SHKRIMI
e hënë, 19 tetor 2020

LA GAZETTE DE FRANCE (1913) / JA SI DO TË JETË ORGANIZIMI I ARDHSHËM ADMINISTRATIV I SHQIPËRISË SIPAS EQREM BEJ VLORËS (INTERVISTA)

Francë, 17 shtator 2020: “La Gazette de France” ka botuar, të enjten e 11 shtatorit 1913, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me intervistën asokohe të nënkryetarit të Këshillit të Shqipërisë, z. Eqrem bej Vlora, mbi organizimin administrativ të Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Organizimi i Shqipërisë

Vjenë, 10 shtator. – Nënkryetari i Këshillit të Shqipërisë (Senatit), Eqrem beu dha një intervistë për “Korrespondencën e Shqipërisë” mbi organizimin e ardhshëm administrativ të shqiptarëve:

“Në Principatën tonë të re, nuk do të ketë fe shtetërore. Administrata do të organizohet në njërën pjesë të vendit sipas traditave të vjetra shqiptare, në tjetrën sipas ligjeve turke.

Në të gjitha mjediset kompetente, bëjmë përpjekje për të futur civilizimin perëndimor në Shqipëri. Ne duam ta qeverisim dhe administrojmë Shqipërinë në një mënyrë moderne dhe liberale.

Sa i përket kryeqytetit, do të zgjedhim Elbasanin ose Tiranën; qytetet si Shkodra, Vlora dhe Durrësi janë shumë afër kufirit ose detit. Shqipëria do të jetë një shtet neutral.

Ne do të përpiqemi të krijojmë një xhandarmëri e cila do të duhet të përbëhet nga tri lloje trupash:

- këmbësoria,

- kalorësia dhe

. seksioni i mitralozëve në zonat malore.

Kjo xhandarmëri mund të sigurojë bërthamën e një ushtrie të ardhshme.”


Nga Aurenc Bebja, Francë - (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)



Eqrem bej Vlora

Burimi: gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
 


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks