SHKRIMI
e hënë, 19 nëntor 2018

ZËVENDËS - KONSULLI FRANCEZ NË MANASTIR - MINISTRIT TË PUNËVE TË JASHTME TË FRANCËS (1913) : 'ISA BOLETINI, ME 15 MIJË LUFTËTARË, KA HYRË NË DIBËR. GARNIZONI SERB KA PËSUAR HUMBJE TË RËNDA.'

Francë, 25 Qershor 2018: Në në faqen n° 236 të dokumentit me titull “Documents diplomatiques français, 1871-1914. Série 3,Tome 8 / Ministère des affaires étrangères. Commission de publication des documents relatifs aux origines de la guerre de 1914.”, gjejmë një telegram të zëvendës – konsullit francez në Manastir, drejtuar asokohe ministrit të punëve të jashtme të Republikës franceze, në lidhje me hyrjen e Isa Boletinit dhe 15 mijë luftëtarëve shqiptarë në Dibër për të sulmuar garnizonet serbe.

Çfarë përmban me konkretisht ky telegram ? Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”:

Z. De Berne – Lagarde, Zëvendës-Konsull i Francës në Manastir, për Z. Pichon, Ministrin e Punëve të Jashtme.

Manastir, 25 Shtator 1913, ora 11

(Marrë : 26 shtator, ora 14)


“Forcat e mirëorganizuara shqiptare, prej 15,000 burrash, nën udhëheqjen e dukshme të Isa Boletinit, kanë hyrë në Dibër. Garnizoni serb, pasi pësoi humbje të rënda, i duhej të braktiste të gjithë Dibrën e poshtme dhe të tërhiqej në Strugë duke lënë dy topa artilerie në duart e shqiptarëve. Në të njëjtën kohë, banda të shumta bullgare, sigurisht me nxitjen e qeverisë së vendit të tyre, kanë hyrë në aksion.

Disa prejt tyre bashkëpunojnë me shqiptarët, ndërsa të tjerat kanë angazhuar një guerilje të vërtetë në zonat që ndodhen në veri dhe në perëndim të Manastirit.

Shqiptarët, të cilët kanë me vete një numër të caktuar topash, dhe me sa duket, drejtohen nga oficerë austriakë, kanë arritur pranë Strugës.

Situata konsiderohet kritike, pasi serbët nuk kanë trupa të mjaftueshme.

Presim këtu ardhjen e katër regjimenteve që padyshim do të vijnë nëpërmjet hekurudhës.

Ka qenë e pamundur për mua t’u dërgoja një telegram deri tani si pasojë e ndërprerjes telegrafike. Komunikatë e legatës.”

Aurenc Bebja, Francë - (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).



Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks