SHKRIMI
e mërkurë, 19 shtator 2018

PARIS-SOIR (1939): 'PRINCESHA ADILE ME DY VAJZAT E SAJ, NËNËN DHE VËLLAIN E MBRETËRESHËS GERALDINË KANË MBËRRITUR NË KËSHTJELLËN E LA MAYE, NË VERSAJË.'

Francë, 28 Qershor 2018: “Paris-soir” ka botuar, të enjten e 6 korrikut 1939, në ballinë, një shkrim në lidhje me mbërritjen e Princeshës Adile, motrës së Mbretit Zog, në kështjellën e La Maye, në Versajë. Sipas gazetës franceze, ajo shoqërohej nga dy vajzat e saj, Torja dhe Danja, si dhe nga nëna dhe vëllai i mbretëreshës Geraldinë.

Aurenc Bebja ka sjellë në vijim shkrimin e plotë, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat – Albania” :

“Princesha Adile, motra e ish-mbretit Zog të Shqipërisë, mbërriti në Paris, dje në mbrëmje, në orën 23 : 50. Ajo shoqërohej nga dy vajzat e saj, Torja dhe Danja, nga nëna e mbretëreshës Geraldinë, si dhe nga vëllai i ish-mbretëreshës, princi 16 vjeçar, Jul Apponyi.

Princesha dhe njerëzit që e shoqëronin arritën në kështjellën e La Maye, në Versajë, në orën dy të mëngjesit (natës).

Masat më të ashpra janë marrë në këtë vilë të bukur në mënyrë që asnjeri të mos besdisë mysafirët, të cilët do të jetojnë në këtë vend të bukur në heshtje më të madhe se Duka dhe Dukesha e Windsdori-t, mysafirët e mëparshëm të kështjellës.

Princesha bukuroshe, e cila shkoi në shtrat në orën tre të mëngjesit (natës), nuk u zgjua deri në mesditë.

Shërbëtorët, shqiptarë ose hungarezë, arritën këtë mëngjes.

Princesha, e mbyllur në vilën e bukur të Versajës, do të presë qetësisht ardhjen e mbretit Zog, mbretëreshës Geraldinë dhe princit të vogël, djalin e tyre, të cilët së shpejti do të mbërrijnë në Francë me një suitë prej pesëmbëdhjetë njerëzish.”

Nga Aurenc Bebja, Francë - (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)



“Mbesat e Mbretit Zog, fotografuar këtë mëngjes në Paris.” – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks