SHKRIMI
e diel, 29 mars 2020

MEHMET HAJRIZI: SHËNIME PËR VEPRIMTARINË E BINAK ULAJT (40)

Pashtriku, 24 shkurt 2020:

7.17 Binak Ulaj

Është lindur më 15.3.1944 në Vuthaj të Plavës në Mal të Zi. Ka mbaruar Fakultetin Filozofik, dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Ka punuar në arsim në Vrellë, Prishtinë, Kastriot, Sllatinë, etj.


Në formimin e tij atdhetar kanë ndikuar, fakti që ishte lindur dhe ishte rritur pranë kufirit që ndante atdheun, ku i pa drejtpërsëdrejti veprimet e organeve shtetërore, policore e ushtarake të RFSJ-së për shkombëtarizimin e shqiptarëve dhe për shuarjen e dashurisë që këta kishin për vëllezërit e tyre të përtej kufirit, mërzia e nënës për të afërmit e vet që jetonin në krahun tjetër të atdheut, nga të cilët ishte ndarë për së gjalli, rrëfimet e gjyshit të tij, njohja dhe qëndrimi i shpeshtë në familjen e Meriman Brahës, në Prizren, të cilën e konsideronte si institucion familjar i atdhetarizmit, letërsia, veçmas ajo e Rilindjes Kombëtare, programet e Radio Tiranës dhe literatura ilegale nga Tirana. Ligjëratat e profesorëve nga Tirana, e veçmas e profesorit Dhimitër Shuteriqi, jepnin porosi të qarta për ngritjen dhe formimin atdhetar të të rinjve studentë ndër të cilët ishte edhe Binaku.



Binak Ulaj


Veprimtaria e organizuar patriotike e tij zë fill në vitet gjashtëdhjetë, bashkë me Idriz Zeqirajn, Xhafer Shatrin, Zenel Ulajn dhe më vonë me Kadri Osmanin, Jashar Alinë, Mehmet Hajrizin etj.

Në GRK, përveç me anëtarët e Komitetit Drejtues, ku ishte përgjegjës për shtypin, në celula vepronte edhe me anëtarët Kadri S. Ulaj nga Vuthaj, Halil L. Goçaj, Vuthaj, Çelë Sh. Hasangjekaj, bajraktar i fshatit Martinaj, tani në Amerikë etj.

Lidhur me traktin e shpërndarë me rastin e njëvjetorit të demonstratave të vitit 1968, më 28.11.1969 arrestohet dhe dënohet me një vit burgim, kurse më 5.5.1974, arrestohet sërish bashkë me Kadri Osmanin dhe dënohet me pesë vjet burgim.

Me ndihmën e Rexhë Mustafë Gjonbalajt, profesor në gjimnazin e Pejës, dhe Zenel Ulajt, Binaku kishte shfrytëzuar dasmën e kushëririt dhe më 12 tetor 1968, e kishin ngritur në Vuthaj, për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore Flamurin Kombëtar, që të nesërmen dasmorët vuthjanë, me flamur të shpalosur, të kalonin nëpër Guci, Plavë, Morinë, Velikë, Pejë, Ilixhe duke arritur në fshatin Vrellë të Burimit (ish-Istog), ku priten me gëzim të papërshkrueshëm nga miqtë Dakaj dhe shumë të ftuar.

Nëpërmjet Idriz Zeqirajt, i cili në shtator të vitit 1968, kishte kaluar ilegalisht në Shqipëri, ai siguronte vepra të ndryshme politike, publicistike, por edhe letrare, të cilat i sillnin vëllai i Zeqirit, Seferi, që punonte në Gjermani, dhe axha i tij, Rexhepi, që punonte në Francë, duke u bërë kështu furnizuesit kryesorë, për vite të tëra, me literaturë ilegale, që shpërndahej dorë më dorë në gjithë Kosovën. Nëpërmjet Binakut, GRK-në e ka ndihmuar edhe Tafë Zeqiraj, duke u përkujdesur për teknikën e tij. Për veprimtarinë e tyre, organet e SHS-së, në vitin 1972, do ta arrestojnë Rexhepin dhe dënojnë me disa muaj burg, ndërsa Seferi për vite të tëra nuk kishte guxuar të vinte të prindërit e vet.

Në nëntor të vitit 1969, bashkë me Kadri Osmanin e kanë përpiluar traktin “Kushtrimi i Kosovës”, të cilin e ka shumëzuar Selami Helshani, student nga Mitrovica. Pas shpërndarjes së traktit ata zbulohen brenda një kohe të shkurtër, burgosen dhe Gjykata e Qarkut në Prishtinë, më 9.3.1970, i dënon “për vepër penale propagandë armiqësore nga neni 118. paragrafi I i Kodit penal...”. Binak Ulajn, një vit burg të rëndë, Kadri Osmanin dhe Selami Helshanin, nga dhjetë muaj burg, ndërsa Gjykata e Qarkut në Pejë i dënon, Xhafer Shatrin, tetë muaj burg ndërsa Zenel Ulajn dhe Islam Blakajn, nga pesë muaj burg.

Viti 1973 do të jetë vendimtar për intensifikimin e veprimtarisë së Binakut dhe të GRK-së. Në projektin e Statutit të Grupit revolucionar, përveç të tjerash përcaktohej se kjo Organizatë ishte: “...pararojë në luftë për bashkimin e atdheut, bashkimin nacional dhe territorial përmes revolucionit të armatosur”.

Pas lirimit nga burgu, në vitin 1973, e kanë larguar nga puna në arsim, në emër të Letrës së Titos, siç e quanin vendimin e KQ të LKJ-së, kurse pas vuajtjes së dënimit të dytë me burg të rëndë (1974-1979), pasi kishte konkurruar në afro tridhjetë organizata, në vitin 1980, ishte pranuar të punojë në shkollën fillore në fshatin Sllatinë e Madhe të Fushë-Kosovës.

Pas daljes nga burgu, në maj të vitit 1979, duke parë se Lëvizja ishte ngritur në një nivel shumë më të lartë organizimi, duke marrë kështu përmasat e një lëvizjeje të gjerë ilegale, që do të kurorëzohet me Pranverën e Madhe të vitit 1981 dhe duke qenë i përcjellë nga organet e SHS-së, por edhe për shkaqe personale, nuk mund të vazhdonte me të njëjtin përkushtim veprimtarinë ilegale.

Gjatë demonstratave të Pranverës së Madhe 1981, e kanë burgosur në emër të të ashtuquajturit izolim, siç vepruan edhe gjatë demonstratave gjithëpopullore kundër pezullimit të gjysmautonomisë së Kosovës, në mars të vitit 1989.

Nga viti 1993 deri në vitin 1996, ka qenë anëtar i Kryesisë e prej vitit 1996 deri në vitin 2000, nënkryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut, me seli në Prishtinë.

Një kontribut të veçantë ka dhënë gjatë punës së tij në Gjimnazin “Xhevdet Doda” të Prishtinës, prej vitit 1993 si profesor i gjuhës dhe i letërsisë shqipe dhe, më pas, prej vitit 1996 deri në vitin 2003 si drejtor i këtij gjimnazi, kur kjo shkollë ishte shndërruar në qendër, jo vetëm të atyre që e përkrahnin UÇK-në, por edhe të atyre që u bashkoheshin radhëve të saj. Revista e kësaj shkolle, “Gjimnazisti”, e themeluar prej tij, me përmbajtjen e saj, ishte bërë zëdhënëse e UÇK-së dhe shpërndahej edhe në zonat e luftës.

Është i martuar dhe baba i katër fëmijëve.

Jeton me familjen në Prishtinë.

VIJON ....

____________________

MEHMET HAJRIZI: SHËNIME PËR VEPRIMTARINË E XHAFER SHATRIT (39)

http://pashtriku.org/?kat=64&shkrimi=9661


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks