SHKRIMI
e hënë, 19 tetor 2020

MEHMET HAJRIZI: SHTOJCA - DOKUMENTE, LETRA DHE ARTIKUJ (65)

Pashtriku, 15 gusht 2020:

8.1.2 Letër Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë

Tiranë

Të dashur shokë

Komiteti Drejtues i Grupit Marksist-Leninist të Kosovës më ka ngarkuar që nëpërmjet kësaj letre t'ju dërgoj përshëndetjet vëllazërore të tij, të Grupit dhe të gjithë popullit shqiptar të Kosovës, juve, Partisë sonë të lavdishme të Punës, popullit vëlla të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë dhe veçanërisht, e me emocion të thellë, udhëheqësit tonë legjendar, shokut Enver Hoxha.


Populli ynë në Kosovë, i robëruar, i shtypur e i shfrytëzuar egërsisht nga revizionistët jugosllavë dhe nga një grusht tradhtarësh të vendit, kurrë nuk është pajtuar me sunduesit e tij. Ne kosovarët jo vetëm e kemi ruajtur individualitetin e dinjitetin kombëtar, por edhe traditën luftarake të popullit tonë. Luftën nuk e kemi pushuar dhe nuk do ta pushojmë gjer në fitoren e plotë. Grupi Marksist-Leninist i Kosovës është krijuar për t'iu përgjigjur aspiratave të popullit tonë të robëruar. Ai mbledh bijtë dhe bijat më të mira të Kosovës, të cilët nuk kursejnë asgjë për lirinë e popullit tonë.

Grupi ynë është i ri dhe i vogël në numër, por i fortë dhe i shëndoshë, sepse ushqehet me ideologjinë marksiste-leniniste. Kjo ideologji e ka bërë atë të pavdekshëm. Jemi të vetëdijshëm për detyrat e mëdha e të rënda, për vështirësitë e sakrificat që na dalin përpara, por besimi ynë në fitore, vullneti i çeliktë, puna e lufta e vazhdueshme, guximi e vendosmëria e patundur e të gjithë anëtarëve të Grupit, do të bëjnë me siguri që të kapërcehen të gjitha me sukses. Edhe në të kaluarën Grupi ynë ka pasur vështirësi të brendshme e të jashtme në rrugën e tij të rritjes e të forcimit, por me forcën e tij i ka mposhtur. Ne jemi goditur disa herë nga armiku për të na shkatërruar, por përpjekjet e tij, qofshin ato me kërbaç, demagogji, mashtrim apo shpifje, kanë shkuar kot. Ata janë munduar dhe bëjnë përpjekje të shumta edhe të na diskreditojnë në popull, për të na ndarë prej tij, por edhe këtu kanë pësuar disfatë. Shpifjet e tyre nuk pinë ujë dot në popullin tonë, i cili kurrë nuk qe i lidhur me armiqtë, sepse ka besim të plotë te bijtë besnikë të tij.

Uniteti ynë me masat e shtypura nuk është një lidhje mekanike; vija politike që ndjek Grupi ka bërë që ato ta duan dhe ta përkrahin atë, të vihen nën udhëheqjen e tij në luftë kundër shtypësve e shfrytëzuesve. Ky unitet, fryma revolucionare dhe ndërgjegjja komuniste e kalitur në punën e luftën e përditshme revolucionare të anëtarëve të Grupit tonë, po i tmerron armiqtë.

Kosova është krahina më e shqetësuar në mbretërinë e Titos, sepse shtypja, shfrytëzimi e varfërimi i masave, janë aty më të theksuara, por edhe viset tjera në Jugosllavi, ziejnë nga valët e urrejtjes, revoltës e luftës kundër regjimit titist. Kjo luftë, në forma të ndryshme, ku më pak e ku më shumë, sa vjen e rritet. Masat punonjëse nuk po mund ta durojnë më gjendjen tepër të rëndë të jetës, e cila gjithnjë keqësohet. Ekonomia jugosllave po përjeton aktualisht çaste të vështira dhe pa perspektivë. Një krizë e paparë ndonjëherë më parë e ka mbërthyer jo vetëm ekonominë, por gjithë sistemin e ashtuquajtur “vetadministrues” të klikës titiste. Aspekte të shumta e të shëmtuara të kësaj krize nganjëherë detyrohen t'i pohojnë edhe vetë titistët, siç janë inflacioni, deficitet, borxhet, papunësia, varfërimi i vazhdueshëm i masave punonjëse, degjenerimi dhe shthurja e jetës etj. Ndonëse në kushte shumë të vështira, lufta e klasës punëtore, fshatarësisë dhe masave tjera punonjëse në Jugosllavi po rritet dhe ndërgjegjja klasore po ngrihet vazhdimisht. Popujt e Jugosllavisë me siguri do të ngrihen me armë në dorë në luftën finale për ta përmbysur sistemin e kalbur revizionist dhe për triumfin e revolucionit, të socializmit e komunizmit.

Grupi ynë ndjek me vëmendje ngjarjet ndërkombëtare, lëvizjen marksiste-leniniste në botë dhe luftën e proletariatit ndërkombëtar e të popujve kundër shtypjes e shfrytëzimit, kundër robërimit, kolonializmit e neokolonializmit. Çështja e revolucionit, siç tha shoku Enver në Kongresin VII historik të PPSH, nuk është më vetëm një aspiratë e perspektivë, por çështje e shtruar për zgjidhje.

Lufta historike që ka bërë e po bëjnë PPSH dhe RPSSH, përkrahja e ndihma e gjithanshme që u jep partive marksiste-leniniste, proletariatit e gjithë popujve që luftojnë për liri, demokraci e socializëm, ka bërë që në gjithë botën të flitet me kaq respekt për Partinë e Punës të Shqipërisë dhe për RPSSH. Shqipëria sot është kthyer jo vetëm nga një vend krejt i prapambetur, në kopsht me lule, ku populli jeton i lumtur, por edhe një kështjellë e sigurt e socializmit në botë. Ja përse armiqtë e shikojnë shtrembër Shqipërinë socialiste. Ata e dinë mirë se ajo është kockë e fortë që i zë në fyt, ndryshe do ta sulmonin edhe ushtarakisht brenda orës. Ne kosovarët jemi krenarë për Shqipërinë tonë socialiste, për Partinë dhe për Shokun Enver që kemi. Ju betohemi se në vijë të parë do të na keni edhe neve tok, nëse dikush guxon ta prekë Atdheun tonë. Teoria e Marksit, Engelsit e Leninit, mësimet jetëdhënëse të shokut Enver dhe udhëheqja e sigurt e Partisë së Punës të Shqipërisë e ngritën në këtë lartësi Shqipërinë.

Marksizëm-Leninizmi do ta çlirojë Kosovën dhe do të vijë dita kur do të jetojmë të bashkuar e të lumtur edhe ne kosovarët e shumëvuajtur.

Rroftë populli ynë trim!

Rroftë Partia e Punës e Shqipërisë!

Rroftë shoku Enver Hoxha!

Rroftë internacionalizmi proletar!

Lavdi marksizëm-leninizmit ngadhënjimtar!

Më 29.V.1978, Sofje

Për Komitetin Drejtues të Grupit Marksist-Leninist të Kosovës

Sekretari

Mehmet Hajrizi

VIJON ...

_____________

MEHMET HAJRIZI: SHTOJCA - DOKUMENTE, LETRA DHE ARTIKUJ (64)

http://pashtriku.org/?kat=64&shkrimi=10386


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks