SHKRIMI
e martë, 20 prill 2021

SABRI NOVOSELLA: SI E KRIJUAM LËVIZJEN PËR REPUBLIKËN SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI (LRSHJ), MË 17 SHKURT 1982 (I)

Pashtriku, 19 shkurt 2021: Botuar në revistën Zëri, 28.03.1992

Më 17 shkurt 1982 në Stamboll u themelua LRSHJ-a!

"ZËRI" boton rrëfimin ekskluziv të Sabri Novosellës, veprimtar i shquar në vitet e lëvizjes ilegale patriotike. Novosella tregon për organizatat ilegale të cilat kanë ekzistuar në Kosovë në vitet e 70-ta, për figurat më të shquara të emigracionit politik majtist, për takimin në tetor të vitit 1981 në Stamboll me Kadri Zekën dhe me Bardhosh Gërvallën, për mospajtimet rreth organizimit të një të vetmes organizatë politike midis OMLK-së (të prirë nga Hydajet Hyseni dhe Kadri Zeka) dhe Lëvizjes nacionalçlirimtare (të prirë nga Metush Krasniqi dhe Jusuf Gërvalla), për manipulimet e diplomacisë së Tiranës, gjegjësisht Bujar Hoxhës dhe Engjëll Kolanecit, për takimin me Abdullah Prapashticën, ish-punëtorin e sigurimit shtetëror dhe njërin nga udhëheqësit e PKMLSH-së etj.


Kah fundi i viteve të shtatëdhjeta në Kosovë vepronin tri organizata politike ilegale e disa grupe të vogla. Organizatat politike ishin:

- Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës dhe Viseve të tjera Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ),

- Organizata Marksiste-Leniniste e Kosovës (OMLK),

- Partia Komuniste Marksiste-Leniniste e Shqiptarëve në Jugosllavi (PKMLSHJ).

Shpërthimi i demonstratave të vitit 1981 bëri që këto organizata të dekonspirohen bukur shumë dhe të goditen e të burgosen shumë aktivistë të tyre, por disa prej tyre edhe të detyrohen të arratisen jashtë atdheut.

Ekzistimi i këtyre organizatave dhe grupeve patriotike ilegale të ndarë ishte më tepër si rezultat i punës në ilegalitet të thellë e duke mos pasur mundësi të bashkoheshin në një organizatë të vetme sesa që i ndanin ideologjitë e ndryshme.

Takimi në Stamboll me Kadri Zekën

Ashtu, siç është e natyrshme, organizatat politike në viset shqiptare, nën ish-Jugosllavi, organizoheshin dhe udhëhiqeshin nga ideologjia që e kishte shteti amë. Përkundër goditjeve të rënda që iu bënë këtyre organizmave në njëfarë dore u krijuan disa mundësi për të marrë kontakte në mes veti e posaçërisht të aktivistëve të tyre që tashmë vepronin jashtë atdheut. Gjithnjë në shembullin e shtetit amë dhe të partisë (PPSH) së saj shihej si domosdoshmëri që organizatat dhe grupet e ndryshme të bashkoheshin në një Organizatë të vetme. Kështu që të gjitha këto organizata çështjen e bashkimit e kishin shtruar si domosdoshmëri.

Duke patur orientim ideologjik

Porsi shteti amë, prapëseprapë njëra nga këto organizata bënte njëfarë dallimi. Kjo ishte LNÇKVSHJ-a, e cila udhëhiqej nga Metush Krasniqi, i cili ishte demokrat i vërtetë dhe mbi të gjitha ideologjinë komuniste e konsideronte si ideologji ruse dhe si të tillë edhe antishqiptare, ashtu siç i konsideronte antishqiptarë sllavo-greko-bizantinët në përgjithësi. Por, afërsia e madhe që ekzistonte në mes të Metush Krasniqit si udhëheqës i LNÇKVSHJ-së dhe Hydajet Hysenit si udhëheqës i OMLK-së dhe respekti i Hydajetit ndaj Metushit, si burrë e patriot i madh dhe dashuria e Metushit ndaj Hydajetit si njeri i ri, entuziast e patriot, bëri që në mes tyre të fillojnë bisedimet për bashkimin e dy organizatave të lartëpërmendura. Këto bisedime i ndërpreu burgosja e Hydajet Hysenit pas demonstratave të vitit 1981, në të cilat Hydajeti luajti rol të madh dhe gjatë zhvillimit të tyre doli disa herë në ballë të tyre.

Në anën tjetër në Evropën Perëndimore vepronin degët e LNÇKVSHJ-së. Në Gjermani udhëhiqej nga Jusuf Gërvalla, kurse në Turqi nga Sabri Novosella. Ndërsa dega e OMLK-së në Zvicër udhëhiqej nga Kadri Zeka. Në Evropë kishin marrë kontakt Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka dhe menjëherë kishin shtruar çështjen e bashkimit të organizatave ekzistuese. Për këtë Jusufi e njoftonte vazhdimisht degën e LNÇKVSHJ-së në Turqi dhe Metush Krasniqin, kryetarin e Lëvizjes në Kosovë.

Në verë të vitit 1981 Jusuf Gërvalla propozoi që të mbahet një takim i përfaqësuesve të LNÇKVSHJ-së dhe OMLK-së në Turqi. Te ky takim erdhi në tetor 1981. Në aeroportin e Stambollit i pritëm shokët që vinin nga Evropa unë dhe Sabri Kosova, që të dy përfaqësues të LNÇKVSHJ-së Dega në Turqi. Shokët që arritën nga Evropa ishin Kadri Zeka (përfaqësues i OMLK-së) dhe Bardhosh Gërvalla (përfaqësues i LNÇKVSHJ-së - Dega në Gjermani). Jusuf Gërvalla nuk kishte mundur të vinte në mungesë të dokumentit të udhëtimit. Ne shprehëm habinë pse kishte ardhur vetëm një përfaqësues i OMLK-së. Këtë e arsyetoi Kadri Zeka: "për çështje të konspiracionit" - tha dhe kërkoi që në bisedime të mos marrë pjesë shoku që më shoqëronte, Sabri Kosova, dhe ashtu u bë.

Në Stamboll e morëm një dhomë në një hotel dhe pas një pushimi të shkurtër filluam bisedimet për çka ishim takuar. Unë dhe Bardhoshi dolëm me qëndrimet e Organizatës që përfaqësonim: të bashkohen organizatat ekzistuese në një organizatë të vetme, e cila mund të pagëzohet "Lëvizja për Republikën Shqiptare në Jugosllavi", me një udhëheqje të vetme e cila do të dalë nga përfaqësuesit e organizatave që do të bashkohen, me një program, statut dhe organ të vetëm.

Kadri Zeka doli me qëndrimet e OMLK-së që përfaqësonte: propozoi që të formohet një "Front për Republikën e Kosovës" dhe na e prezantoi një material me titull "Teza rreth Frontit Popullor për Republikën e Kosovës". Kërkoi që në "Frontin Popullor për Republikën e Kosovës" të shkrihet LNÇKVSHJ-a dhe të punohet që edhe organizatat e grupet e tjera që veprojnë në Kosovë, të shkrihen në këte "Front.,.", kurse OMLK-ja të mbese organizatë pararojë me program, me statut dhe me organ të vet, e cila do ta udhëhiqte "Frontin...".

Me materialin "Teza rreth Frontit Popullor për Republikën e Kosovës" u pajtuan në përgjithësi, pasi edhe qëndrimet e organizatës ishin të ngjajshme, por ne nuk kishim autorizim, njëkohësisht edhe vetë nuk pajtoheshin që Lëvizjen apo Frontin që do të dilte nga bashkimi i organizatave ekzistuese, ta udhëheqë "organizata pararojë". Këtë e arsyetuam kështu: Me presion të jashtëzakonshëm nga PPSH jemi të detyruar të heqim dorë nga programi ynë për çlirim dhe bashkim kombëtar me shtetin amë, Shqipërinë dhe të kthehemi në luftë për një republikë në kuadër të Jugosllavisë, ashtu siç janë gjashtë republikat jugosllave. Të luftohet për një republikë shqiptare në kuadrin e federatës jugosllave pa e luftuar Jugosllavinë, as si shtet e as si sistem, por të luftojmë që ta kemi edhe ne republikën tonë, ashtu siç janë gjashtë të tjerat që e përbëjnë Federatën, por që të udhëhiqemi nga një organizatë markiste-leniniste krejtësisht të njëjtë si PPSH nuk është e logjikshme. Po ashtu na duhet të shpresojmë edhe në ndihmën nga jashtë, por, siç është e ditur, me këtë ideologji nuk mund të na përkrahë askush.

Manipulimet e Bujar Hoxhës

Kadriu mbeti në qëndrimet e organizatës që përfaqësonte, kurse unë dhe Bardhoshi po ashtu mbetëm në qëndrimet e Organizatës që përfaqësonim.

Para se të vinin shokët nga Evropa e kisha njoftuar prof. Bujar Hoxhën se do të vijnë disa shokë nga Evropa për të biseduar rreth bashkimit të organizatave ekzistuese dhe se prof. Bujar Hoxha, si përfaqësues i shtetit shqiptar në Ambasadën shqiptare në Ankara, shprehu dëshirën që edhe ai të takohet me ata shokë.

Posa arritën shokët në aeroport i njoftova për kërkesën e prof. Bujar Hoxhës dhe kërkova mendimin e tyre se a ta lajmërojmë. Që të dy propozimin e aprovuan, bile Kadri Zeka më njoftoi se para se të nisej e paska pasur një takim me Engjëll Kolanecin, i cili ishte diplomat në Vjenë dhe ia kishte dhënë disa porosi (për këto porosi do të flas më vonë).

Të nesërmen, sipas marrëveshjes, në një restorant të Stambollit u takuam ne të tre me prof. Bujar Hoxhën dhe me një njeri të Ambasadës që e shoqëronte, të cilin e quanin Rauf. Në këtë restorant hëngrëm drekë dhe e njoftuam hollësisht prof. Bujar Hoxhën për bisedimet dhe qëndrimet tona. Bujari na dëgioi deri në fund dhe nuk dha kurrnjë përgjigje në shumë pyetje tonat. Në fund të atij takimi prof. Bujari propozoi që Raufi të shkonte t'i merrte disa pako me cigare dhe shishe me konjak për t'ua dërguar shokëve në Evropë për përshëndetje. Pasi u ngrit Raufi, i propozoi edhe Kadriut që ta shoqëronte, menjëherë i propozoi edhe Bardhoshit që edhe ky t'i shoqëronte. U kuptua se Bujari dëshironte të më thoshte diçka vetëm mua.

Pasi mbetëm vetëm iu drejtova:

- "Çka po na thua profesor?"

M'u përgjigj tekstualisht:

- "Mos lëshoni pe".

Bisedimet i vazhduam edhe në mbrëmje të asaj dite. Kadriu ishte kureshtar se çka më tha prof. Bujari, por edhe unë u bëra kureshtar se çka i kishte thënë Engjëll Kolaneci para se të vinte Kadriu në Turqi. Që të dy "dekonspiruam". Kadriu na njoftoi se Engjëll Kolaneci i kishte thënë: mbaj qëndrimet e tua, po ashtu edhe unë e njoftova për atë çka më tha prof. Bujar Hoxha. Që të tre u dëshpëruam keq.

***

Kah fundi i vitit 1981 erdhën në Turqi Abdullah Prapashtica, Nazmie Prapashtica, Osman Osmani dhe Faton Topalli. Posa kishin ardhur, më kishin kërkuar dhe u takuam. Ata dinin shumë gjëra për mua dhe unë me njërin prej tyre kisha një lidhje familjare. M'u prezantuan si përfaqësues të PKMLSHJ-së. Bile, Abdullah Prapashtica i dinte dhe disa hollësira, pasi që kishte punuar në SPM të Kosovës dhe kishte pasur kontakt me disa aktivistë të LNÇKVSHJ-së gjatë hetimeve si të burgosur

Posa erdhën këta të rinj kërkuan që të punohet drejt bashkimit të organizatave ekzistuese në një organizatë apo parti të vetme. Për ardhjen dhe kërkesat e tyre i njoftova shokët në Kosovë dhe në Gjermani. Udhëzimet na erdhën se fjala është për një grup të rinjsh që organizatës së tyre i kanë vënë emër të madh dhe në përgjithësi janë shërbyer me fjalë e parulla të mëdha si rezultat i entusiazmit rinor të tyre, por gjithsesi nuk nënçmohet kontributi i tyre dhe se duhet edhe me ta të bisedohet rreth bashkimit.

Me këta aktivistë zhvilluam disa herë bisedime. Ne dolëm me qëndrimet tona të njohura: për një organizatë të vetme, me udhëheqësi të dalë nga përfaqësuesit e organizatave, me një program, statut dhe organ (gazetë). Kurse edhe këta dolën me kërkesa të ngjashme me ata të OMLK-së, me një dallim, ashtu si ata të OMLK-së kërkonin që PKMLSHJ të jetë parti pararojë, kurse LNÇKVSHJ dhe organizatat e grupet e tjera të shndërrohen në një organizatë masash, respektivisht partia t'i ketë të gjitha levat e saj: organizatën sindikale, organizatën e grave, të rinisë, të pionerëve etj.

Bisedimet në këtë frymë u zhvilluan edhe deri më 17 janar 1982 kur u vranë tre shokët: Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka nga UDB-ja në Gjermani. Pas vrasjes së shokëve dhe burgosjeve të vazhdueshme që bëheshin në viset shqiptare nën Jugosllavi, okupatorët bënin zhurmë të madhe se "e shkatërruan nacionalizmm dhe irredentizmin shqiptar njëherë e përgjithmonë". Renegati shqiptar, Sinan Hasani, krekosej me mburrje se "armikut ia thyem kurrizin".

***

Pas varrimit të shokëve erdhi nga Gjermania në Turqi Xhafer Durmishi, i cili ishte aktivist i LNÇKVSHJ-së. Posa erdhi ky aktivist, prapë vazhduan bisedimet rreth bashkimit. Ndërkohë aktivistët e PMLKSHJ-së kishin marrë kontakt me diplomatët shqiptarë dhe me një rast Abdullah Prapashtica i dëshpëruar krejtësisht më tha: "Në bazë të kontakteve që i kam me përfaqësuesit e shtetit shqiptar kam ardhur në përfundim se ata janë që në Kosovë të ketë grupe të vogla që bëjnë turbullira, por janë kundër ekzistimit të një organizate apo partie të fuqishme që do të jetë e aftë t'i prijë popullit shqiptar nën Jugosllavi". Këtë ia aprovova, pasi që edhe unë kisha krijuar një bindje të tillë. Edhe ky ishte një faktor që na shtyri të mblidhemi më 17 shkurt 1982 në një ndërtesë në Ankara dhe te shënojmë një mujorin e rënies së shokëve dhe të marrim vendim për bashkimin e LNÇKVSHJ-së dhe PKMLSHJ-së në një organizatë të vetme dhe të punohet që kësaj organizate t'i bashkohen edhe organizatat dhe grupet tjera që vepronin në viset shqiptare nën Jugosllavi.

Atë natë, në mes tjerash, u morën edhe këto vendime:

Organizata që doli nga dy organizatat e lartëpërmendura të quhet Lëvizja për Republikën Shqiptare në Jugosllavi (LRSHJ).



SI U NËNSHKRUA MARRËVESHJA?

Të përpilohet Deklarata Programore me të cilën do të shpallet formimi i LRSHJ-së, të cilën e quajtëm "Komunikatë".

Të botohet organi i LRSHJ-së, të cilin me propozimin tim e quajtëm "Zëri i Kosovës", pasi që me këtë emër kishte dalë edhe organi i LNÇKVSHJ-së.

Udhëheqje e LRSHJ-së të jenë dy udhëheqjet e dy organizatave deri në zgjedhjet e rregullta.

Vendimin e nënshkman pjesëmarrësit:

- Faton Topalli,

- Osman Osmani dhe

- Abdullah Prapashtica (të PMLKSHJ-së) dhe

- Xhafer Durmishi e

- Sabri Novosella të LNÇKVSHJ-së.

"Komunikatën" e përpiluam pas tre ditësh në banesën time në Adapazar gjashtë anëtarë:

- Abdullah Prapashtica, Osman Osmani e Faton Topalli të ish-PMLKSHJ-së dhe

- Xhafer Durmishi, Sabri Novosella e Abdullah Prekadini të ish LNÇKVSHJ-së.

"Komunikata" u nënshkrua: Lëvizja për Republikën Shqiptare në JugosIlavi.

"Komunikata" u shtyp në tri kopje dhe u muar vendim që së pari të njoftohen me të shokët në Kosovë dhe atje të shpërndahej para se të shpërndahet jashtë.

Kjo "Komunikatë" për herë të parë u shpëmda jashtë atdheut, e botuar në numrin e parë të "Zërit të Kosovës" - organ i LRSHJ-së.

Në këtë takim Abdullahun, Osmanin dhe Fatonin i pyeta se a e kishin takuar prof. Bujar Hoxhën dhe se a e kishin njoftuar për themelimin e LRSHJ-së?

M'u përgjigjën se e kishin takuar. Kur i pyeta se a kishte thënë diçka dhe se a u kishte uruar bashkimin, më thanë se nuk ua kishte uruar bashkimin, por u kishte thënë se ka qenë dashur të jetë edhe ai aty. Unë shtova me ironi, sigurisht paska dashur të na "ndihmojë" si atëherë kur zhvilluam bisedime me përfaqësuesin e OMLK-së.

Pas disa ditësh, Xhafer Durmishi dhe Osman Osmani shkuan në Gjermani dhe vazhduan punën. "Zëri i Kosovës", si organ i LNÇKVSHJ-së, ishte i gatshëm për t'u dërguar në shtyp dhe u vendos që edhe ky numër të dalë ashtu si ishte përgatitur.

Ndërkohë më njoftuan se Xhafer Shatri gjendej në kampin e refugjatëve në Romë. Menjëherë i porosita shokët që të shkojnë e ta marrin.

- VIJON -


____________________


SABRI NOVOSELLA: SI E KRIJUAM LËVIZJEN PËR REPUBLIKËN SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI (LRSHJ), MË 17 SHKURT 1982 (I)

http://www.pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=10908

***

SABRI NOVOSELLA: SI E KRIJUAM LËVIZJEN PËR REPUBLIKËN SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI (LRSHJ), MË 17 SHKURT 1982 (II)

http://www.pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=10909


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks