SHKRIMI
e premte, 19 tetor 2018

SHERADIN BERISHA: 50 VJET ME PARĂ‹ - DEMONSTRATA E PRIZRENIT, 6 TETOR 1968

Pashtriku.org, 6 tetor 2018: Ndonëse 1968'ta njihet si vit i lëvizjeve studentore në Europë, ku universitetet më të njohura të Francës, Gjermanisë dhe të Anglisë u përfshinë në valën e trazirave studentore të së ”majtës së re”, megjithatë ato nuk reflektuan aspak tek lëvizja studentore shqiptare e Kosovës, për faktin sepse lëvizja studentore europiane kishte karakter social, ishte një lëvizje që synonte një rend më të mirë shoqëror, ndërkohë që lëvizja studentore e Kosovës kishte karakter kombëtar, karakter të rezistencës kundër një robërie shekullore. Në qershor 1968 shpërthyen demonstratat studentore edhe në Beograd, të cilat ndonëse u përpoqën të manifestonin jehonën e demonstratave studentore të Europës, ato u përshkuan me kërkesa ultranacionaliste e shoviniste. Në këto rrethana u organizuan edhe demonstratat studentore në Kosovë.

***

Në Kosovë demonstratat e inicuara nga grupimet e organizuara studentore, fillimisht shpërthyen në tetor, vazhduan në nëntor dhe përfunduan në dhjetor 1968 në Tetovë. Demonstrata e parë, pas Luftës së Dytë Botërore, u organizua më 6 tetor 1968, në qytetin e Besëlidhjes shqiptare në Prizren. Vatër kryesore e saj ishte Shkolla e Lartë Pedagogjike ”Xhevdet Doda” në këtë qytet. Në organizimin e demonstratës u shquan studentë, nxënës e arsimtarë të Gjimnazit:

1. Meriman Braha,

2. Isa Demaj,

3. Pashk Laçi,

4. Haxhi Maloku,

5. Zymer Neziri,

6. Gjergj Camaj,

7. Shpresë Elshani,

8. Simon Kuzhnini,

9. Rafet Rama,

10. Lemane Braha,

11. Pjetër Dreshaj,

12. Isë Morina etj., ndërsa u përkrahën edhe nga intelektualë, zejtarë të qytetit dhe fshatarë të fshatrave përreth.

Demonstruesit e grumbulluar në afërsi të SHLP - ”Xhevdet Doda”, tek vendi Qafa e Pazarit (tani Qafa e Kishës), të prirë nga flamuri kombëtar, që mbanin lartë vajzat Shpresë Elshani dhe Lemane Braha, marshuan në drejtim të sheshit ”Shadërvan” dhe kaluan rrugës kryesore duke brohoritur parullat:

- ”Rroftë flamuri kuq e zi!”,

- ”Rroftë populli shqiptar!”,

- ”Duam Universitet!”,

- ”Duam barazi!” dhe

- “Kosova Republikë!”.

Masa e demonstruesve që tashmë kishte arritur në rreth 3 mijë vetë, pas parakalimit rrugëve të qytetit u grumbulluan në sheshin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Para demonstruesve në shesh, organizatorët: Meriman Braha, Isa Demaj e Zymer Neziri shpalosën Flamurin Kombëtar, ndërsa Haxhi Maloku e mbante në duar me krenari. Pasi iu bënë nderime drejtuesve të LSHP-së, Abdyl Frashërit dhe Ymer Prizrenit, para shtatoreve të tyre, Pashk Laçi lexoi edhe një referatë ( të përgatitur nga Zymer Neziri etj)., ku u paraqitën synimet e popullit shqiptar:

- që të jetojë i lirë si popujt e tjerë;

- t´i gëzojë të gjitha të drejtat ashtu si popujt tjerë në Federatë;

- të flasë lirisht kudo gjuhën e vet shqipe;

- t´i përdorë lirisht simbolet e veta kombëtare;

- të shkollohet në gjuhën amtare nga fillorja e deri në universitet;

- të ketë punë edhe për shqiptarët;

- në administratë të përdoret gjuha shqipe etj.

Masa e tubuar për të manifestuar kërkesat për barazi kombëtare, nga sheshi i lidhjes, marshuan rrugëve të qytetit për t´u kthyer mëpastaj sërish në sheshin e selisë së LSHP-së dhe nga aty u shpërndanë të qetë.

Gjatë tërë kohës, demonstruesit ishin nën vëzhgim të forcave të mëdha policore, të cilat për të mos eskaluar situata në përmasa të paparashikueshme, nuk intervenduan për shpërndarjen e tyre. Pas kësaj demonstrate u arrestuan disa nga organizatorët e saj, të cilët pasi u mbajtën 2-3 javë në izolim u liruan, me qëllim që të mos i jepet publicitet kësaj ngjarje të madhe historike. (***)

***

Shkëputur nga studimi im:

SHERADIN BERISHA: ROLI HISTORIK I DEMONSTRATAVE SHQIPTARE (TETOR - DHJETOR 1968) /I/

http://www.pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=2141

***

SHERADIN BERISHA: ROLI HISTORIK I DEMONSTRATAVE SHQIPTARE (TETOR - DHJETOR 1968) /II/

http://www.pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=2142

***

SHERADIN BERISHA: ROLI HISTORIK I DEMONSTRATAVE SHQIPTARE (TETOR - DHJETOR 1968) /III/

http://www.pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=2143



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks