SHKRIMI
e diel, 26 janar 2020

PROF.DR.SABILE KEҪMEZI-BASHA: DEKLARATA E DYTË E MIÇA MIJUSHKOVIQIT DHËNË ME 20 SHTATOR 1966 (3)

Prishtinë, 26 nëntor 2019: Pas deklaratës se parë që Miça Mijushkoviqi e kishte dhënë me 18 korrik 1966, (me shkrim), anëtarët e komisionit nuk ishin të kënaqur, ngase n deklaratë shumë gjëra nuk i kishte sqarua deri në fund dhe ishte shume konfuz në përgjigjet e tij. Andaj, me 20 shtator e marrin edhe njëherë në pyetje, duke i parashtruar pyetje direkt për ngjarje e momente të caktuara. Gjatë marrjes në pyetje, të pranishëm ishin: Ilija Vakiqi, Sait Zatriqi, Bllazho Ljutica dhe Bllazho Radonjiqi

Pyetja e parë, Miça Mijushkoviqit iu kishte bërë nga Ilija Vakiqi:

Ilija Vakiqi, duke u nisur nga rrethanat e reja që ishin krijuar dhe zbuluar në Kosovë, ai kishte thënë se ne edhe më herët kemi zhvilluar një bisedë me juve dhe ti ke dhënë deklaratën. Megjithatë nga atëherë dhe gjerë më tani në shesh ka dal shumëçka. Sidomos tani pas plenumit të VI të KQ të LKS, dihet më shumë për punën dhe dobësitë e këtij shërbimi në Kosovë e Metohi. Për këtë situatë të re sigurisht se edhe ti ke menduar. Tani, sigurisht se është e nevojshme që edhe ti të ndihmosh Komitetin Krahinor që në mënyrë të gjithanshme dhe të përgjithshme dhe sa më realisht të shikosh gjendjen dhe deformimet që kanë qenë të lidhura me shërbimin e sigurimit të shtetit. Për të gjitha këto çështje të reja që kanë dalë në sipërfaqe dhe tani më po dihen, poqese donë mundesh me i shkrua në deklaratë.



Miço Mijushkoviqi i “befasuar” me frakcionin Rankoviq-Stefanoviq

Në deklaratën e tij Mijushkoviqi, mundohej të anashkaloj përgjegjësin e tij duke iu ikur shumë përgjigjeve që ishin të rëndësishme për shumë procese. Arsyetohej se ai kur e kishte dhënë deklaratën, kryesisht ishte bazuar në momente, që iu ishin dukur që ishin më të rëndësishme. Ai, pohon se nuk kishte pasur ndonjë rezervë dhe në përgjithësi kishte pohuar se që të gjitha i kishte pranua, si vendimet që kanë dalë nga Plenumi i Katërt i KQ të LKJ-së, po ashtu edhe qëndrimet e Plenumit te VI-të të LKS-së. Dhe se kishte qenë shumë i habitur, kur për herë të parë kishte dëgjuar për të gjitha këto deformime. Atij i kishte ardhur shumë keqë edhe si njeri, edhe si komunist, se ai nuk e kishte pasur të tërën të qartë se çfarë po ndodhë. “Unë nuk kam pasur njohuri për fraksionin Rankoviq-Stefanoviq, dhe as që kam mundur të mendoi për një gjë të tillë”, thoshte Mijushkoviqi. Megjithatë kur bëhet fjalë për një sërë pyetjesh sistematike, atëherë, i bëhet e qartë se aso deformime ka pasur.

Por, kur bëhej fjalë për diskutimet në plenumin e gjashtë, kishte shprehur pakënaqësinë e tij se shokët kur kanë folur për deformimet e rënda, të cilat kanë ndodhur këtu, në Kosovë nuk kishin marrë në konsideratë ndarjen e periudhave të caktuara. “Nuk di se çfarë të shtoi lidhur me këtë veç asaj që kam shkrua në deklaratë” kishte deklaruar ai. Ai kishte propozua që të ndahet koha prej vitit 1960 dhe të vlerësohet roli i tij në atë periudhë. Mijushkoviqi, nuk donte të ndryshonte asgjë nga deklarata e mëhershme që e kishte dhënë. Ai thoshte se “Thjesht nuk di çfarë të them lidhur me këtë jashtë deklaratës që e kam dhënë...”. Se, kur kishte ardhur më 1960, ai e kishte zëvendësua Tutin. Dhe në deklaratat e tija herë-herë mundohej që të paraqitej si viktimë e situatës. Gjëja se ai në Kosovë nuk kishte ardhur edhe me aq dëshirë. “ Jam mbrojtur shumë për ardhjen këtu dhe i kam thënë Vojkan Llukiqit. Njëra prej arsyeve ka qenë edhe mënyra dhe motivimi nën të cilat unë edhe Disha jemi ndërrua më 1953. U ndërruam vetëm për këtë se ishim shumë liberal dhe kemi bashkëpunua me komitetin. Atëherë Sërbo Saviqi e më vonë edhe Vlladan Bojaniqi, Çira Matijasheviqi dhe Misha Llukiqi e vizituan Kosovën dhe dhanë asi vlerësimi për ne. Kur më ka thirr Vojkani që të marri detyrën, i kam thënë për këtë vlerësim të mëhershëm. Ai u hidhërua pse mu tani këto po e qeli. Unë atëherë kam dëgjua , por edhe Duçe më pat thënë se Komiteti Krahinor po kërkon që unë të kthehem”.

Çdo gjë që kemi bërë, e kemi bërë me kërkesën e organeve nga lart

Pastaj kishte vazhdua se ai gjatë tërë kësaj kohe ishte munduar që të krijoi klimë të mirëbesimit dhe të bashkëpunimit me udhëheqjen partiake. Gjerë më tani kishte shtua se as në mbledhje dhe as në takime të ndryshme nuk iu kishte thënë se nuk kishte bashkëpunuar me udhëheqjen partiake me kryesin dhe këshillin ekzekutiv. “Unë tani mendoj se ndoshta bashkëpunimi i gjertanishëm nuk ka qenë i mjaftueshëm”. Por për krejt këtë, më herët edhe nuk kishte menduar. Ai pohonte se ata rregullisht e kishin njoftuar komitetin për të gjitha çështjet. Po ashtu edhe kishin kontaktuar me Duqen, Xhavitin, Alijen, e më vonë edhe me të tjerë. Në një mënyrë, kjo edhe me herët kishte qenë një praktik e përgjithshme që të kontaktohet me dy e tre veta të sekretariatit të komitetit. Ata gjithmonë ishin konsultuar edhe për gjëra të vogla, e sidomos lidhur me ndonjë aksion të madh, si për arrestime etj.



Enver Hoxha e Dushan Mugosha 


Kjo praktik kishte qenë praktik në kohën e kaluar, por pas ardhjes së tij ishte zhvilluar edhe më tepër. Ashtu që çdo depeshe e cila kishte pasur karakter politik kishte ardhur deri tek komiteti. Kjo praktik kishte qenë e ngjashme edhe tek informatat të cilat i kishin marr nga tereni. Të gjitha vlerësimet që ishin dhënë edhe nga ana e komitetit dhe në këshillin ekzekutiv kishin qenë pa kurrfarë vërejtje për bashkëpunim. Kuadrat e SHSSH në Kosovë, shumica prej tyre ishin edhe anëtar të komiteteve komunale, dhe rregullisht kishin sjell informatat nga aty ku ndodheshin. Ai pohonte se është e mundur se në planin e bashkëpunimit ka pasur lëshime, ato qëndrojnë edhe tek anëtarët e komiteteve komunale, për hir se nuk janë treguar, nuk janë dhënë vërejtje në atë bashkëpunim. Supozonte Mijushkoviqi se deformimet dhe dobësitë janë ngritur nga sistemi i cili ka ekzistua në këtë shërbim se qëndrimet dhe politikat janë ndërtuar lartë. Për këtë fletë edhe e dhëna se më herët gjeja se ata nuk kishin pasur qasje në informata të cilat sekretariati republikan i ka dërguar qëndrimet. Se, ata kinse, shumë më vonë i kishin marr informatat pasi se ishin përpunuar në republikë. “Krejt në vitet e fundit ne kemi filluar të bëjmë informata për organet republikane, nga ato që i kemi marr nga komunat. Organet republikane deri në fillim të viti të kaluar kanë kontaktuar direkt me përfaqësitë. Veç këtyre kanë pasur shumë të drejta dhe mbikëqyrje, direktivat kryesisht vinin nga lart, çka ka ndikuar dukshëm në karakterin dhe sasinë e deformimeve” shtonte Mijushkoviqi.

Në vazhdim të deklaratës ai thoshte se ata, si Sekretariat Krahinor, kemi mbajtur lidhje të ngushta me sekretariatet komunale. Vazhdimisht i kishin vizituar, kishin koordinuar punët e tyre, dhe kishin pasur mbikëqyrje të caktuar. Ai pohon se, megjithatë ata kishin qenë mjaftë të pavarur, ndërsa ai kishte theksuar se organet republikane mjaftë shumë janë përzier në punët e tyre, dhe kjo ka sjellë deri aty që disa punë edhe ata nuk i kishin ditur dhe nuk kishin pasur njohuri.

“Deri tek plenumi”, shton Mijushkoviqi, ata kishin pasur disa vërejtje në punën e shërbimit, dhe ai personalisht kishte qenë i kënaqur me punën e tij. Ishte angazhuar që ti eliminoi dobësitë tek disa individ dhe kishte marr disa masa ndaj tyre. Ai pohon se “ne në Kosmet kemi marr më së shumti masa disiplinore në tërë Serbinë. E pranoj se nganjëherë njeriu bëhet edhe sentimental dhe lëshon pe. Por, një numër të madh kemi ditur që ta dënojmë. Disa i kemi largua nga resori, për shembull në Pejë. Ndërsa për disa që kishin kryer vepra penale, por që ne nuk e dinim, është gabimi se për to ka ditur një grup i ngushtë i nëpunësve, kolegjiumet dhe këshillat nuk kanë qenë të angazhuara në këto çështje. Ka ndodhur kur ndjekja e delikuentëve ka shkuar në bazë të vijës të shërbimeve të veçanta, e për këtë nuk kam pasur njohuri” përfundon përgjigjen ai.

Maltretimet ne familjet shqiptare

“Është çështje tjetër ku jemi përzier dhe çfarë kemi bërë. Ne kemi punuar çdo gjë dhe gjithçka. Këtë na ka imponuar sistemi. Për atë edhe kemi bërë disa marrëzi duke u përzier në punët e komitetit, në organet vetëqeverisëse. Ke qenë i obliguar që të verifikosh çdo gjë dhe për të gjitha që të informosh. Ne, çdo anëtarë të komitetit e kemi verifikuar. I kemi verifikuar edhe propozimet e anëtarëve për Komitetin Krahinor, i cili është zgjedhë në konferencën e fundit krahinore. Këtë jo që kemi pasur nevojë, por kjo është kërkuar nga ne” pranon Mijushkoviqi.

Vrasjet dhe vetëvrasjet

Nga ana e Ljutices, Mijushkoviqit i bëhet edhe kjo pyetje:

Nga ajo ditë që ti ke ardhur, këto 6 vite ka shumë çka- njerëzit janë rrahur, ka prej tyre që kanë vdekur në burg, ka vetëvrasje, vrasje.

Mijushkoviqi ishte përgjigjur:

Ai pranon se rrahje ka pasur, ne për atë edhe i kemi ndjekur njerëzit. “E di” kishte thënë ai se me urgjencë e kemi ndërrua drejtorin e burgut në Pejë. Ndërsa për rastet tjera kishte thënë se nuk kishte njohuri. Nga rastet e rënda, kishte pranua se kishte njohuri për vrasjen në Suharekë, në të cilën kanë marr pjesë Radiqi, Lubarda dhe Tahir Kurteshi. Ata janë dënuar, por më vonë me Vrasjet misterioze nga UDB-eja intervenimin tonë dhe me pajtimin e Xhavitit e Fadilit, dënimi i tyre u shndërrua me kusht. Po ashtu e dinte edhe rastin e vrasjes në Rugovë. Dinte edhe për një vrasje në kufi, në Gjakovë. Por nuk pranon se kishte vrasje tjera ngase atë nuk e kishin njoftuar. E pranonte se kishte pasur rrahje dhe maltretime. Njerëzit ishin ankuar, por pohonte se në të shumtën e rasteve pa arsye. Deklaronte se ai e kishte pasur shprehi që Shabanit dhe Rajkut t’ia përcjelltë që ata të marrin masa.

Plenumi i VI-te i KQ të LKS-së.

Zatriqi i kishte bërë pyetje se është shumë e nevojshme që të thuash se çfarë mendon për Plenumin e VI- të KQ të LKS-së?

Mijushkoviqi:

Ai kishte pranua se me vëmendjen më të madhe i kishte përcjell punimet e Plenumit te Gjashtë të LKS-së dhe të Katërtin të LKJ-së. Me vlerësimet që ishin dhënë aty, ishte pajtua. Ai mendonte se të gjitha ato qëndrojnë. Por, nuk u pajtonte me disa shembuj konkret që ishin marr si ilustrim se ato, mendonte ai, se nuk qëndrojnë. Ata nuk ishin më kritikët, dhe nuk ishin prezantuar të duhurit... Kurrsesi nuk u pajtonte me rastin e Procesit te Prizrenit, që e kishte marr Velija në përfundimet e përgjithshme, ku thuhej se ky operativist është dashur patjetër që të përfshij edhe punëtorët arsimor. Dhe vazhdimisht Mijushkoviqi insistonte se nuk beson se kjo kishte ndodhur. Pranonte se individualisht njeriu mundet të gaboi, mundet që Jovo Pokushevski të ketë qenë i ashpër, por në përgjithësi kjo praktik nuk kishte qëndruar. Përndryshe, ai fillimisht pajtohej me diskutimet. Po ashtu thoshte se nuk është e vërtet se njerëzit që kanë qenë në përpunim, janë përcjell dhe janë arrestuar, poqëse nuk kanë mundur me i bindur për bashkëpunim. Kjo metodë është aplikuar për njerëzit që nuk ka pas të dhëna të reja, ata pastaj janë vënë në të ashtuquajturën evidentim të “vdekur”. Ai, nuk pajtohej me të dhënën se “operativisti që nuk ka arrestua, nuk ka qenë udbash i mirë”.



Operativisti i mirë, operativisti i keq

Ilija Vakiçi:

Gjithkund në mbledhje dhe mu në ato të SUP-it, është theksuar që operativisti i cili nuk ka arrestua, nuk ka qenë i vrazhdë, nuk ka rrahur, ka qenë operativist i dobët. Këtë e thonë hapur operativistët. Shembulli më i mirë është Mian Milojeviqi dhe Iber Haskaj. Ata gjithmonë janë trajtuar si operativistët më të mirë.

Mijushkoviqi:

Për këta dy është e vërtet, ishte pajtuar Mijushkoviqi. Haskaj dhe Vujoviqi gjatë tërë veprimtarisë së tyre, sa kanë punuar në Seksionin e Punëve të Brendshme, gjithkund janë marr si shembull i mirë. Por këta Mijushkoviqi nuk i njihte për së afërmi. Por nga Peja kanë ardhur lëvdata për ta.. Vujoviqi ka zbuluar rreth 20 spiun në atë anë, (por askush nuk bënte pyetje se me çfarë metoda i kishte zbuluar). Dhe kjo ishte sukses, pohonte ai.

Raportet nacionale në SHSSH

Sahit Zatriqi:

Si ka qenë qëndrimi i yt ndaj çështjes nacionale në strukturën e të punësuarve në organet e sigurimit, posaçërisht ndaj shqiptarëve, lidhur me vlerësimin që u dha në Plenumin e gjashtë.

Mijushkoviqi:

Nga kjo pyetje që iu ishte bë Mijushkoviqit, ai kishte luajtur lojën e të befasuarit. Ishte i pa përgatitur dhe nuk dinte çfarë të thoshte. Pas pak që u mendua shtoi se kishte pasur marrëdhënie korrekte sa i përkiste kësaj çështjeje. Duke shtua se askush nuk mundet me akuzua se kam qenë nacionalistë. Që nga ditët e para që jam hy në parti, kishte deklarua ai, raportet e tija kishin qenë të mira me të gjithë shokët e tij shqiptarë... dhe kishte shtua se i tillë kishte qenë edhe para lufte, pas përfundimit të saj dhe se si i tillë ishte edhe tani.

VIJON...

____________________

PROF.DR.SABILE KEҪMEZI-BASHA: DEKLARATA E SEKRETARIT KRAHINOR PËR PUNË TË BRENDSHME TË KOSOVËS, MIQA MISHKOVIQIT, MË 18 KORRIK 1966 (2)

http://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=9257


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Gëzuar 28 Nëntorin 1912!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks