SHKRIMI
e hënë, 19 nëntor 2018

SHERADIN BERISHA: 20 VJET MË PARË - PËR KRIMET NË LIKOSHAN, ҪIREZ DHE NË PREKAZ TË POSHTËM - ËSHTË PËRGJEGJËS EDHE GRUPI I KONTAKTIT!

Pashtriku.org, 5 mars 2018: Të shkruajmë pa RROTLLA!

Dalja publikisht e Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës më 28 Nëntor 1997 në Llaushë të Drenicës (me rastin e varrimit të mësuesit Halit Geci) ka bërë kthesë historike në vetëdijsimin e popullit shqiptar, në kuptimin, se UÇK’ja ekziston dhe si e tillë nuk ishte krijesë e “shërbimeve sekrete serbe”, ashtu siç e kishte cilësuar shpeshherë presidenti "historik" dhe kryetari i LDK’së Ibrahim Rugova. Pas daljes publike të UÇK’së, kryekrimineli serb Sllobodan Millosheviq intensifikojë operacionet policore - ushtarake kundër UÇK’së dhe popullatës shqiptare.

Janari i vitit 1998, solli me vete kumtin e fundit të paqes së rrejshme në Kosovë. Më 22 janar 1998 forcat kriminale serbe sulmuan familjen e Shaban Jasharit në Prekaz të Poshtëm. Ndërkohë që Ushtria Çlirimtare e Kosovës po bëhej gjithnjë e më shumë mbizotruese e situatës në Kosovë, u vu në lëvizje diplomacia ndërkombëtare. Qasja e bashkësisë ndërkombëtare ndaj zgjidhjes së çështjes së Kosovës, ndërtohej mbi qëndrimin e njohur “mospranimi i gjendjes status quo” dhe “kundërshtimi i aspiratave të shqiptarëve për pavarësi”.

Mbi këtë bazë, Grupi i Kontaktit dhe qendrat tjera ndërkombëtare të vendosjes përmes diplomacisë së ashtuquajtur lëvizëse (Shuttle diplomacy), do të ngarendin sa në Beograd e sa në Prishtinë për të gjetur një zgjidhje politike për Kosovën, përmes negociatave. Ngjarjet më kulmore që i dhanë kahje zhvillimeve politike në Kosovë, konsiderohen vizitat e shpeshta të ambasadorit amerikan Robert Geldbard, i deleguari special i SHBA’ve për ish’Jugosllavinë, në janar - mars të vitit 1998 në Prishtinë dhe në Beograd. Ambasadori Robert Geldbard në një nga takimet e tij (më 22. 02. 1998 ) me kryetarin e LDK’së Ibrhim Rugova në Prishtinë publikisht e akuzoi UÇK’në si“organizatë terroriste”.

***

Lexoni deklarimin e z.Geldbard - CNN, 23. 02. 1998 në foto:



***

Me këtë veprim ambasadori amerikan, ashiqare kërkonte forcimin e lidershipit politik në krye me Ibrahim Rugovën. Një ditë më vonë z.Geldbard gjatë një takimi me Millosheviqin, i dhuroi Beogradit lehtësira, duke deklaruar se disa nga sanksionet ekonomike që ia kishin vënë Serbisë do të hiqen! Ky diplomat amerikan, skajshëmrisht akuzues për UÇK’në, në të vërtet i dha forcë shtytëse në aspektin politik kreut të LDK’së, ndërsa në aspektin ushtarak e trimëroi Sllobodan Millosheviq, për të marrë një ofensivë për zhbërjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për vrasjen e shqiptarëve dhe shkatërrimin e vendbanimeve të tyre. Dhe, në të vërtet kjo nbdodhi! Më 28 shkurt 1998 forcat ushtarake-policore të Millosheviqit në “emër të spastrimit të terenit nga bandat terroriste të UÇK’së“ sulmuan fshatrat Ҫirez dhe Likoshan, me ç´rast vranë e masakruan 24 shqiptarë, gra, fëmijë e pleq të pafajshëm në shtëpitë e tyre. Ndërkaq, një javë më vonë, më 5, 6 e 7 mars 1998, forcat barbare serbe sulmuan fshatin Prekaz i Poshtëm, duke përdorur gjithë arsenalin ushtarak modern, kundër familjes së Shaban Jasharit. Pas një lufte tre ditore (të pabarabartë), çetnikët e Beogradit vranë mizorisht 56 anëtarë të familjes Jashari, në mesin e të cilëve ra për të mos vdekur kurrë edhe komandanti legjendar i UÇK’së Adem Jashari. Kryekrimineli Millosheviq dhe disa qarqe ndërkombëtare gjykuan se me vrasjen e Adem Jasharit kanë shuar edhe UÇK’në, por ngjarjet që pasuan më vonë dëshmuan të kundërtën. Pas këtyre ngjarjeve, ndërhyri diplomacia ndërkombëtare, e cila kërkojë ndërprerjen e dhunës së armatosur për t´i lënë rrugë zgjidhjes së problemeve përmes dialogut në mes palëve. Më 9 mars 1998 në Londër mbahet mbledhja e Grupit të Kontaktit, ku do të diskutohet për gjendjen e rëndë në Kosovë. Në deklaratën e Grupit të Kontaktit, kritikohet „përdorimi i tepruar i forcës“ dhe „tejkalimi i autorizimeve“ të njësive speciale të policisë serbe, „që ka sjellë për pasojë së paku 80 humbje jete“, ndërsa denohen në tërësi siç theksohet në deklaratë „aksionet terroriste të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, apo të çfarëdo grupi apo personi.“ Pra, Grupi i Kontaktit, operacionet shfarosëse të njësive speciale serbe kundër shqiptarëve i cilëson si përdorim i tepruar i forcës, ndërsa veprimet e UÇK’së që ishin në mbrojte të popullatës shqiptare nga forcat serbe, i cilësonte si “aksione terroriste”!

***

Lexoni deklaratën e grupit të Kontaktit:

http://pashtriku.beepworld.de/…/deklarategrupittkontaktitpr…


***

Prandaj, duke pas parasysh këtë dyftyrësi diplomatike, pashmangshëm për vrasjen dhe masakrimin e familjeve shqiptare në Likoshan, Ҫirez dhe në Prekaz të Poshtëm, janë përgjegjës edhe shtetet e Grupit të Kontaktit!



Flijimi i Jasharëve dritë lirie për shqiptarët!


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks