucion, t’i bashkojmë, t’i organizojmë e t’i udhëheqim në revolucionin e armatosur, me të cilin populli ynë në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, do të fitojë lirinë e vërtetë kombëtare dhe të drejtën për t’u bashkuar me shtetin shqiptar. Ky revolucion do të heqë qafe njëherë e përgjithmonë robërinë shekullore të popullit tonë dhe do t’i shkatërrojë shtypësit e shfrytëzuesit...

IV

Në luftën e tij, populli ynë ka të bëjë me një armik të egër i cili nuk i lëshon me vullnet e lehtë trojet tona të okupuara. Prandaj, vetëm forca e bashkuar e klasën punëtore, fshatarësisë patriote, rinisë revolucionare, grave trime, inteligjencies përparimtare e revolucionare, e një fronti unik e të gjerë të masave të robëruara, të shtypura e të shfrytëzuara të popullit tonë, nën udhëheqjen e një pararoje revolucionare, marksiste-leniniste, do të jetë në gjendje të kryejë me sukses revolucionin e armatosur popullor mbi revizionistët robërues dhe tradhtarët e vendit...



Detyrat e kësaj partie do të jenë:

Të ketë rolin e repartit pararojë dhe të ndërgjegjshëm të klasës sonë punëtore, udhëheqëse e saj dhe e masave të gjera popullore në revolucion.

Të jetë trashëgimtare e traditave të shkëlqyera patriotike, demokratike e revolucionare të popullit tonë...

Të ketë një program të qartë të veprimit revolucionar rreth të cilit të mobi-lizohen masat.

Të përcaktojë strategjinë e përgjithshme revolucionare dhe ta kombinojë drejt atë me detyrat e ditës dhe me taktikat e zhdërvjellëta revolucionare, në shërbim të kësaj strategjie.

Të bëjë një punë të vazhdueshme e sistematike për edukimin e kalitjen revo-lucionare të radhëve të saj dhe të bëjë kombinimin e drejtë të praktikës së lu-ftës me studimin ideologjik...

Të shtrihet në të gjitha viset e Kosovës dhe në krahinat shqiptare në Maqedoni e Mal të Zi.

Në zgjerimin e radhëve të zbatojë drejt kriteret marksiste - leniniste, të mos rendë pas sasisë, por të synojë në radhë të parë në cilësinë e radhëve të saj...

Të luftojë kundër koncepteve e praktikave të djathta të oportunizmit e revizionizmit, kundër reduktimit të veprimtarisë vetëm në luftën për disa rivendikime të pjesshme, duke lënë në harresë objektivin kryesor, nga një anë dhe nga ana tjetër, të luftojë edhe kundër rrezikut të qëndrimeve ekstremiste të majta, për të rendur përpara, pa marrë parasysh nivelin e ndërgjegjes e të për-gatitjes së klasës punëtore e të masave për luftë e revolucion.

Të jetë e organizuar në bazë të parimeve e të normave organizative marksiste-leniniste, të detyruara për të gjithë, siç janë kritika e autokritika, kolegjialiteti dhe përgjegjësia personale, disiplina e fortë dhe e ndërgjegjshme, konspiracioni etj...

Të karakterizohet nga një unitet mendimi e veprimi dhe të mos i ndajë fjalët nga veprat.

T’i japë rëndësi të dorës së parë aksioneve revolucionare.

Të jetë e lidhur ngushtë me masat.

Të krijojë organizata të masave nën udhëheqjen e saj dhe të krijojë e të udhë-heqë frontin, si organizatë politike të masave të gjera popullore, në themel të të cilit do të jetë aleanca e klasës punëtore me fshatarësinë, nën udhëheqjen e klasës punëtore...

Të zotërojë të gjitha format e metodat e luftës, të dijë t’i kombinojë njërën me tjetrën dhe në përshtatje me ndryshimet që ndodhin të jetë e aftë të zëvendësojë shpejt një formë lufte me një tjetër.

Revolucionin e armatosur ta konsiderojë si formë më të lartë dhe të domosdoshme të luftës.

Të kombinojë drejt organizimin e veprimtarinë legale me atë ilegale...

Vetëm një parti e këtillë mund ta udhëheqë e sigurt popullin tonë të robëruar drejt fitores.

V

Grupi ynë Marksist-Leninist, besnik ndaj interesave të larta të klasës punëtore dhe të çlirimit kombëtar të popullit tonë në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, lufton dhe do të luftojë pareshtur kundër revizionistëve robërues të popullit tonë dhe shërbëtorëve të tyre, tradhtarëve shqiptarë, që shtypin e shfrytëzojnë popullin tonë.

Grupi ynë lufton kundër borgjezisë shoviniste robëruese serbe e jugosllave, e cila mban të robëruara trojet tona, por jo kundër popujve vëllezër jugosllavë, të cilët po ashtu shtypen e shfrytëzohen nga revizionistët titistë. Populli ynë si në të kaluarën edhe sot e në të ardhmen, nuk do t’i bjerë në qafë asnjë populli, ai ka luftuar, lufton e do të luftojë për çlirimin e vet kombëtar e për të drejtat e veta. Lindja e Grupit tonë është e lidhur ngushtë me këto interesa dhe me këtë luftë të popullit tonë.

Grupi ynë Marksist-Leninist po rritet, forcohet e lartësohet çdo ditë. Në rrugën e tij të formimit, të rritjes e fuqizimit, ai ka kaluar pengesa e vështirësi të shumta. Edhe sot e në të ardhmen atij do t’i duhet të përballojë vështirësi akoma më të rënda (dhe në radhë të parë konditat e egra në të cilat vepron) që të mund t’i kryejë me sukses detyrat e mëdha që ka përpara.

Lufta e popullit tonë është e drejtë dhe me siguri do të fitojë.

VIJON ...

______________


MEHMET HAJRIZI: SHTOJCA - DOKUMENTE, LETRA DHE ARTIKUJ (64)

http://pashtriku.org/?kat=64&shkrimi=10386


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks