SHKRIMI
e enjte, 23 nëntor 2017

FAMILJARËT E MARTIRËVE KËRKOJNË GJYKIMIN E KRIMEVE SERBE NGA GJYKATA SPECIALE! (DOKUMENTE)

Pashtriku.org, 22 prill 2017: "Familjarët e martirëve, në mënyrë të organizuar, kërkojnë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta ndryshojnë Ligjin për Gjykatën Speciale, duke mundësuar që kjo gjykatë të merret edhe me përgjegjësit e krimeve serbe, si dhe ta kushtëzojnë dialogun me Serbinë, deri sa Serbia të bashkëpunojë me Gjykatën Speciale për krimet që paramilitarët dhe ushtria serbe i kanë kryer në Kosovë" - kështu thuhet në një kërkesë drejtuar Kuvendit të Kosovës, nga familjarët e shqiptarëve të masakruar nga regjimi serb gjatë luftës në Kosovë (1998 - 1999).

"Institucionet tona deri më sot kanë neglizhuar me këtë çështje, për krimet e bëra nga aparati serb. Deri tash nuk u ngritën zërat as nga presidenti z. Thaçi, as nga kryeministri z. Mustafa. Parlamenti votoi Specialen për ndjekjen e çlirimtarëve dhe të masakruarit e popullit të vet i kujton në heshtje. Në heshtje 18 vjet i kaluan edhe partitë politike për krimet e bëra në Kosovë, por heshtja juaj po na vret” - thuhet në një kërkesë tjetër.

Këto kërkesa i drejtohen kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe Kuvendit të Kosovës, por dhe presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Isa Mustafa.

Familjarët e viktimave shprehen të zhgënjyer me UNMIK-un dhe EULEX-in dhe thonë se u janë shuar shpresat se ndonjëherë do të vihet drejtësia për familjarët e tyre të vrarë dhe masakruar nga forcat serbe.







Lexoni kërkesën (nr.174, 7 shkurt 2017) e familjarëve të familjes Deliu nga Abria e Epërme e Drenasit (që iu vranë 23 anëtarë më 26 shtator 1998), drejtuar Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Kadri Veselit dhe grupeve parlamentare (PDK,LDK, VV, AAK dhe NISMA):




Lexoni kërkesën (nr.327, 9 mars 2017) e familjarëve të martirëve të fshatit Reçak të Shtimjes, drejtuar, Kadri Veselit, Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës:



(Editori i pashtriku.org, sh.b)


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks