SHKRIMI
e diel, 24 shtator 2017

SHERADIN BERISHA: ADEM GRABOVCI LETËR R.HARADINAJT: 'RAMUSH, KE UZURPUAR DHE KE PËRVETËSUAR NË EMËR TË LUFTËS'! (+ DOSJA 'PRONTO')

Pashtriku.org, 18 korrik 2017: Adem Grabovci, Shefi i shefave… (kështu e kishte cilësuar Hashim Thaçi në një bisedë telefonike të publikuar në Dosjen 'Pronto'), më 21 qershor 2009 i ka shkruar një letër të hapur kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt. Z.Grabovci, në letër z.Haradinaj e quan "sinonim i anës së errët politike", dhe i bën thirrje që të ballafaqohen në një 'debat publik' 'për të qartësuar të gjitha çështjet e ngritura'! Ai fillimisht Ramushin, e akuzon se "e ka dëmtuar imazhin e UÇK-së pas luftës, duke bërë kërkesa, kërcënime dhe nxjerrë fitime për interesa personale"! Pastaj ia kujton pasurinë marramendëse, duke filluar nga shtëpia dhe banesat në Prishtinë, Tiranë, Prizren, Durrës, Brezovicë, pronat milionëshe në Dukagjin, në Miradi, kullat në Gllogjan, dy vila jashtë vendit, në Monte Karlo dhe në Dubai. Ndërkaq e akuzon se, ka uzurpuar dhe ka përvetësuar në emër të luftës, shtëpinë në Pejë, banesë në Prizren, truallin e çerdhes së fëmijëve në Dragodan! Dhe krejt në fund e bënë përgjegjës për kontrollimin e lojërave të fatit, të Kasinove, pompave të benzinës, dhe ia kujton reketimin dhe zhvatjen të cilat lidhen me emrin e tij! Pas këtyre akuzave të rënda e me përgjegjësi ligjore, në vend se prokuroria e shtetit të nis hetimet, ajo kishte zgjedhur heshtjen!



Në vijim lexoni letrën publike të Adem Grabovcit, drejtuar Ramush Haradinajt (më 21 qershor 2009), të cilën e ka botuar edhe portali pashtriku.org:

Letër e hapur Ramush Haradinajt

RAMUSH, KE UZURPUAR DHE KE PËRVETËSUAR NË EMËR TË LUFTËS!

Shkruan: Adem Grabovci - Prishtinë, 21.06.2009


Ndërtimi i shtetit, demokracia dhe interesi publik janë sinonime sublime të çdo qytetari të Republikës së Kosovës. Jemi në fazën e njohjeve të fuqishme ndërkombëtare si shtet i pavarur, anëtarësimit në Bankën Botërore, në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe së shpejti në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në fazën e rritjes ekonomike dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve.

Mesa duket disa si ti nuk i gëzohen këtij suksesi. Sot kur e gjithë bota po na shikon, me të detyruar po të drejtohem me këtë letër publike.

Ditëve të fundit Ramush Haradinaj zgjodhe rrugën e sulmit, shantazhit ndaj personalitetit tim duke tentuar të më njollosësh, të më kërcënosh, të më shantazhosh dhe të më linçosh. Sulmet pa fakte aq më tepër kur vijnë nga njerëzit si ti që janë sinonim i anës së errët politike, frikës, kërcënimit, zhvatjes dhe reketimit të qytetarëve dhe bizneseve kanë një qëllim: fshehjen e së vërtetës dhe nxitjen e dhunës dhe urrejtjes. Për 3 dekada jam munduar dhe kam punuar me tërë qenien time. Jam i sinqertë dhe i përkushtuar të punoj për të mirën e vendit dhe popullit tim.

Për 10 vjet kam qenë i detyruar të migroj në Zvicër. Gjatë kësaj kohe kam punuar dhe vazhdoj të punoj çdo ditë. Pasuria ime është 1 banesë në Prishtinë 76 m2 dhe pasuria e vjetër e trashëguar nga babai im ku jetojnë fëmijët e vëllait tim të rënë në luftë në maj të vitit 1999. Ndërsa, Ramushi tenton të më njëllos edhe në këtë fushë, unë, Adem Grabovci, për hir të së vërtetës dhe interesit publik i bëj thirrje Ramushit të bëhet burrë dhe të ballafaqohet në debat publik drejtpërsëdrejti për të qartësuar të gjitha çështjet e ngritura dhe ato që do t’i ngris:

1.Kush e ka dëmtuar imazhin e UÇK-së pas luftës duke bërë kërkesa, kërcënime dhe nxjerrë fitime për interesa personale?

2. Ramush, prej nga e arrite pasurinë marramendëse personale?

- shtëpinë disamilionëshe në Prishtinë,

- banesën dykatëshe në Prishtinë,

- banesën në Prizren,

- banesën në Tiranë,

- banesën në Durrës,

- villat në Durrës, në Brezovicë,

- pronat disamilionëshe në Dukagjin,

- tokat në Miradi,

- kullat disamilionëshe në Glloxhan,

- dy villa jashtë shtetit, në Monte Karlo dhe në Dubai.

Duhet t’i dëshmosh pronësitë e tyre në detale.

3. Ramush, ke uzurpuar dhe ke përvetësuar në emër të luftës:

- shtëpinë në Pejë

- banesën në Prizren

- truallin e çerdhes së fëmijëve në Dragodan

- pompat e benzinës dhe shumë të tjera.

4. Ramush, ti personalisht kontrollon lojërat e fatit dhe bizneset e Casino-s!

5. Reketi dhe zhvatja e bizneseve lidhet me emrin tuaj. Keni përmendur ndihmën e bizneseve vendore. Dokumento qoftë edhe një donacion të evidencuar në këto firma pranë Administratës Tatimore të Kosovës për 10 vitet e pasluftës në Kosovë (hiq fondin tuaj për Hagë).

6. Me fondin tuaj për mbrojtje keni blerë toka e troje për qëllime personale. A është e drejtë kjo?

7. Jeni involvuar në kontrabandim mallrash që vijnë nga Serbia në veri të Kosovës dhe në shumë shtete të tjera.

Ka edhe shumë çështje të tjera që dëshiroj t’i diskutojmë në debat drejpërsëdrejti me ju dhe që janë me interes publik. Keni ngritur akuza ndaj meje. Unë ju ftoj në debat qytetar. Nëse ju nuk përgjigjeni unë i rikonsideroj akuzat tuaja qyqarllëk, kurse opinioni publik le të gjykojë vetë për fenomenin Ramush.

Personalisht do të pres deri në fund të javës, pastaj çdo akuzë apo shpifje tuajen, për hirtë interesit qytetar, nuk nuk do të merrem me to. Pas kësaj kohe do t’i drejtohem organeve të drejtësisë.

Prishtinë, 21 qershor 2009

- Autori i letrës është zëvendësministër i Transportit dhe Postë - Telekomunikacionit dhe Kryetar i Degës së PDK-së në Pejë.

________________

Lexoni këtë letër të botuar në qershor 2009:

Letër e hapur Ramush Haradinajt

RAMUSH, KE UZURPUAR DHE KE PËRVETËSUAR NË EMËR TË LUFTËS!

Shkruan: Adem Grabovci - Prishtinë, 21.06.2009

http://pashtriku.beepworld.de/files/Kosova_09/qershor-09/20-26.09/adem_grabovci_letrehapurramushharadinajt_21.06.09.htm


______

P.S: Letrës publike të Adem Grabovcit drejtuar Ramush Haradinajt i ka paraprirë polemika Haradinaj - Grabovci, me plotë akuza e kundërakuza! Në vitin 2009 PDK-ja bashëkqeveriste me LDK-në, ndërsa AAK-ja ishte në opozitë. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në gjysmën e parë të qershorit 2009 kishte adresuar një sërë akuzash në adresë të qeverisë (PDK-LDK) me kryeministër, Hashim Thaçin. Z.Haradinaj veçanërisht kishte kritikuar, Ministrinë e Transportit për keqmenaxhim të parasë publike, për manipulime me tenderë dhe financimin e strukturave të SHIK-ut që drejtohej nga Kadri Veseli (i cili sot është kryetar i PDK-së në koalicion me Ramushin i nominuar për kryeministër!!!). Atëkohë Ministër i Transportit dhe i Telekomunikacionit në qeverinë Thaçi'1 ishte, Fatmir Limaj, (sot kryetar i NISMËS në koalicion me PDK-në e Kadriut dhe AAK-në e Ramushit!!!), ndërsa zëvendësministër ishte Adem Grabovci (kryeprotagonisti i Klanit PRONTO nga përgjimet telefonike të fundvitit 2011). "Është një skandal i madh kontraktimi i rrugës që shkon nga Fushë-Kosova deri në Sllatinë. Me dhjetëra manipulime janë bërë, çmimi, korrupsioni, vendosja e paqes me kompanitë kontraktuese që mos të ankohen etj" - kështu kishte deklaruar Ramush Haradinaj për këtë "abuzim", duke shtuar se 34 milionë euro investime për këtë rrugë është shumë çmim i lartë, i cili ka një zinxhir manipulimi. Kryetari i AAK’së me këtë rast pretendonte se nga Ministria e Transportit financohet SHIK-u, njerëzit e PDK-së që shkojnë për të krijuar shantazhe ose të ndërmarrin veprime nga këto para. Ndërkaq, zëvendësministrin e Transportit, Adem Grabovci, e kishte quajtur arkëtar të SHIK-ut. "Adem Grabovci është i ngarkuar nga qeveria për t’i paguar këto grupe për t’i krijuar epërsi PDK-së dhe për t’i shkaktuar dëme partive tjera politike në vend", ka thënë z.Haradinaj. Adem Grabovci akuzat e Ramush Haradinajt i ka cilësuar të pabazuara, e pa fakte, dhe të cilat kanë për qëllim linçimin dhe shantazhimin e tij.



Familja "PRONTO"!


_______________________

SHTOJCË PASHTRIKU.ORG

DOSJA E FAMILJES 'PRONTO'!

Më 28. 11. 2012, u publikuan disa përgjime telefonike të zyrtarëve më të lartë të Qeverisë dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilat shokuan opinionin publik me gjuhën e përdorur gjatë bisedave të tyre. Pas bërjes publike të përgjimeve telefonike, ka reaguar Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila e ka dënuar këtë akt, duke e quajtur falsifikim dhe të paligjshëm, si dhe ka kërkuar ndriçimin me urgjencë të këtij akti skandaloz dhe kundërligjor. Ndërkaq EULEX-i ka konfirmuar se përgjimet telefonike të Kryeministrit Hashim Thaçi dhe zyrtareve tjerë të lartë të PDK-së, nuk janë të falsifikuara (montuara), dhe se kishin të bënin me një proces gjyqësor kundë Fatmir Limajt. Janë publikuar disa biseda telefonike të Shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci me Kryeministrin - Hashim Thaçi, me Shefin e SHIK-ut - Kadri Veseli, me Kryetarin e Komunës së Skënderajt - Sami Lushtaku dhe Ministren për Integrim - Vlora Ҫitakun.

Kryeministri i atëhershëm i Kosovës Hashim Thaçi gjatë bisedave me shefin e grupit parlamentar të partisë së tij, Adem Grabovci, kryetarin e kuvendit Jakup Krasniqi e quan “Jakupovski”, derisa heziton të shkojë në Malishevë për të mbajtur një fjalim në 12-vjetorin e PDK-së nga frika se mos po “ia gjigav kush”.

Në një e-mail, që u është dërguar medieve, janë përgjimet telefonike të regjistruara në audio, dëgjohen duke biseduar zyrtarët më të lartë të PDK-së, përfshirë edhe ish-shefin e SHIK-ut, Kadri Veseli me Adem Grabovcin.


LAJMET E MBREMJES - SKANDALI I PERGJIMEVE - GRABOVCI - KTV


Në një bisedë tjetër dëgjohet duke folur Vlora Çitaku me Adem Grabovcin. Ajo thotë se sa të jetë Jakup Krasniqi do të jetë problem, ndërsa Grabovci i kërkon t’i punësojë dikë si praktikant në Ministrinë e saj. Biseda më shokuese duket të jetë në mes Adem Grabovcit dhe Sami Lushtakut, të cilët nuk i heqin nga goja të sharat në adresë të Jakup Krasniqit. Samiu e shanë më "nanë" Jakup Krasniqin dhe e quan "qen" dhe e pyet Grabovcin se pse nuk po e shkarkon partia! "Pasha allain…Patja kallxu venin nuk e kisha lan, bash me pas kan ai i biri i Adem Jasharit!" - i thotë Samiu - Ademit për Jakup Krasniqin!

Adem Grabovci dhe Sami Lushtaku fyejn keq Jakup Krasniqin






______________________

Më 1 gusht 2016, gazetari Vehbi Kajtazi në gazetën online: "Insajderi", boton shkrimin me titull: "Dosja e Shefave: Shteti në dorë të nëntokës":

Ju ftojë ta lexoni në vazhdim:

DOSJA E SHEFAVE: SHTETI NË DORË TË NËNTOKËS

VEHBI KAJTAZI / 01.08.2016/


Njeriu që mban gjallë fuqinë në prapaskenë të PDK-së së pushtetshme është Adem Grabovci. Koordinon të gjitha aktivitet e paligjshme të partisë. I luten të gjithë për kryerjen e favoreve. Ai iu nënshtrohet vetëm dy vetave: Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Adem Grabovcin të gjithë e thërrasin “shef”. I tillë është me veprime kur është fjala për të shpërdoruar autoritetin zyrtar.

Fuqia e tij dhe strukturës së Partisë Demokratike të Kosovës dëshmohet me një seri përgjimesh telefonike që ka siguruar Insajderi. Vetëm për dy muaj, nëntor – dhjetor 2011, ai punëson qindra njerëz, zgjedh dhjetëra kryetarë e anëtarë bordesh, drejtorë ndërmarrjesh e agjencish të pavarura.

Heq nga lista njerëz që në teste dalin të parët për pozita udhëheqëse. Ndërron komisione për konkurse. Madje i anulon konkurset në ato raste kur njerëz të tij nuk marrin pikë të mjaftueshme.

Pos kësaj, Grabovci punëson njerëz të vetë në Policinë e Kosovës, zgjedh prokurorë e gjyqtarë. Mes tyre, Sali Mekajn e bën kryetar të Gjykatës së Apelit, Sylë Hoxhën e bën kryeprokuror të Prizrenit. Kërkesa të shumta për ta takuar Grabovcin bën Haxhi Dërguti, atë kohë prokuror në Prokurorinë e Qarkut të Prishtinës. Aktualisht, Dërguti është kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit.

Gjithë këto veprime Grabovci i bën me dijeni dhe në bashkëveprim me Hashim Thaçin, president i Kosovës të cilin e quan “shef”.

Insajderi ka siguruar mbi njëmijë biseda të përgjuara telefonike të nxjerra me vendim gjykate të Adem Grabovcit, gjatë nëntorit dhe dhjetorit të vitit 2011. Ishte hetuar nga EULEX-i.

Asokohe, Grabovci, shef i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës hetohej për vepra penale të krimit të organizuar, shpërdorimit të detyrës zyrtare e lidhje kontratash të dëmshme. Këto veprime dyshohej se i kishte kryer gjatë kohës sa ishte zëvendësministër i Transportit dhe Postë-Telekomit.

Kjo ministri drejtohej nga Fatmir Limaj, i cili po përballet me një gjykim për vepra të njëjta penale për të cilat dyshohej Grabobvci.



Hetimi për Grabovcin ishte mbyllur në mungesë provash. Por, përgjimi i tre numrave telefonik ka zbuluar se Grabovci përdorte gjithë fuqinë dhe autoritetin zyrtar për të kryer punë në interes të njerëzve të tij, të militantëve partiakë dhe për të dëmtuar të tjerë që nuk i përkisnin linjës dhe interesit të tij.

Gazeta online Insajderi ka përzgjedhur një seri përgjimesh telefonike që lidhen me veprimet politike, ndërhyrjet në punën e Kuvendit dhe deputetëve, ndikimin ndërkombëtar mbi PDK-në dhe Hashim Thaçin dhe votimin me çdo kusht të dy ligjeve të kontestueshme atë kohë: atë për Qendrën Historike të Prizrenit dhe Ligjit për Hoqën e Madhe të Rahovecit.

Ndikimi i njerëzve të përgjuar shtrihet mbi secilin institucion të Kosovës, përfshirë pushtetet e pavarura. Ai ka ndikim mbi sistemin gjyqësor, atë prokurorial, mbi Policinë e Kosovës, mbi media siç është Televizioni Publik, disa gazeta ditore, mbi një televizion privat dhe mbi shumë gazetarë.

Grupi i tij politik kontrollon Universitetet, zgjedh për anëtarë bordesh zyrtarë të lartë partiakë si dhe cakton udhëheqës të këtyre institucioneve.

Gjithashtu, Grabobvci ka ndikim mbi biznese siç është kompania “Dukagjini” e Ekrem Llukës dhe kompanin.

“Devolli Group”, asokohe pronë e vëllezërve Shkelqim e Blerim Devolli.

Ndikim dhe punësime në institucione shtetërore kanë edhe djemtë e tij, Ngadhënjimi dhe Guximi.

Në këto përgjime Grabovci zbulohet duke i dhënë listë me emra njerëzish, drejtorit të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni për punësim në këtë institucion.

Insajderi do të sjell një seri bisedash të Grabovcit me Hashim Thaçi, Kadri Veselin, Shaip Mujën, Ramë Bujën, Ilhami Gashin, Hajdar Beqën, Latif Gashin, Azem Sylën, e zyrtarë tjerë shtetërorë e partiak.

Bisedat dëshmojnë veprimet dhe metodat e Thaçit për të mbajtur dhe forcuar pushtetin me çdo kusht.

Njerëzit me të afërm të tij janë Shkelqim Devolli me të cilin komunikon disa herë në ditë, Hajdar Beqën, Shaip Mujën, Ilhami Gashin e Ramë Bujën, etj.

Përgjimi zbulon po ashtu talljet e deputetëve të PDK-së me deputetët e pakicave. Serbët quhen “shkije”, ndërsa romët, ashkalitë dhe egjiptasit - “magjup”.

Insajderi ka kontaktuar me shumicën e protagonistëve, por ata kanë refuzuar të flasin për këtë çështje.

(Në transkriptim të bisedave mund të ketë lëshime të vogla teknike).

Dosja e Shefave: Shteti në dorë të nëntokës



__________

Burimi: http://www.insajderi.com/hulumtime/dosja-e-shefave-shteti-ne-dore-te-nentokes/


____________________________

Përgatiti për botim, kryeredaktori i pashtriku.org, Sheradin Berisha, 18 korrik 2017


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks