SHKRIMI
e enjte, 23 nëntor 2017

LE TEMPS - 1913: NISMA E DERVISH HIMËS PËR MBROJTJEN E INTERESAVE SHQIPTARE NDAJ MAKIAVELIZMIT SLLAV!

Francë, 6 shtator 2017: Gazeta franceze, «Le Temps», ka botuar, të martën e 14 janarit 1913, në faqen n°2, intervistën e Dervish Himës në lidhje me pretendimet shqiptare.

Atdhetari dhe publicisti i njohur shqiptar, i cili gjendej asokohe në Sarajevë, kishte për synim grupimin e figurave të njohura shqiptare që jetonin në Bosnje.

Kjo nismë do të mundësonte njëkohësisht mbrojtjen e interesave shqiptare pranë qeverive (fuqive) kontinentale dhe vënien në pah të hordhive sllave ndaj popullit tonë.



Dervish Hima (1873 - 1928)


Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë të gazetës, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja:

Pretendimet shqiptare

Korrespondenti ynë na telegrafon nga Budapesti:


«Kreu shqiptar Dervish Hima – sapo mbërriti në Sarajevë – i tha një gazetari se ai synon të formojë një grup personalitetesh shqiptare, që banojnë aktualisht në Bosnje, me qëllim që të ndërmarrin hapa në interes të shqiptarëve pranë qeverive dhe fuqive kontinentale.

Shqiptarët – tha më pas Hima – kërkojnë vetëm të drejtën e tyre. Që Shqipëria autonome të përfshijë të gjitha zonat me popullsi shqiptare.

Shkodra, Gjakova, Peja dhe Kosova janë kryesisht shqiptare dhe për këtë arsye Evropa nuk mund të lejojë që Serbia dhe Mali i Zi të pushtojnë këto rajone.

Rezoluta e shqiptarëve të krishterë nga Vlora, e cila u kërkon krerëve të Ballkanit dhe perandorit të Rusisë që Shqipëria të ndahet midis shteteve të krishtera, është frymëzim serb.

Të gjithë shqiptarët, pavarësisht fesë që ata i përkasin, formojnë një komb të vetëm dhe dëshirojnë lirinë dhe pavarësinë e vendit të tyre. Shqiptarët ortodoksë në veçanti janë armiqtë më të mëdhenj të serbëve.

Sa për demonstratat shqiptare në favor të Austro-Hungarisë, Dervish Hima i konsideronte ato spontane dhe tha se ata kishin për qëllim vetëm të dëshmonin mirënjohjen ndaj azilit që Austro-Hungaria u kishte siguruar në territorin e saj.»  


(Nga Aurenc Bebja, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks