SHKRIMI
e diel, 24 shtator 2017

UNË JAM GJON GAZULLI NGA ARBËRIA

Pashtriku.org, 10 korrik 2017: Astronomi i guximshëm gjermano-polak Nikolla Koperniku (1473-1543) italianet e mëdhenj, Giordano Bruno (1548-1600) dhe Galileo Galilei (1564-1642) apo zanafilla e ”Teorise heliocentrike” ishte dhe është e gjitha meritë e gjeniut tonë Arbnor, GJON GAZULLI (1400-1465) të cilit kurrë nuk i është njohur kontributi esencial në lidhje me definicionet që revolucionarizuan disiplinën shkencore të Astronomisë, duke hedhur poshtë teorinë e sistemit gjeocentrik por, gjithashtu tronditën edhe themelet e sistemit europian të mendimit, i cili deri në periudhën e mesjetës së vonë kishte pushtuar Filozofine dhe besimin e Krishterë.

Ishte pikërisht kryevepra shkencore e njohur si ”Teoria e yjësive qiellore” e shkruar nga Arbnori GJON GAZULLI e cila përgjatë shek.XV kishte fituar një status mbizotërues në botën shkencore europiane të kohës dhe ishin pikërisht këto pikëpamje shkencore që do t’i paraprinin teorive të mëvonshme nga ana e gjermano-polakut të guximshëm Nikolla Koperniku.

Vepra shkencore e GJON GAZULLIT: ”Teoria e yjësive qiellore”, është trajtuar dhe më pas arkivuar nga nxënësi i tij kroat, shkencëtari i njohur Janus Pannonius ose Ivan Çesmiçki (1434-1472) i cili punonte në oborrin e Mbretit hungarez, Mathias Corvinus (1443-1490), trashëgimtari i aleatit dhe mikut të ngushtë të hyjnorit GJ.KASTRIOTI, Janosh Hunyadi (1406-1456).



Rëndësia e jashtëzakonshme e teorive shkencore inovative të Arbnorit GJON GAZULLIT vërtetohet edhe nga një letër falenderuese e shkruar në vitin 1460 që ia dërgon nxënësi i tij Ivan Çesmiçki nga Budapesti në Raguzë (Dubrovnik) ku ndër të tjera ai i shkruan Profesorit të tij të shquar: "Ju, jo vetëm që keni përmbushur shpresën që ne kemi pasur në ju, por keni avancuar shumë më larg. Libri që na keni derguar, na ka pëlqyer jashtëzakonisht shumë. Ai është plot me njohuri dhe oratori dhe leximi i tij ishte kënaqësi, ashtu siç ishte i dobishëm studimi i tij. E pranojmë se kemi gjetur zgjidhje për disa pohime të pasqaruara sa duhet deri më tani, të astrologëve të lashtë, të cilat që para shumë kohësh kemi dëshiruar t’i kuptojmë drejt.

Për këtë shkak, seriozisht ju nxisim që të vazhdoni të shkruani dhe të kompletoni përfundimisht punët e filluara, të cilat do të jenë shumë të domosdoshme për dijetarët, po ashtu edhe për reputacionin dhe famën tuaj. Kështu, ju do të përmbushni dëshirën tonë, prapa së cilës qëndrojmë me shumë forcë.

Ju lutemi shumë, përveç kësaj, që të na vini në dispozicion ”Sferat e armiluara të Ptolemeut” dhe pajisjet e tjera që ju përmendni në veprën tuaj. Ju, mundet që t’i përgatisni ato atje me shpenzimet tona, sepse këtu në Mbreterinë Hungareze nuk kemi asnjë zejtar i cili do të ishte i zoti në këto punë. Të gjitha shpenzimet do t’jua kompensojmë në mënyrë efikase në qytetin tuaj (Raguza) ose në një vend tjetër të përshtatshëm për ju”.



Duke qënë se një pjesë e madhe e manuskripteve që përmbanin argumentet shkencore të Astronomit Arbër GJON GAZULLI, përveç Raguzës, Padovas, Budapestit apo Vienës, ato janë arkivuar edhe në bibliotekën e qytetit Krakov (Poloni), dhe pikërisht këtu ranë në duart e shkencëtarit gjermano-polak Nikolla Koperniku, i cili falë këtyre teorive me rëndësi të paçmueshme, hartoi ”Teorinë e tij Heliocentrike” ku ndër të tjera, ai argumentonte se:

1)- “Qendra e Tokës nuk është një masë e Universit, por vetëm qendra e gravitetit të planetit dhe qendra e sferës së Hënës”.

2)- “Të gjitha sferat sillen rreth Diellit dhe për këtë arsye, Dielli ndodhet në qendër të të gjithë universit (sistemi diellor)”.

Pra, me pak fjalë, shkencëtari i cili hodhi bazat e teorisë heliocentrike ishte pikërisht Arbnori dhe Lezhjani GJON GAZULLI dhe vetëm falë tij, qarqet akademike europiane të kohës dhe më pas e gjithë bota e civilizuar u njoh me teorinë e pamohueshme se, planeti Tokë nuk është qendra e Universit por është pikërisht ”Dielli” i cili ndodhet në qendër të sistemit tonë Diellor…

Në arkivat e Raguzës ruhen shumë dokumente të kohës kur Mbreti i fuqishëm i Hungarisë ”Matias Corvinius” e luste për t’u bërë Këshilltari i tij personal. GJON GAZULLI është i famshëm edhe për paraqitjet e tij pompoze në të gjitha oborret mbretërore europiane ku prezantohej denjësisht me fjalët: ”Unë jam Gjon Gazulli nga Arbëria”. (Nga: Paulin Zef Zefi, historian)


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks