SHKRIMI
e diel, 29 mars 2020

ISMAIL QEMALI - KORRESPONDENTIT TË JOURNAL DE GENÈVE, NË PARIS: 'RIKTHIMI I KUSHTETUTËS NGA SULLTANI ËSHTË NJË FAKT QË DO TË ZGJASË'

Francë, 12 shkurt 2020: “L’Écho de Paris” ka botuar, të mërkurën e 29 korrikut 1908, në faqen n°3, mendimin e Ismail Qemalit mbi rikthimin e Kushtetutës nga Sulltani, dhënë asokohe, në Paris, korrespondentit të “Journal de Genève”, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Intervistë e Ismail Qemal beut

Kushtetuta do të zgjasë

(Nga korrespondenti ynë i veçantë)

Gjenevë, 28 korrik.

Korrespondenti në Paris i “Journal de Genève” intervistoi Ismail Qemal beun, i cili ishte sekretari i Mithatit gjatë kohës së revolucionit të parë në Turqi dhe tendencat liberale i kanë dhënë atij një vlerësim të lartë që ende vazhdon ta ketë.

Ismail Qemal beu bëri deklaratat e mëposhtme :

“Tashmë, Kushtetuta është një fakt dhe një fakt që do të zgjasë. Do të jetë e pamundur të formohet një parti kundër regjimit të rivendosur kushtetues. Ne nuk do të shqetësohemi më nëse ju i përkisni Partisë së Vjetër Turke ose Partisë së Re Turke, nëse jeni ndjekës të Kuranit ose të Ungjillit. E kaluara e tmerrshme, ku urrejtjet ndaj racave çuan në masakrat mes vëllezërve, u mbyll përfundimisht. Nuk ka asnjë arsye për të dyshuar në sinqeritetin e tanishëm të Sulltanit.

Tridhjetë e dy vjet më parë, ai shkatërroi Kushtetutën, pasi e kishte vetëshpallur, por kohët kanë ndryshuar dhe sovrani tani e di se nëse do të dëshironte të merrte përsëri atë që sapo dha, ai do të rrezikonte fronin e tij. Ai e ka kuptuar rrezikun dhe nuk mund të harrojë në të ardhmen se nëse dëshiron të marrë përsëri atë që populli mori prej tij, rreziku do të bëhej sërish kërcënues.

Populli turk nuk është më i njëjtë me atë të 30 viteve më parë : ai ka mësuar shumë dhe nuk do të udhëhiqet më si në të kaluarën.

Detyra e të gjithë patriotëve turq është të ndihmojnë në punën rigjeneruese. Meqenëse Sulltani po fillon në rrugën e duhur të reformës, ata duhet të grupohen rreth tij për ta ndihmuar atë që t’i shkojmë deri në fund.

Nëse Patriotët dhe Liberalët nuk pranojnë të mbështesin Sulltanin, tani që ai riktheu Kushtetutën, ose dyshojnë në besnikërinë e tij, ata thjesht do t’u shërbenin interesave të të gjithë partizanëve të regjimit të vjetër aristokratik, duke e bërë sovranin të besojë se, në mesin e konstitucionalistëve, ka vetëm armiq.

Pra, e përsëris, vetëm duke dëshmuar besimin tonë të plotë ndaj sovranit, ne do të jemi në gjendje të arrijmë të gjitha modifikimet e nevojshme.”

Nga Aurenc Bebja, Francë - (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).




Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks