SHKRIMI
e diel, 29 nëntor 2020

RIZA LANI: UNË DRAGAN SPASIQ JAM NJERIU QË ME DORËN TIME KAM PRERË FYTIN E 50 SHQIPTARËVE!

Luljeta Selimi ka ardhur për t’u shlodhur më së fundi disa ditë në Durrës. Ajo ka si profesion bazë atë të mjekes gjinekologe, por është edhe gazetare dhe autore e librit me poezi “Lindja pa emër”, novelës “Tre muajt e Anitës”, librit me bashkautor gjermanin Armin Matiu “Kosova në shifra - 2003” si edhe të librit tmerrësisht tronditës “Rrëfime tronditëse”. Luljeta Selimi është bijë e dy prindërve intelektualë; babai inxhinier dhe nëna farmaciste. Kjo vajzë kosovare ka përjetuar dhe përjeton përditë tmerret reale që kanë përjetësuar 2016 vajza dhe gra kosovare të përdhunuara seksualisht dhe fizikisht nga ushtarakët serbë, gjatë konfliktit të fundit të armatosur për lirinë e Kosovës, të cilat ajo tashmë i quan “paciente”. Ajo i ka lexuar një për një dëshmitë sekrete të atyre dhe i ka dëgjuar disa herë nga goja e tyre. Luljeta është në krye të një grupi prej 15 mjekësh dhe infermieresh vullnetare, që i kanë vënë detyrë vetes të bëjnë çmos për të rehabilituar këto viktima të shkaktuara nga ushtarakët e Millosheviçit. Viktima të asaj damke të pashoqe në historinë e luftëtarëve të të gjitha kohrave, që quhet politikë e përdhunimeve masive. Në Bosnjë janë të dokumentuara 50 mijë raste përdhunimesh seksuale. Në Kosovë, të dokumentuara deri tani - aq sa thamë. Sigurisht që numri është më i madh, por femrat e përdhunuara i janë trembur dhe i tremben mentaliteteve mesjetare, sidomos të meshkujve kosovarë dhe të ambientit rreth tyre...Luljeta aktualisht është e punësuar me rrogë në “Entin e statistikave të Kosovës” dhe ndjek me kujdes shtypin e shkruar në Shqipëri. Krime të pashembullta janë realizuar: në ambientet e shkollës “Naim Frashëri” në Prishtinë, te “Mëhalla e muhaxhirëve”, në ambientet e fakultetit juridik dhe pranë “Qafë Morinës” te “Liqeni i Kuq”.

LAHI: Ku keni konstatuar më shumë raste përdhunimesh seksuale?

LULJETA:
Kudo. Dhe sigurisht që ka qenë një orientim nga entet më të larta të ushtrisë dhe policisë serbe. Këto krime të pashembullta janë realizuar në vende të ndryshme. Në shtëpinë e viktimave, në rrugë, buzë kufirit dhe mu përpara syve të refugjatëve të tjerë që po niseshin për në Shqipëri, por, si pika të organizuara qëllimisht për të këtillë mbrapshti të pështirë kanë qenë, sipas evidentimit tonë, këto pika: Në ambientet e shkollës “Naim Frashëri” në Prishtinë, te “Mëhalla e muhaxhirëve”, në ambientet e fakultetit juridik dhe pranë “Qafë Morinës” te “Liqeni i Kuq”.



Luljeta Selimi


LAHI: A keni pasur vështirësi për evidentimin e 2016 rasteve që keni deklaruar?

LULJETA:
Sigurisht. Mentaliteti i vjetër, sidomos në fshat, na ka nxjerrë mjaft pengesa për të realizuar evidentimin tonë dhe, më pas, edhe ndihmën tonë të gjithanshme, por ne u kemi premtuar të gjitha rasteve për ta mbajtur plotësisht sekretin dhe e kemi mbajtur fjalën. Gjithsesi, unë pesonalisht di edhe rreth 600 raste të tjera, që gratë dhe vajzat kanë refuzuar, sigurisht duke u skuqur nga turpi e duke u zverdhur nga kujtesa e llahtarshme, të na i përshkruajnë rastet e tyre.

LAHI: I njihni konkretisht se si kanë ndodhur rastet, një për një?

LULJETA:
Si jo? Mirëpo, ne kemi përdorur një formë vjeljeje informacioni, që ka ndikuar edhe në terapinë e atyre, me sa ka qenë e mundur, kuptohet. Kështu, ne ua kemi kërkuar atyre që ta shkruajnë me dorën e vet se si e në ç’rrethana u ka ndodhur fatkeqësia.

Ne nuk paguhemi për kontributin tonë që japim

LAHI: Nga sa veta përbëhet ekipi juaj?

LULJETA:
Ekipi ynë përbëhet prej njëmbëdhjetë mjekëve dhe katër infermiereve. Që të gjitha janë të përkushtuara me mish dhe me shpirt në misionin tonë. Që të gjitha jemi në marrëdhënie pune me shtetin. Ne punojmë nga ora shtatë deri në katër pasdreke ditëve të javës, deri të premten. Pasi pushojmë një orë në shtëpi, nisim punën në objektivin tonë të vetëm vullnetar dhe humanitar. Nga ora pesë deri në orën njëmbëdhjetë të natës. Ditëve të shtuna dhe të diela punojmë nga ora shtatë deri në orën njëzetë e dy. Të shtunave e të dielave shkojmë fshatrave apo qyteteve të tjera, kurse ditëve të javës, vetëm në Prishtinë dhe rrethet e saj. Nga të gjitha shoqet, meqenëse këmbëngulët para intervistës, le të përmend, hajt, vetëm njërën. Ajo quhet Vlera Mati, është e pamartuar, njëzetetetëvjeçare, mjeke. Ajo, jo vetëm që ka vënë në dispozicionin tonë kerrin e saj, si edhe unë timin, pasi të tjerat nuk kanë, por familja e saj në Zvicër na çon 500 euro që ne t’i përdorim në ndihmë të atyre fatkeqeve që të këpusin shpirtin. Ne nuk paguhemi për kontributin tonë që japim në emrin e popullit të Kosovës. Ne gjithmonë kemi nevojë për të holla dhe ndihma materiale gjithfarëshe, dhe i grumbullojmë ato, qoftë duke përgjysmuar rrogat tona që marrim në punërat ku jemi, qoftë edhe duke marrë ndihma nga OJQ-të e ndryshme në Kosovë, por edhe nga Gjermania e Hollanda. Nga shifra që ju përmenda në fillim, ka 314 nëna që burrat e tyre i kanë përzënë nga shtëpia me gjithë fëmijët. Ato nëna nuk kanë asnjë të ardhur. Atje ku banojnë dhe të afërmëve të tyre, u thonë se burri më është vrarë apo më është zhdukur, a kushedi se çfarë dhe Qeveria e Kosovës, e cila, sidomos kryeministri i saj Bajram Rexhepi, u qëndron pranë me sa mundet, u jep vetëm 62 euro në muaj. Të përdhunuarave të tjera që nuk kanë fëmijë, askush nuk u jep gjë, kurse ato kanë nevoja intensive për ilaçe dhe trajtim mjekësor, të cilat kushtojnë.

46 vetëvrasje pas luftës, për pasojë të krizave nervore e psikike

LAHI: Keni patur raste pasojash për mungesa ilaçesh?

LULJETA:
Kemi të evidentuara 46 vetëvrasje pas luftës, për pasojë të krizave nervore e psikike. Këto ditë kishim një rast të dhimbshëm. Një vajzë donte të merrte pjesë në mbrëmjen e maturës. Babai i saj e kish braktisur atë e fëmijët e tjerë, për arsye të nënës. Ne i siguruam asaj një fustan të ri e të bukur si edhe paratë e kokteit me shokët e shoqet e klasës, por ajo këmbënguli që të mos shkonte. Ajo donte të blinte ilaçe për nënën e saj, e cila nuk i kishte përdorur ato ditë se nuk kishim. Nëna e saj, si edhe mjaft paciente të tjera, kur nuk përdorin rregullisht ilaçe, bëhen agresive dhe u sulen edhe fëmijëve të tyre me të dy duart në fyt.

LAHI: Çfarë ndihme u jepni kësaj kategorie?

LULJETA:
Bëjmë çmos që t’u sigurojmë atyre dhe fëmijëve të tyre muaj për muaj nga 50 kg miell, 2 kg makarona, 3 kg detergjent, 2 kallëpë sapun, gjysmë kilogrami shampo, një pastë dhëmbësh, një kg sheqer, një kg kripë, 2 litra vaj dhe njëqind gram kafe. Ne na ka ndodhur që të dalim e të kërkojmë shtëpi më shtëpi, të lypim te gratë e shtëpive edhe brekë… Ato të mjera, ju thashë, nuk i ndihmon askush. Janë të papuna në përgjithësi se ka papunësi të madhe në Kosovë dhe dëshirojnë të hedhin diçka të re në trup. Kush t’ua blerë?

LAHI: Ke qenë e shokuar duke u njohur me historitë e tyre?

LULJETA:
Unë jam mjeke gjinekologe dhe duroj, por, sigurisht, që duhet forcë tepër e madhe që të përmbash veten pas tërë asaj llahtarie që tregojnë femrat e dhunuara me gojën e tyre.

«Më quajnë Nenad Stojanoviq - Do të të vras ngadalë-ngadalë”», dhe ma afroi cigaren te gjitë e mi dhe e fiku atje...

LAHI: A mund të më tregoni ndonjë histori nga ato më tronditëset?

LULJETA:
O, janë të panumërta zotëri… Ja, po ju tregoj se çfarë i ka nodhur, R.N., e cila është nga Prishtina dhe që e kanë gjetur të lidhur, sa kish mbaruar lufta, në lokalin e Fakultetit Juridik. Ajo na e ka treguar ngjarjen e saj, pasi erdhi në vete dhe duke qarë pa pushim. Ja, se ç’tregonte R.N., e mbaj mend thuajse përmendësh e nuk do ta harroj kurrë. “Pasi më futën në lokalin e Fakultetit Juridik, më vunë pranga dhe më mbajtën kushedi se sa ditë ashtu, pa futur gjë në gojë. Për çudi nuk kisha uri, por po plasja për një pikë ujë. Më së fundi më thanë se do të më merrnin në pyetje; njëri prej tyre më urdhëroi që të zhvishesha si kam lindur nga nëna. Unë refuzova. Njëri prej milicëve më ra me shuplakë dhe menjëherë më pëlciti gjaku nga buzët e shkrumuara. Tjetri vuri gishtin te buzët e mia, e ngjyu me gjak dhe tha: “Siç duket të gjithë shqiptarët e kanë gjakun e ëmbël dhe unë me këtë thikë do t’i shijoj të gjitha”, dhe me thikën që më vezulloi përpara syve të mi, nisi të më priste rrobat derisa mbeta e tëra lakuriq. Tentova të bëja diçka, por isha e pafuqishme. Dy nga ata më mbanin, i treti më dhunonte. Rezistenca ime e vetme ishte disa të gërvishtura me thonj në fytyrën e dhunuesit… Pasi mbaroi punë, ai shtaza urdhëroi njërin prej kolegëve të tij t’i ndizte një cigare. Me cigaren e ndezur m’u afrua, ndërsa mezi mbaja pikat e fundit të fuqisë që po më shteronte krejt, dhe më tha: “Më quajnë Nenad Stojanoviq... “Unë, Nenad Stojanoviq, do të ta lë një kujtim për tërë jetën. Ndoshta ti, si e re dhe e bukur që je, don ta jetosh jetën, por unë do të ta pres. Do të të vras ngadalë-ngadalë”, tha, dhe ma afroi cigaren te gjitë e mi dhe e fiku atje. Mbi një paketë ka shuar në trupin tim për disa orë ai. Në asnjë film nuk kisha parë asi torture. Të nesërmen, sapo më zgjidhën duart, më kanë dhunuar që të gjithë me radhë. Nuk e di se sa burra kanë luajtur me trupin tim, por, kur kam ardhur në vete dhe ende sot, kam në trupin tim me qindra plagë cigaresh dhe plagë thike, ku kanë gdhendur turli fjalësh në serbisht”.

«Unë Dragan Spasiq jam njeriu që me dorën time kam prerë fytin e 50 shqiptarëve,..., « më lidhën mbi tavolinën e përgjakur.., ...»

Ju lutem, zotëri, unë nuk jam e lodhur. Do t’ju tregoj edhe rrëfimin e S.S. që nuk donte asesi të fliste në sytë e nënës së saj, por veçse pasi u largua ajo… Nuk ju tërheqin kësi historish që kanë ngjarë në Kosovë? Ja se si ka treguar S.S. “Kam rënë në duart e shkive me 1 prill, ditën kur shqiptarët po dëboheshin masivisht. Kur më shkëputën nga familja, mendoja vetëm për ata, fatin e tyre dhe se ku po shkonin, por u lemerisa kur milicët më futën forcërisht në një dhomë, ku ishte një tavolinë e përgjakur dhe shquajta flokë femrash, thonj dhe veshje femrash. Më hyri frika në palcë dhe po dridhesha. Më foli njëri prej atyre që udhëhiqte kriminelët. Ai kishte një shishe raki përpara dhe sytë i kish të skuqur. Në gjoks kishte një zinxhir me stolira. Më tha: “Këtu do të të zhvesh tani, që të shoh a je për mua, a je për eprorët apo je për ushtarët”. Më foli serbisht dhe piu disa hurtha raki. Unë bëra sikur nuk e kuptova, por ai ma përktheu shqip. Edhe pse e frikësuar deri në palcë, i thashë se unë nuk zhvishem. Ai flaku tej shishen e rakisë dhe u ngrit në këmbë e tha si i tërbuar: “Mua më quajnë Dragan Spasiq… Unë nuk e di… Unë di vetëm emrat e kosovarëve që kanë çuar në Hagë që kanë luftuar për lirinë e Kosovës dhe që kanë qenë të terrorizuar nga kësi historish të denja për “Ferrin” e Dantes. Por siç thoshte, pra, S.S. “Unë Dragan Spasiq jam njeriu që me dorën time kam prerë fytin e 50 shqiptarëve, e jo të më kundërshtosh ti, kurvë”. Ky paska qenë fundi im, mendova dhe, ndërsa ai nisi të më godiste me kondak, nuk qava. Si u qetësua pak, ai kafsha urdhëroi ushtarët e tij që të më zhvishnin nudo. O Zot, e merr me mend se si e ndjen veten e zhveshur lakuriq në mes ushtarëve? Ndërsa unë rrija kruspull që të mbuloja sado pak diçka nga trupi im lakuriq, ai më tha se duhej të ngrihesha dhe të vallëzoja.“Po nuk u ngrite të vallëzosh, e sheh atë trupin atje?”, më tha dhe më tregoi trupin pa jetë të një vajze që unë nuk e kisha vënë re. Ajo ishte e masakruar pranë rrobave të saja të grisura me thikë, sikurse rrobat e mia pak më parë. Nuk fola, por dy nga ata erdhën dhe më morën e më lidhën mbi tavolinën e përgjakur. Më së fundi, ai, shefi i tyre, hoqi pantallonat dhe të mbathurat, pa duke qeshur nga horrat e tjerë që edhe ata po qeshnin me zë bishash dhe më kërceu përsipër, ndërsa unë përpëlitesha me vdekjen duke jetuar çastet e fundit të jetës sime. Ai u largua vetëm pasi u ngop, për të vazhduar me të tjerët me radhë. E njëjta gjë më ka ndodhur disa ditë me radhë, derisa, pas disa ditësh, më hodhën, ashtu siç isha, krejtësisht e zhveshur, në rrugë të madhe, ku shkonin shumë kosovarë që po iknin për Shqipëri. Kam ardhur në vete, kur kam ndjerë që dikush po më hidhte përsipër trupit tim një rrobë. Ishte një plakë. Si erdha në vete, pashë që trupin tim ma kishin prerë me thika në shumë vende dhe kishin vizatuar me gjakun tim kryqe, shenja të simbolit të Millosheviçit. I lutesha plakës që të më linte të vdisja, i lutesha me sa fuqi që më kishte mbetur, por ajo më pëshpëriste që, edhe pak… edhe pak se do të mbërrijmë në tokën mëmë”.

« “I ke vetëm dy minuta, o paret , o djalin”...Njëri prej tyre më ra me kondak kokës dhe, ashtu siç isha e shtrirë, tjetrimë zhveshi duke më shqyer rrobet...Burri vazhdonte të shikontegjithçka qënga vëndi ku qe fshehur tok me paratë e tija... »

LAHI: A ka burra kosovarë që e dinë se nëna e fëmijëve të tyre është përdhunuar?

LULJETA:
Sigurisht që ka. Ka mbi 200 raste. Ka raste që, pas bisedës sonë, bashkëshortët thonë se unë e dua ish-nusen e tij, por nuk mund ta marr në shtëpi, se nuk janë dakort vëllezërit etj. Është për të vënë re diçka. Asnjëri prej atyre që kanë luftuar me armë në dorë për lirinë e Kosovës, nuk e ka lëshuar gruan apo të dashurën e tij. Kurse burracakët e disa pseudointelektualë, por; dhe bashkëjetojnë me rruspie duke lënë nënën e fëmijëve të tyre në dorë të fatit dhe në mëshirën se çfarë t’i sjellim ne. Në Kanunin e Lekë Dukagjinit thuhet qartë se, në rate të tilla, nuk lihet gruaja, por, që të dy bashkë, duhet të hakmerren ndaj përdhunuesit apo grupit të përdhunuesëve. Do të tregoj një rast. Siç tregon R. R. nga një fshat i Therandës” në mbrëmje , plumbat na hynin në dhomë nga të gjithë anët, nuk mbeti asnjë mur pa u shpuar, por, do zoti, unë djali dhe burri shpëtuam. Kur u qetësuam pak, mendova se kishim shpëtuar, por ata na kishin rrethuar. Burri im nxitoi dhe u fsheh te koteci i pulave, kurse unë i thashë djalit të ikte e të shpëtonte gjithsesi, pasi boll kisha jetuar. Ai qante e nuk ma lëshonte dorën. Policët na nxorën në oborr dhe nisën të kontrollonin për gjëra të vleftëshme. Më thanë ”Ku e ke arin ose paret, ose po ta vrasim djalin”. U përpoqa të gjeja çfar kisha e ku i kisha por ishin pak, pasi aq ar sa kishim dhe të gjitha markat, i kishte marrë me vete burri im në kotec. “I ke vetëm dy minuta, o paret, o djalin”. Burri im në kotec nuk bëzante. Unë po rrija në mes të oborrit. Një milic shtiu tri herë përmbi djalin tim të vetëm. Djali dha shpirt duke parë tërë kohën nga unë që ta shpëtoja. Bërtisja e qaja me të madhe. Mendova se do të largoheshin, kurse njëri prej tyrer më lidhi duart. Pashë nga vëndi ku qe fshehur burr im, por ai rrinte atje pa lëvizur. E mallkova me zë të lartë, por milicët nuk e kuptuan se me ka e kisha. Ai e kishte fajin, kur i kisha thënë që të largoheshim, ja për Shqipëri, ja në UÇK. Njëri prej tyre më ra me kondak kokës dhe, ashtu siç isha e shtrirë, tjetri më zhveshi duke më shqyer rrobet. Burri vazhdonte të shikonte gjithçka qënga vëndi ku qe fshehur tok me paratë e tija dhe ku serbëve as që iu binte në mëndje të kërkonin. Si më çnderuan, më zgjidhi duart njëri prej tyre dhe unë qëllova dikë me një copë dru që ishte përanë e i rashë në kokë. Atëherë u mblodhën edhe milicë të tjerë dhe kanë luajtur me trupin tim sa kanë dashur e si kanë dashur. Disa ditë më vonë e pashë veten në dhomën e panjohur të një fshati; më kishin marrë e më kishin mjekuar atje. Më kishin mjekuar plagët që më kishin bërë me thikë duke pikturuar me tehun e saj në lëkurën time. Gjatë gjithë kohës së bombardimeve të NATO s, vëllai dhe nusja e tij më kanë mbartuar mal më mal e më kanë shpëtuar gjallë. Katër ditë pas përfundimit të luftës, vëllai tjetër që më dinte të vrarë erdhi bashkë me burrin tim, i cili më tha: ”Më mirë të kishë vdekur; tani je pa fëmijë dhe pa burrë; është dashur të vrasësh veten sepse të kanë dhunuar shkiet” “Unë fajtore? Ngase ti u fshehe me paratë dhe nuk ua dhe barbarëve që të shpëtonte yt bir dhe unë? Unë fajtore, kur ti nuk na le të largoheshim nga fshati, kur të gjithë po e ndjenin rrezikun” e pyesja dhe qaja. “Motrën tënde e kanë dhunuar ushtarët serbë dhe unë nuk mund ta kem më për grua’, i tha ai vëllait tim dhe u largua për të mos u kthyer më”.

LAHI: A ka raste shtatzanie me serbët dhe si është vepruar?

LULJETA:
Ka disa raste shtatzanie me ushtarët serbë. Pothuajse në të gjitha rastet, femrat kosovare kanë dështuar. Me përjashtim të njërës që e ka sot ende gjallë dhe kujdeset vetë për të. Është edhe një tjetër që e ka mbytyr me të dyja duart në fyt sapo e ka lindur. Ajo grua tashmë është e çmëndur dhe nuk pritet të ketë shërim.

LAHI: A keni të vërtetuar raste kur ushtarakë serbë kanë protestuar kundër kësaj politike shnjerëzore dhe të pafytyrë?

LULJETA:
Nuk kam asnjë rast të evidentuar deri më sot.

LAHI: Cili është rezultati më pozitiv që keni arritur deri tani?

LULJETA:
Janë mbi 300 paciente që nuk e kanë më nevojën tonë dhe, po kaq, ato të braktisurat, që i kemi rregulluar me shtëpia në Prishtinë.

LAHI: Pse nuk shkruani një libër rreth këtyre deklarimeve rrënqethëse?

LULJETA:
E kam shkruar. Është pikërisht libri që sapo ua kam dhuruar “rrëfime tronditëse”.


Durrës, Gusht 2004


___________________________


RRËFIME RRËNQETHËSE NGA FEMRAT E DHUNUARA - GJATË LUFTËS NË KOSOVË!



<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks