SHKRIMI
e diel, 17 shkurt 2019

BEDRI TAHIRI: ROLI I HASAN PRISHTINЁS NЁ SHPALLJEN E PAVARЁSISЁ SЁ SHQIPЁRISЁ

(Pashtriku.org, 29. 08. 2012) - Tё respektuar artistё e artdashёs tё mbarё Trojeve Etnike Shqiptare! Ёshtё nder dhe kёnaqёsi e veçantё qё nga ky event i madh kulturor, me zёrat qё flasin gjuhёn e perёndive, organizuar mu nё malin e shenjtё tё Dajtit historik, ku edhe trimat tanё tё lirisё, luftёtarёt e UÇK-sё dhe vetё komandanti legjendar, Adem Jashari, perfeksionuan artin luftarak, tё shpalosёsh kujtime pёr tё madhin Hasan Prishtina, i cili edhe e pёrgatiti shpalljen e Pavarёsisё sё Shqipёrisё nё Vlorё mё 28 Nёntor 1912. Dhe, e gjithё kjo nё fundshekullin e copёtimit tё shqiptarisё, kur veç jemi nё prag tё realizimit tё synimit tonё shekullor: Ribashkimit tё Trojeve Shqiptare, amanet edhe i Hasan Prishtinёs, i cili mё 12 gusht 1912, arriti ta çliroi kryeqytetin e vilajetit tё Kosovёs, Shkupin, dhe, kur bёhej gati ta shpallte Pavarёsinё e Shqipёrisё Reale, ngjarjet morёn rrjedhё tjetёr.

Tё nderuar pjesёmarrёs!

Sado qё tё flasёsh pёr figurёn mё tё ndritur tё kombit, Hasan Prishtinёn, nuk mund t’i dalim hakut, ngase Ai gjithçka dha e shkriu nga vetja, madje edhe jetёn, pёr Shqipёrinё e plotё, me Preshevё e Çamёri, me Tivar e Prevezё e deri te Molla e Kuqe, por, me pak fjalё, qё tё mos ju mёrzis, do tё pёrpiqem tё them diçka...

Kur, më 1771, një plak imëtak me emrin Ali, me qerren mbushur me plaçka, kapërceu kodrat e Galicës dhe zbriti në Vushtrri, askujt nuk i shkonte ndërmend se i nipi do të bëhej aq i madh, sa do ta trandë Perandorinë Turke në themel dhe do t’u prijë shqiptarëve në luftëra e beteja për çlirim e bashkim kombëtar. Ishte ky Ali Berisha i Polacit të Drenicës, i biri i Abdullah Aliut, njeriut të fundit të kësaj familjeje që vdiq dhe u varros në Polac.

Hasan Prishtina u lind në Vushtrri, më 27 shtator 1873. Deri më 1908 është quajtur Hasan Berisha- Polaci, gjegjësisht Hasan Vuçitërni, kurse prej kur zgjedhet deputet i Prishtinës, nënshkruhet Hasan Prishtina. Djaloshi kureshtar dhe inteligjent, mësimet e para i mbaroi në vendlindje, të mesmet në Selanik dhe Fakultetin e Drejtësisë në Stamboll.

Gjatë shkollimit fitoi kulturë të gjerë dhe u brumos me ide revolucionare e përparimtare evropiane. Ai shumë shpejt u bë një erudit i madh, dhe pos shqipes njihte mirë: anglishten, arabishten, frëngjishten, çerkezishten, greqishten, gjermanishten, italishten, serbishten dhe turqishten.

Si deputet shqiptar në Parlamentin turk ngriti zërin kundër barbarisë turke mbi shqiptarët dhe me diskutimet e tij të zjarrta trazoi gjithë Peradorinë. Largpamësinë e tij, për rrezikun që vinte nga Aleanca Ballkanike, si për perandorinë, si për shqiptarët, nuk donin ta kuptonin fare.



.......................................................


Hasan Prishtina është unikat edhe në fushën e arsimit kombëtar. Me nismën e tij, u organizua Kongresi i Alfabetit në Manastir (14- 22 nëntor 1908). Atë vit do të nisë punën edhe Shkolla Normale e Elbasanit, ku do të mësojnë edhe shumë nxënës nga Kosova, shumica me harxhimet e Hasan Prishtinës.

Kryengritja e Madhe në Kosovë, e vitit 1910, u shua me gjak nga Hilmi Pasha. Kjo e tmerroi Hasan Prishtinën, i cili u ngrit në Parlament, kërkoi që të shpërndahej menjëherë kabineti i Haki Pashës dhe i bëri me dije për shpërthimin e kryengritjeve shqiptare, në ballë të të cilëve do të dilte edhe vetë.

Më 5 maj 1912, Hasani, ashtu siç kishte paralajmëruar, doli në Drenicë dhe krerëve të tubuar në Kullë të Ahmet Delisë së Prekazit iu drejtua me një fjalë të zjarrtë, duke i shpallur luftë Turqisë, sepse: “Më mirë një pushkë në male se një thes fjalësh në Parlament”.

Besëlidhje dhe tubime të tilla u mbajtën kudo, por Kuvendi i Junikut (21-25 maj 1912), mori vendime për një kryengritje të përgjithshme, duke u dërguar fuqive të mëdha Memorandum prej 14 kërkesash, që më vonë do të njihen si “14 pikat e Hasan Prishtinës”.

As dorëheqja e xhonturqve mashtrues s’dha rezultate. Shqiptarët ishin të vendosur në kërkesat e tyre. I madhi Hasan Prishtina, qё ishte Truri i Lёvizjes Kombёtare Shqiptare, duke parё se 14 kёrkesat e tij, tё aprovuara nё Kuvendin e Junikut (21-25 maj 1912), nuk po jetёsoheshin nga xhonturqit mashtrues, pasi i çliroi radhazi qytetet e vendbanimet e Kosovёs, u vu nё ballё tё krerёve kryengritёs, tё cilёt pas veti kishin 30.000 luftёtarё sypatrembur dhe, vendosmёrisht, ia mёsynё Shkupit. Dhe, pasi e çliruan edhe kryeqendrёn e Vilajetit, bёn pёrgatitjet pёr ta shpallur Pavarёsinё e tё gjitha Trojeve Etnike Shqiptare, por ngjarjet morёn rrjedhё tjetёr

Nëse luftërat ballkanike për disa popuj ishin fatlume, se ua sollën lirinë, për shqiptarët e Kosovës ishin të kobshme, sepse u sollën robëri të re. Pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kosova u pushtua nga Serbia dhe Mali i Zi. Shumica e udhëheqësve dhe krerëve të Lëvizjes, në mesin e tyre edhe truri saj, Hasan Prishtina, ishin burgosur dhe mbaheshin në burgun e Kalemegdanit në Beograd.

Përkundër masave represive, të mbretërisë SKS, Çetat e lirisë, të udhëhequra nga Azem Galica, po vepronin kudo. Ai, bashkë me Hasan Prishtinën, me Hoxhë Kadriun, me Bajram Currin, me Sadik Ramën përgatiteshin për një kryengritje të përgjithshme në Kosovë.

Hasan Prishtina ishte i vendosur në rrugën e tij atdhetare e revolucionare. Ai nuk i trembej aspak vdekjes dhe letrën që vinte nga Vjena e përfundonte kështu: Mua në iden teme patriotike nuk ka mujt as nuk do të mund me më shtrue ari i të tanë botës, por as mënia e të tanë armiqvet. Ka me më shtrue vetëm vdekja!

Që nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912, Hasan Prishtina ishte i brengosur për copëtimin e Trojeve Etnike Shqiptare dhe nuk pushonte së vepruari në rrugën e nderit kombëtar. Ai mori pjesë edhe në përgatitjen e Kongresit të Lushnjës (1920) dhe, që nga prilli i vitit 1921, ishte zgjedhur deputet i Dibrës në Parlamentin Shqiptar.

Në këto rrethana shqetësuese, ai përpiqej të bëjë ç’është e mundur për të shpëtuar nga Shqipëria gjysmake. Më 8 dhjetor 1921, Këshilli i Lartë ia besoi formimin e Qeverisë. Kryeministri i ri, me vizione të qarta të bashkimit kombëtar e formoi kabinetin gjithpёrfshirёs, por, papritur u gjend përpara një situate të koklavitur politike. Pra, kabineti i tij nuk u pëlqye nga opozitarёt, zogistёt e esadistёt, andaj që të mos vinte deri te gjakderdhja vëllazërore, ai tërhiqet, duke dhënë dorëheqje pas katër ditësh. Ideali i Hasan Prishtinës ishte çlirimi i Kosovës dhe bashkimi i kombit shqiptar. Ai ishte i papajtueshëm me çdo përpjekje e insinuatë përçarëse, veri- jug, toskë e gegë. Në një fjalim në Parlamentin shqiptar më 1921, ai deklaroi:Unë nuk jam as toskë, as gegë, por jam shqiptar.

Jeta e atdhetarit të madh shqiptar në mërgim, pasi nё Shqipёri nuk i mbeti vend, po vështirësohej dita- ditës. I vënë në krye të organizatës “Komiteti i Çlirimit të Kosovës” besnikërisht përcolli rrjedhat e ngjarjeve në atdhe dhe për të gjitha këta raportonte në Lidhjen e Kombeve dhe në organet më të larta evropiane.

Mjafton tё pёrmendet letra e tij e datёs 22 korrik 1924 shkruar nё Athinё ku ngre problemin e shpёrnguljes sё shqiptarёve nga Preveza e Çamёria, nё tё cilёn shkruante:”Kemi informata se popullsia e sanxhakut tё Prevezёs dhe Çamёrisё, tue qenё shqiptarё e tue fol gjuhёn amtare, me propagandёn e nxitjen turbullues tё disa hoxhallarёve e bejlerёve fanatikё e si pasojё e presioneve tё qeverisё greke edhe dyzetmijё shqiptarё do t’i nёnshtrohen shkёmbimit”.

Sakaq në gjurmë të tij ishin lëshuar shumë shqipfolёs shpirtshitur, të cilët e ndiqnin këmba- këmbës. Kjo edhe e detyronte që shpesh t’i ndërronte vendbanimet, por jo edhe bindjet dhe qëndrimet. Sa ishte në Paris fati e goditi pamëshirshëm. Atje i vdiq bashkëshortja dhe bashkëveprimtarja, Igballe Prishtina. Ky qe grushti më i rëndë i jetës për këtë vigan të papërkulur.

Së fundi, i lodhur, i mërzitur, i vetmuar, i demoralizuar dhe i thyer shpirtërisht, u dëbua nga Vjena dhe u vendos në Selanik, në banesën ku jetonin e ëma dhe i vëllai, Ymeri. Ishte mesi i vitit 1933. Pas po e ndiqte edhe hija e tradhtisë. Spiuni i regjur, Ibrahim Çelo nga Resnja e Maqedonisë, i cili kishte mbi gjashtë muaj që po e përcillte, e nuhati dhe e gjeti edhe këtu.

Më 14 gusht 1933, në rrugën Çimisku të Selanikut, derisa po shëtiste, ai i doli Hasan Prishtinës pas shpine dhe e qëlloi me katër plumba. Krismat e këtij atentati jehuan larg e larg. Reagimet qenë të ndryshme. Tirana dhe Beogradi vrasjen e festuan si fitore të madhe. Kjo tregon se sa i rëndësishëm ishte Hasan Prishtina.

Për një kohë, emri dhe vepra e të madhit Hasan Prishtina, mbetën nën tisin e harresës. Madje, deri në vitin 1962, nga organet zyrtare shqiptare ai cilësohej si tradhtar i kombit. Në vitin 1977, eshtrat e tij u sollën nga Selaniku në Shqipëri. Ata u varrosën në Varrezat e Dëshmorëve, në Kukës. Me dekret presidencial nr. 435, datë 26.01.1993, atdhetari dhe luftëtari Hasan Prishtina është dekoruar me Urdhrin e Lirisë të Klasit të Parë, me këtë motivacion:”Udhëheqës dhe organizator i shquar i kryengritjeve gjithëkombëtare për pavarësinë që sollën krijimin e shtetit shqiptar në vitin 1912”.

Në Kosovë puna qëndroi më ndryshe. Patriotin demokrat, Hasan Prishtina, populli e mbajti në mendje e në zemër. Mirëpo, pushteti antipopullor sllavo-komunist e anatemoi dhe e ndaloi dhunshëm. Emri dhe bustet e tij nëpër shkolla e institucione të tjera ishin caqe të vandalëve mesjetarë të stepave karpatiane.

Sot, më shumë së kurrë, është koha që kjo figurë e shquar dhe e nderuar kombëtare, të vlerësohet drejt dhe t’i jepet vendi i merituar në historiografinë tonë e në Altarin e Pavdekësisë. Mbase, këtu do të vlente edhe mendimi i Fan. S. Nolit kur thotë: “Çdo heroi në histori i është dashur të kalojë përmes tri fazave: të glorifikimit, të asgjësimit dhe të rivlerësimit”.



..............................................


Përndryshe, mos ta harrojmë thënen e tij:“Dhe para se gjithash, ruhuni nga mallkimi i historisë dhe mos e harroni atë kur jepni mendimin tuaj!

Mali i Dajtit, 26 gusht 2012

- Kumtesё e lexuar nё Festivalin Poetika mbarёkombёtare “Ndue Bytyçi”, organizuar nga Shoqata “BYTYÇI” në Tiranë e mbajtur nё Malin e Dajtit, mё 26 gusht 2012.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks