SHKRIMI
e premte, 05 qershor 2020

PROF.DR.AGIM ZOGAJ: KISHA ORTODOKSE MALAZEZE NGA VITI 1855 ISHTE E PAVARUR

Prishtinë, 13 dhjetor 2020: Nacionalizmi kishtar serb dhe pretendimet ndaj Malit të Zi

Historia e kundërshtive, mospajtimeve midis Kishës Ortodokse të Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe, është e hershme dhe, gjithmonë, që nga Mesjeta, ka reflektuar, pretendimet e vazhdueshme të Serbisë për pushtimin e Malit të Zi, të popullit malazez, dhe për serbizimin e kombit malazez. Madje, pas vitit 1766, kur Sulltani i Perandorisë Osmane, Mustafa i III e kishte suprimuar Patriarkanën serbe të Pejës, Patriarkana e Carigradit (Stambollit) dhe asnjë tjetër, institucion kishtar ortodoks, pra as kisha serbe, ajo ruse etj., nuk kishin pasur kurrfarë të drejta ose pushtet mbi kreun e Kishës Ortodokse të Malit të Zi.


Madje, në vitet 1803 -1804 malazezët kishin hyrë në mosmarrëveshje edhe me Kishën Ruse, e cila, përmes Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Ruse më 1803 ju kishte bërë vërejtje me shkrim, gjoja për lëshimet e caktuara në kryerjen e shërbimeve kishtare. Malazezët, më 1804, iu drejtuan me shkrim Mbretit të Rusisë, të cilit ia kishin ritheksuar pavarësinë e plotë të Malit të Zi kundrejt Rusisë, si në aspektin kishtar ashtu edhe atë shtetëror. Në shkresën e përmendur theksohej se, me shuarjen, suprimimin e Patriarkanës së Pejës (1766 )...”...nga kohërat më të vjetra, besimin krishter nuk e kemi marr nga rusët, por nga grekët”!



Më 1855, Patriarkana e Carigradit (Stambollit /A-Z/ ) e kishte pranuar Autoqefalinë e Kishës Ortodokse të Malit të Zi. Në dokumentin zyrtar (Katalogu i kishave ortodokse autoqefale i botuar më 1855 në Athinë) në numrin rendor 9, theksohet: Kisha Ortodokse Malazeze si autoqefale! Nga viti 1904, Kisha Ortodokse Malazeze e kishte Sinodin e Shenjtë, si dhe aktet legjislative, ndër to, edhe Kushtetutën e Sinodit të Shenjtë në Mbretërinë e Malit të Zi ( 1903 ). Në Kushtetutën shtetërore të Mbretërisë së Malit të Zi (1905) në nenin 40 theksohej se:”Besimi shtetëror në Mal të Zi është ortodokso lindor. Kisha Malazeze është autoqefale...Të gjitha besimet tjera, të pranuara, janë të lira në Mal të Zi ”!

Më 1918, shteti i pavarur i Mbretërisë së Malit të Zi, me ndërhyrjen e ushtrisë së Mbretërisë së Serbisë dhe të grupeve çetnike të drejtuara nga Kosta Peçanci, u aneksua brenda krijesës së re, Mbretërisë Serbo, Kroato, Sllovene. Nga ai vit, Kisha Ortodokse e Malit të Zi pushoi të ekzistonte, të ishte e pavarur, ndërkohë që, pa asnjë të vetmin element të autonomisë, të sovranitetit, kishte rënë nën “kontrollin”, pushtimin e plotë të Kishës Ortodokse Serbe.

Më 1993, pra, pas shpërbërjes së ish Jugosllavisë, ndodhi procesi i ripërtritjes së pavarësisë së Kishës Ortodokse të Malit të Zi, me ç’rast, Kisha Ortodokse Serbe kishte reaguar dhe kundërshtuar me shumë arrogancë dhe emocione nacionaliste, serbomëdha, po sa edhe politika zyrtare, shtetërore e Serbisë. Ai akt, pra, i ripërtrirjes së Kishës Ortodokse të Malit të Zi, ishte paralajmërim për daljen e Malit të Zi nga e ashtuquajtura Jugosllavi e mbetur me Serbinë! Pra, me të gjitha aktet shtetërore, Mali i Zi po përgatiste shpalljen e pavarësisë nga unioni Serbi /Mali i Zi (2006). Kisha Ortodokse serbe, e cila, me qëllime serbomëdha, nacionliste e identifikon ortodoksin me serbizimin, vazhdon ta mohojë identitetin nacional dhe kulturor të malazezëve ortodoks si dhe gjenezën historike, dy shekujsh, të autoqefalisë së Kishës Ortodokse Malazeze.

Kisha serbe dhe ideologjia e shfarosjes

Veprimtaria politike e Kishës Ortodokse Serbe, në veçanti ndaj Kosovës, nënkupton konceptet ideologjike serbomadhe të cilat, Kisha serbe, përmes nacionalizmit religjioz i shndërron në veprime praktike politike. Duket se, edhe në rastin e vërsuljes më të re të Kishës Ortodokse serbe dhe të shtetit serb, e filluar në dhjetor 2019, kundër shtetit të Malit të Zi dhe Kishës autoqefale Ortodokse Malazeze, kemi të bëjmë me klerikalizmin e thellë të shtetit serb, orientimin, përcaktimin e tij të lidhjes së besimit me shtetin. Kisha Ortodokse Serbe, duke u mbështetur në mitin e rrejshëm për Kosovën, edhe në luftën kishtare politike kundër Kosovës, në rastin më të ri, të agresionit të rrezikshëm kundërkushtetues në Mal të Zi, po merr elemente, veçori të institucionit, organizatës politike.

Ky pozicion politik i Kishës Ortodokse Serbe i mbështetur në ideologjinë serbomadhe, është i pritur, kur kemi parasysh se, në çdo periudhë historike të ekzistimit të shtetit serb, Kisha serbe e ka përkrahur krijimin e “Serbisë së Madhe”, ideologjinë e gjenocidit ndaj popujve të tjerë, fashizmin klerikal serb jo vetëm ndaj ne shqiptarëve.Sa për ilustrim, dihet se, Amfilohije Radoviç në Ditën e Petrit, më 1991, në Manastirin e Cetinjës e kishte pranuar në takim Zheljkjo Razhnatoviq-Arkanin, udhëheqësin e formacioneve paramilitare, “Tigrat”. Në vitet e 80-ta, kur u ri aktivizua nacionalizmi serbomadh, kur, Kisha Serbe dhe politika zyrtare e Republikës së atëhershme të Serbisë e promovoi shprehjen, “ Serbia Qiellore”, gjatë fjalimit të Millosheviqit në Gazimestan, Kosovë, (28 qershor 1989), valonin flamujt kishtar me kryq së bashku me flamujt komunist me drapër dhe çekan!

Elitat serbe nuk kanë hequr dorë nga Projekti i “Serbisë së Madhe”. Madje, duke isntrulmentalizuar shkathësitë historike serbe, gënjeshtrën, mashtrimin, inskenimin,shkruajnë hapur se, luftërat e Serbisë dhe të serbëve në Kosovë dhe në Bosnjë, gjoja, ishin luftëra “çlirimtare”, luftëra për, sipas ideologëve modern të shovinizmit, fashizmit serb, “ çlirimin e serbëve”!? Masa e tubuar, para Amabasadës së Malit të Zi në Beograd, dhjetor 2019, ndër të tjera brohoriste: “ Kërceni, kush nuk kërcen, është shqiptar”!

Ministri i jashtëm serb, ndërsa, Ivica Daçiç, akuzoi Podgoricën zyrtare duke thënë se: “...regjimi malazez po vepron kundër popullit serb”!

Edhe në këtë fillim vit, 2020, asgjë e jashtëzakonshme, që vie nga Serbia, nga elitat politike, shtetërore, kishtare serbe!

(Autori është ligjërues në Universitetin e Prishtinës)


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks