SHKRIMI
e mërkurë, 19 shtator 2018

SHERADIN BERISHA: GJENOCIDI I PLANIFIKUAR!

Pashtriku.org, 27 mars 2018: Ashtu sikurse në ekonomi kur çdo ecuri zhvillimore planifikohet paraprakisht, edhe në politikë shkaktimi i ngjarjeve dhe krizave të ndryshme planifikohen, nuk ndodhin aksidentalisht, pra nuk zhvillohen spontanisht. Presidenti i 32'të i SHBA've Franklin D.Roosvelt (1882-1945) ka një thënie epokale. Ai thotë (po citoi): "Në politikë asgjë nuk ndodh aksidentalisht! Në qoftëse diçka ndodh duhet të jeni të sigurt se ajo është planifikuar në atë mënyrë".

***

Në këtë kontekst mund të thuhet se, arrestimi i djeshëm (26 mars) i drejtorit të Zyrës për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë Marko Gjuriq (në veri të Mitrovicës), nuk ishte spontan as aksidental, por i planifikuar që të ndodh në atë mënyrë, për t'u realizuar një agjendë politike, siç është "Zajednica", etj.

***

Edhe gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), gjenocidi dhe krimet në masë, vrasja e shqiptarëve të paarmatosur, pleqë, gra e fëmijë, plaçkitja e pasurisë, djegjja dhe shkatërrimi i vendbanimeve, dhunimet e femrave shqiptare, spastrimi etnik dhe shpërgulja e popullatës shqiptare nga vendbanimet e tyre - nuk ishin veprime aksidentale - spontane, por të organizuar e palnifikuar mirë që të ndodhin në atë mënyrë siç kanë ndodhur. Pra, krimet dhe gjenocidi në Kosovë u krye në emër të një politike, të një plani kolektiv shtetëror, të cilin Shtabi kriminal i Millosheviqit e kishte emërtuar "Potkovica" - Plani "PATKOI".

Në realizimin e këtij plani famëkeq, Serbia si shtet mobilizoi të gjitha resurset njerëzore dhe teknologjike, administratën shtetërore, transportin publik, mjetet financiare, mediat, gjyqësinë, dhe mbi të gjitha strukturën e gjerë ushtarake - policore e paramilitare, duke filluar nga Korpusi ushtarak i Prishtinës, që përbënte superstrukturën e Armatës së tretë serbe në Kosovë, Korpusin 21 të Nishit, Korpusin 37 të Uzhicës, Korpusin 24 të Kragujevcit, Korpusin special dhe armatën e parë të Beogradit, Korpusin 2 të Podgoricës, strukturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, si: policia e rregullt e Kosovës, Forcat speciale të policisë, Forcat e ashtuquajtura antiterroriste, Shërbimi i Sigurimit serbë (UDB-a), njësitë paramilitare, "Shkorpionët", "Tigrat e Arkanit", "Beli Orlovi" (Shqiponjat e Bardha) të Voisllav Sheshelit, "Beretat e Kuqe", njësitë kriminale të serbëve lokalë etj.



======================================================


SHERADIN BERISHA: SKENARI I PLANIFIKUAR!

http://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=7481


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks