SHKRIMI
e enjte, 23 nëntor 2017

SHERADIN BERISHA: USHTRIA ҪLIRIMTARE E KOSOVËS DHE SABOTIMI I ADEM JASHARIT(BASHKËBISEDIM ME IDRIZ MEHMETIN)

Pashtriku.org, 29 korrik 2017: - Kush është Idriz Mehmeti - Idriz Mehmeti ka lindur me 26.06.1956 në fshatin Krasmirofc të Skënderajt. Shtatë klasët e shkollën fillore i kreu në fshatin Gradicë të Drenasit (ish Gllogovc), ndërsa klasën e tetë në fshatin Qirez të Skënderajt. Edhe shkollën e mesme teknike e kreu në dy shkolla: në Prishtinë dhe në Drenas. Ka studiuar në fakultetin Teknologjik në Mitrovicë, por, për shkak të pengesave, nuk arriti t'i përfundonte studimet. Me mbështetjen e Shoqatës së ish të Burgosurve Politikë të Kosovës, i ka botuar tri libra: "Rrëfimet në vetën e parë", "Si e njoha Adem Jasharin!" dhe "Ata ishin një (Fehmi e Xhevë Lladrovci)". Librin e katërt e ka në përfundim.

Ka qenë i burgosur politik qysh në vitin1 975, bashkë me shumë atdhetarë tjerë me në krye Adem Demaçin, simbolin e qëndresës kombëtare. U dënua me grupin e Adem Rukiqit, më 28 shkurt 1976. Edhe pas daljes nga burgu ka vazhduar aktivitetin politik në rrethana ilegale, deri në fillim të viteve 90'të. E ka njohur Adem Jasharin dhe ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me familjen Jashari në Prekaz.

Në fillim të nëntorit 1993, Idrizi i ka shpëtuar arrestimit nga forcat policore serbe, të cilat më pas i bastisën shtëpinë. Në fund të janarit 1994 detyrohet të largohet nga Kosova dhe emigron në Zvicër, ku jeton edhe sot me familjen e tij: me bashkëshorten Florijen, dy djemtë (Albanin e Dardanin), dy gocat (Valbonën e Jehonën), dy mbesat (Adean dhe Doan) dhe me nipat Dion e Detjon.

Nga vjeshta e vitit 1994 deri në fund të majit 1998 mbante pozitën e kryetarit të shoqatës "Drenica" në Zvicër. Gjatë periudhës 1985-86 ishte kryetar i Klubit "Hasan Prishtina" në Bern. Nga vjeshta e vitit 1995 e deri më 5 Mars 1998 ishte edhe anëtar i LDK-së, dega në Zvicër. Me 5 mars 1998, (atë ditë kur nisi lufta në Prekaz), Idrizi jep dorëheqje me shkrim nga LDK-ja. I shkruan letër edhe Kryeministrit në ekzil, Bujar Bukoshit. Në qershor 1998 Idrizi kthehet në Kosovë dhe i bashkohet radhëve të UҪK-së. Gjatë ofensivës së verës 1998 merr pjesë në luftime të zhvilluar në zonën e Drenicës. Në nëntor 1998 kthehet në Zvicër dhe vazhdon aktivitetet në ndihmë të UÇK-së. Me shpalljen e Mobilizimit të Përgjithshëm nga SHP i UÇK-së (më 31 mars 1999), Idriz Mehmeti në fillim të prillit (1999) sërish i bashkohet radhëve të UÇK-së, në zonën e veriut në Shqipëri, ku komandant i kësaj zone kufitare ishte Xheladin Gashi-Plaku. Baci Idriz, u emrua zv.komandant për tri qendra stërvitore në Vlahnë, Cahan dhe Helshan dhe këtë detyrë e kreu deri në mesin e muajit maj 1999…

Duke pasur parasysh këtë aktivitet, me veprimtarin Idriz Mehmeti zhvillova këtë bashkëbisedim.

____________________

Lexoni librin në formatin PDF:

USHTRIA ҪLIRIMTARE E KOSOVËS DHE SABOTIMI I ADEM JASHARIT

(Bashkëbisedim me Idriz Mehmetin)

http://pashtriku.org/ngarkimet/dokumentet/UCK%20dhe%20Adem%20Jashari.pdf

Bashkëbisedoi-kryeredaktori i pashtriku.org, Sheradin Berisha



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks