SHKRIMI
e hënë, 06 korrik 2020

PROF.DR.SABILE KEҪMEZI BASHA: LIBËR-DËSHMI PËR TË BURGOSURIT POLITIK SHQIPTAR NË JUGOSLLAVI, (1989)

Prishtinë, 26 nëntor 2019: (Prof.dr.Sadik Mehmetit dhe Prof.dr. Hysen Matoshit “Të burgosurit politik shqiptarë në Jugosllavi (1989), Sipas dokumenteve sekrete të Ministrisë Federative të Drejtësisë dhe të Administratës” , botoi Instituti Albanologjik, Prishtinë 2019)




Të nderuar autor të librit Prof.dr. Hysen Matoshi dhe Prof.dr. Sadik Mehmeti

Të nderuar veteranë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare,

Të nderuar të pranishëm,


Që në fillim dua të them se, gjatë punës sime shkencore shumëvjeçare që kam bërë për hartimin e librit tim “Të burgosurit politik shqiptar në Kosovë 1945-1989”, më ka rënë të hulumtoi, shfletoi dhe të studioi qindra e mija dokument për të burgosurit politik shqiptar të cilat katërçipërisht dëshmojnë urrejtjen e pashembullt të pushtetit jugosllavë, respektivisht serbë ndaj shqiptarëve.

Andaj, dhe sot, kur po bëjmë promovimin e këtij libri-dokument është e njëjta gjë se edhe më këtë dokument vërehet po e njëjta urrejtje shekullore e trashëguar dekadë pas dekade. E këto dokumente, dhe, këto ngjarje edhe sot nuk të lënë që të jesh indiferent dhe në momente të detyrojnë të revoltohesh, të rebelohesh, të mobilizohesh, për të rezistuar para së keqes, dhe të mësohemi që më- kurrë, ama bash kurrë, mos të harrojmë të kaluarën, për të mos u përsëritur, jo vetëm tek ne, por askund në botë.

Të nderuar të pranishëm,

E sot, kemi kënaqësinë që jemi mbledhur këtu, në një promovim pak sa më të veçantë, sepse bëhet fjalë për një botim me vetëm një dokumet, por që ai dokument, është mjaftë voluminoz dhe që ka hiqë më pak se 339 faqe, dhe që trajtojnë një nga periudhat më te bujshme, më të lavdishme dhe më të dhembshme të historisë së Kosovës në fund të shekullit XX, me titull „Të burgosurit politikë shqiptarë në jugosllavi (1989), përgatitur nga z. Sadik Mehmeti dhe Hysen Matoshi, punonjës shkencor të Institutit Albanologjik, këtu në Prishtinë.

Dhe, ky dukument “Pasqyrë e personave të dënuar për të ashtuquajturin kriminalitet politik të cilët gjenden në burgje për vuajtje të dënimit”, lindi falë presionit të madh të bashksisë ndërkombëtare, veçmas të organizatës pre¬stigjioze për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Amnesty International, Beograd, tetor 1989 dhe ishte klasifikuar si “Tepër sekret”.

Sipas dokumentit, të nderuar të pranishëm, ofrohen të dhëna për 277 të burgosur politikë, nga të cilët si gjithmon, shqiptarët ishin shumicë në burgje, me gjithësejt 245 veta, me emër e mbiemër, (por në këtë rast nuk do i përmendim emërat e tyre, ngase janë shumë dhe se emërat e të gjithëve janë të shënuar në libër) ose thënë në përqindje, mbi 89 për qind e të gjithë të dënuarve politik ishin shqiptar.

Shtrohet pyetja nga çdo njeri që, vërtet është njeri , Kush i burgosi këta atdhetar?!, E përgjigja nuk është larg! Nuk është e panjohur! Nuk është e pa ditur, nuk është enigmatike. Vetëm, duhet lexuar dokumentin që e kemi në këtë libër nga autorët: Sadik Mehmeti e Hysen Matoshi, dhe aty do të gjejmë shumë të dhëna, shumë dëshmi dhe shumë, e shumë mallkime nga vet historia.

Sipas parathënies së dokumentit thuhej se “I tërë dokumenti është hartuar në bazë të të dhënave dhe të materialeve të ministrive republikane dhe krahinore, kompetente për çështje të gjy¬që¬sisë, por këtu nuk mungojn as raporti i Ministrisë Federative të Mbrojtjes Popullore, ku janë paraqitur të dhënat mbi këtë kategori të të burgosurve që ishin në varësi të saj.

Dhe, sa herë që flas për ndonjë libër, që temë trajtimi ka atdhetarët tanë, pa dashur më kujtohet thënja, ndoshta edhe më e mira, për librin se: “libri është më i vlershëm se të gjitha përmendoret, sepse ai vetë ngre përmendore për ta”. E kjo thënie, gjen shprehjen më të mirë për librin që përurohet sot. Autorët, nëpër mes të këtij libri, i ngren përmendore të gjithë të burgosurve politik shqiptarë në Kosovë, një përmendore të madhe atyre (të vdekurve , a të gjallë), që kaluan nëpër burgje vitët më të mira të jetës e që me shifra thuheth se, për 245 shqiptar u shqiptuan hiqë më pak se 2000 vjet burg. E këto vite nuk janë gabim, as në të shprehur, as në të shkruar, autorët flasin në bazë të fakteve.

Të nderuar,

Hulumtimi, argumentimi, faktimi, mbamendja dhe ruajtja e kujtesës janë cilësi e historisë dhe e historianit. Andaj detyrë e historianit është që ta kultivojë këtë cilësi, që më ketë rast dëshmohet se autorët në mënyrën më autentike kanë sjellë të përkthyer, dokumentin voluminoz , që mban vulën e topsekretit shtetëror.

Po të thuhej fjala e fundit- e para, do të mund të pohohej se autoret na kanë dhuruar librin jo që e kanë dëshiruar autorët, por që e ka porositur koha, koha nëpër të cilën kanë kaluar shqiptarët, koha që vazhdon të bëjë porosi të reja-për ta ruajtur dhe për ta mbrojtur palcën kurrizore të popullit që po rritet si numër e po kërcënohet të tkurret si komb. Hiq më larg se këtyre ditëve, shqiptarët sërish thirrën nga gjykata speciale në Hagë, që të dëshmojn apo që të akuzohen pse bënë luftë të drejt në mbrojtje të lirisë, të jetës dhe vendit të tyre. Historia e shqiptarëve nuk është tjetër veçse histori e luftërave për liri dhe pavarësi. Mirëpo, siç vërehet, politika antishqiptare “mbajti ndezur zjarrin e luftës për liri e të drejta politike dhe për zgjidhjen e çështjes kombëtare”.

Duke marrë parasysh faktin se një literaturë e këtillë apo e ngjashme ka munguar deri më tani, komuniteti shkencor e mirëpret botimin e këtij vëllimi me dokumente arkivore, duke e vlerësuar lart këtë iniciativë dhe njëkohësisht duke shpresuar se i njëjti, në të ardhmen do të bëhet pjesë përbërëse e realizimit të projekteve të cilat do të trajtojnë historinë më të re të Kosovës, nga ana e Institutucioneve shkencore.

E themi këtë, pasi se dokumenti të cilën na e sjellin prof.dr. Sadik Mehmeti dhe Prof.dr. Hysen Matoshi, janë të një rëndësie të veçantë, nëse kemi parasysh angazhimin, veprimtarin dhe qëndresën e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe vazhdimin e Luftës për çlirimin e vendit.

Dhe, të nderuar të pranishëm,

Pikërisht, për këtë qëndresë, për këto ideale, për këto sakrifica të të burgosurve politik shqiptar shkruhet në këtë vëllim dokumentesh, dhe këta veprimtarë e të burgosur politik, ndonëse në kushte e rrethana të vështira, arritën ta lëviznin historinë. Prandaj, koha jo rrallë shkakton stuhi dhe në këto stuhi, ajo nuk matet vetëm me tragjedi, por matet edhe me njerëz të guximit, të trimërisë dhe të vetëbesimit në fitore. Këtë e dëshmuan të burgosurit politik e më vonë edhe luftëtarë të UÇK-së, me në krye komandantin legjendar Adem Jashari, i cili u bë shpirti, zemra dhe drita e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Dhe krejt në fund , autorëve iu dëshiroi shëndet dhe shumë suksesen në të gjitha fushat e jetës,

Ju falenderoi për vëmendje.

Fjalë e mbajtur në promovimin e librit të Prof.dr.Sadik Mehmetit dhe Prof.dr. Hysen Matoshit “Të burgosurit politik shqiptarë në Jugosllavi (1989), 25 nëntor 2019, Prishtinë



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks