SHKRIMI
e diel, 16 shkurt 2020

MEHMET HAJRIZI: SHËNIME PËR VEPRIMTARIN - KADRI ZEKA (27)

Pashtriku, 25 dhjetor 2019:

7. SHËNIME PËR VEPRIMTARËT 1)

7.1 Kadri Zeka


I lindur më 25 prill 1953 në Poliçkë të Dardanës. Shkollën e mesme e mbaroi në Gjilan, kurse juridikun, dega e gazetarisë e regjistroi në Prishtinë më 1972.

Kadriu në fëmijërinë e tij u ndikua dhe u frymëzua nga trimat e atyre anëve, si Muharrem Fejza, Sylë Zarbica, Gjon Serreqi, Mulla Idrizi, Metush Krasniqi etj.

Me t’u shpërngulur familja e tij në Gjilan, Kadriu arriti të krijonte rreth të ri shokësh. Më 1973 organizohet në GRK bashkë me Rexhep Malajn dhe Hydajet Hysenin, për t’u bërë vetëm pas dy vitesh anëtar i Komitetit Drejtues.

Punoi fillimisht një kohë në arsim, pastaj si gazetar në Radio Prishtinë.

Në prill 1978, pasi hidhet në ilegalitet të thellë, kalon në Zvicër, ku i riorganizon radhët e GRK bashkë me Hasan Malaj dhe Kadri Abdullahun, zgjerojnë radhët, vënë kontakte me diplomatë shqiptarë në Evropë dhe me përfaqësues të lëvizjeve çlirimtare të huaja. Kadriu jashtë bën të mundur botimin e “Liria”-s dhe të publikimeve të tjera të saj dhe organizon sjelljen e tyre në Kosovë.



Kadri Zeka (1953 - 1982)


Kadri Zeka hyn në radhën e veprimtarëve më të përparuar, jo vetëm të plejadës që i përkiste, por edhe të gjithë periudhës së pas Luftës së Dytë Botërore. Me aftësitë e tij organizative dhe me kapacitetin intelektual, ai i dha jetë dhe seriozitet Lëvizjes së kohës kur veproi.

Veprimtaria patriotike e Kadri Zekës mund të ndahet në dy periudha të barabarta për nga rëndësia: njëra brenda dhe tjetra jashtë atdheut. Aktiviteti në Kosovë kishte vështirësitë e një rruge për shumëçka të pashkelur deri atëherë në përvojën e Lëvizjes Kombëtare. Lëvizja po kalonte një varg sprovash të natyrës së rritjes dhe të reformimit të saj.

Një rol të veçantë dhe shumë të rëndësishëm në ngritjen e saj, ndërgjegjësimin e masave dhe në avancimin ndërkombëtar të çështjes së Kosovës, e ushtronte edhe Shqipëria. Në ndërtimin e marrëdhënieve tepër të mprehta dhe të ndjeshme, si ato me Shqipërinë, Kadriu vepronte me kujdesin e neurokirurgut dhe me sensin e hollë, me shkathtësi e guxim intelektual, virtyte këto që gërshetoheshin mrekullueshëm në personalitetin e tij si diplomat.

Një nga sprovat më të rënda të Lëvizjes në fillim të viteve tetëdhjetë ishte koordinimi i strukturave të saj të ndara gjithandej Kosovës e në mërgatë dhe bashkimi i energjive militante në një front të vetëm. Në këto përpjekje Kadriu u shqua si personalitet i rrallë i kombit.

Ai kontribuoi shumë për botimin e organit “Liria”, kurse trajtesat e tij në fushë të teorisë vepruese të lëvizjes, mbeten për brezat e mëpastajmë, jo si një thesar muzeal, por bazë e shkëlqyer dhe udhërrëfyese për të vazhduar rrugën e ndjekur prej tij. Shumë nga shkrimet e tij, disa prej të cilave janë të para tridhjetë vjetëve, e kanë ruajtur në mënyrë shembullore aktualitetin deri në ditët tona.

Aktivitetit të gjatë dhe gjithnjë më intensiv të dëshmorit i ranë në gjurmë agjentët e sigurimit të pushtuesit, prandaj ai u detyruan, me dhembje t’ia kthente shpinën Kosovës së tij të shtrenjtë, për të emigruar në Zvicër.

Pas më shumë se tre vjet veprimi të pareshtur jashtë, dora gjakatare e UDB-së jugosllave arrin në Gjermani, ku organizon atentat kundër Kadri Zekës dhe vëllezërve, Jusuf e Bardh Gërvalla më 17 janar 1982.

Kishte kaluar një natë e gjatë sa shekujt “syrgjyn gjallë e syrgjyn vdekur”, kur më 2002 eshtrat e Kadriut u kthyen në atdhe.

VIJON ...

________

Fusnotat:

1. Në pamundësi që të shkruhet për të gjithë veprimtarët e shumtë, shënimet e siguruara nga disa prej tyre botohen në vazhdim duke pasur parasysh të rënët nga radhët e Organizatës, anëtarët e organeve udhëheqëse të saj, stazhin e gjatë të veprimtarisë, dënimin me shumë vite burg, përfaqësimin krahinor, gjinor e shoqëror dhe të strukturës organizative.

***

MEHMET HAJRIZI: PUSHIMI I VEPRIMTARISË SË OMLK-së (MAJ 1982) DHE NDIKIMI I SAJ NË LËVIZJEN KOMBËTARE NË VITET VIJUESE (26)

http://www.pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=9445


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks