SHKRIMI
e diel, 13 qershor 2021

Xhemajl Pllana: Adem Demaçi BALLI i qëndresës për çlirimin e Shqipërisë këndej Drinit dhe bashkimin e saj me Shqipërinë andej Drinit

Prishtinë, 17 mars 2021: Adem Demaçi në gjykatën e Jugoserbisë në Prishtinë (1959): “Prej këtu ku jam po ju them edhe një herë se nëse Serbia e Jugosllavia nuk heqin dorë nga okupimi i Kosovës dhe nëse nuk lejojnë që Kosova të shkëputet nga Jugosllavia e t’i bashkohet Shqipërisë, atëherë nuk do të ketë paqe as në Ballkan, as në Jugosllavi, as në Serbi. Nëse Serbia do të vazhdojë me këtë politikë ndaj shqiptarëve, një ditë Serbia ka për t’u bërë shkaktare e shpartallimit të krejt Jugosllavisë dhe në fund, do të mbetet edhe pa Kosovën. Kaq.”


Adem Dema, jeta e të cilit shkonte nga burgu në burg, u bë fanar i frymëzimit dhe qëndresës. Ai, pas viteve të 60-ta, u vu në ballë të luftës për liri dhe bashkim kombëtar, ai ishte frymëzimi ynë, ai ishte simboli dhe ideologu kryesor i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare për Shqipërinë këndej Drinit (e pushtuar nga Jugosllavia)


Adem Demaçi u lind më 26 shkurt të vitit 1936, në fshatin Lupç, të komunës së Besianës (Podujevë). Ai, qysh si gjimnazist, kishte formuar Shoqërinë Kulturore “Shkëndija”. Si 17-vjeçar (1953) kishte botuar tregimet e para letrare në gazetën “Rilindja” dhe në revistat “Zani i Rinisë” e “Jeta e Re”. Ai, me tregimin “Kthimi”, bënte thirrje të hapur kundër shpërnguljes së shqiptarëve për në Turqi. Në dimrin e vitit 1955 – 56 pushteti jugoserb kishte filluar fushatën për mbledhjen e armëve në Kosovë. Me këtë, pushtuesi donte të fuste frikë e tmerr në popull, për ta braktisur dhe boshatisur me çdo kusht Kosovën dhe viset e saj. Njerëzit nxirreshin prej shtëpive dhe keqtrajtoheshin nëpër borë e acar, derisa lëkura u binte si pendla e pulave, thoshte Adem Demaçi. Në vitin 1958, në revistën “Jeta e Re”, kishte botuar romanin e tij të parë: “Gjarpinjtë e gjakut”. Ai, nëpërmjet romanit, kritikonte traditën kanunore të hakmarrjes. “Jo atyre që janë trima me e ngrehë gishtin e krimit, por atyre që janë trima me e shtri dorën e pajtimit!”, – shkruante ai. Me këtë, në esencë, u bënte thirrje shqiptarëve që t’i lënë vëllavrasjet, e t’ia kthejnë pushkën pushtuesve. Ai, në vitin 1958, e kishte refuzuar ftesën për anëtarësim në Lidhjen e Komunistëve të Jugosllavisë.



“Nëse duam të mos derdhet gjaku dhe të ruhet paqja, Kosova duhet urgjentisht të shkëputet nga pushtimi jugosllav dhe të bashkohet me nënën e vet – Shqipërinë”!

Adem Dema, për herë të parë burgoset më 19 nëntor të vitit 1958. Arsyeja e arrestimit, ishte: ”Veprimtari armiqësore kundër rregullimit shtetëror të RFPJ-së, si angazhim i drejtpërdrejtë për shkëputjen e territorit të Kosovës nga shteti Jugosllav dhe njësimin e saj me Shqipërinë”. Ndërsa, para se të nisej gjykimi, më 19 shkurt 1959, Momçilo Canoviç, e “këshillonte”: ” Nëse u përmbahesh deklaratave të pendimit që i ke nënshkruar, s’do ta besosh as vetë se sa lehtë do të kalosh ”. Ndërsa, Demaqi ia kishte kthyer: “Deri këtu e keni pasur ju, kurse tash e tutje e kam unë në dorë. Këto akuza s’janë veçse një pjesë krejt e vogël dhe bile më e buta e atyre që i kam thënë. Unë kam thënë edhe se, që nga vetë formimi i shtetit serb më 1878, politika serbe ka qenë gjithmonë politikë armiqësore ndaj shqiptarëve dhe cenuese ndaj tokave të tyre. Pavarësisht se kryengritësit shqiptarë, në tetor të vitit 1912, i çliruan e i bashkuan tokat shqiptare, shteti serb, nga tetori i të njëjtit vit, bashkë me Malin e Zi, sulmoi dhe pushtoi më shumë se gjysmën e këtyre tokave. Kam thënë edhe se, në mbledhjen e Kuvendit Antifashist të Kosovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit, të mbajtur në verë të vitit 1945, në Prizren, regjimi serb padrejtësisht i likuidoi e i burgosi ata deputetë që kërkuan respektimin e Rezolutës së Bujanit për vetëvendosje dhe që e kundërshtuan vendimin për bashkëngjitje të Kosovës me Serbinë. Kam thënë edhe se terrori policor mbi fshatarët në dimrin e vitit 1955/56 dhe burgosja e dënimi i grupeve të të rinjve shqiptarë në Prishtinë e Shkup, kishte për qëllim t’i shtonte e t’i përshpejtonte flukset e shpërnguljes së shqiptarëve për në Turqi…”.

Gjatë procesit gjyqësor, kishte ndërhyrë prokurori Rakoçeviq, i cili nuk e kishte lejuar Demaqin të vazhdonte më tutje.

Pas dëgjimit të dëshmitarëve, gjykatësi Kallugjeroviq, i kishte ofruar të akuzuarit, Adem Demaçi, ta thotë fjalën e vet, si shans i fundit për t’u distancuar nga qëndrimet që i mbronte me ngulm, ndërsa ai, kishte deklaruar:

“Prej këtu ku jam po ju them edhe një herë se nëse Serbia e Jugosllavia nuk heqin dorë nga okupimi i Kosovës dhe nëse nuk lejojnë që Kosova të shkëputet nga Jugosllavia e t’i bashkohet Shqipërisë, atëherë nuk do të ketë paqe as në Ballkan, as në Jugosllavi, as në Serbi. Nëse Serbia do të vazhdojë me këtë politikë ndaj shqiptarëve, një ditë Serbia ka për t’u bërë shkaktare e shpartallimit të krejt Jugosllavisë dhe në fund, do të mbetet edhe pa Kosovën. Kaq.”

Ndërsa, prokurori Rakoçeviç kishte reaguar duke thënë: “Ju i keni pasur punët mirë, keni botuar një roman me tregime. Juve nuk ju ka munguar kurrgja hiç”. Adem Demaqi, i ishte përgjigjur: “Ndoshta mua nuk më ka munguar kurrgja, por populli im është në gjendje të keqe”. Prokurori kishte ndërhyrë, - “Ah, d.m.th., ju e paskeni hallin e popullit…?” Ndërsa, ai ia kishte kthyer, - “Unë e kam vetëm hallin e popullit. Asgjë tjetër”.

Më 17 mars të vitit 1959, ai ishte shpallur fajtor, nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë dhe ishte dënuar me 5 vjet burg të rëndë, për propagandë armiqësore kundër rregullimit shtetëror të RSFJ-së. Pas daljes nga burgu, ai nuk e kishte ndërprerë për asnjë moment aktivitetin politik. Kështu, në shtator të vitit 1963, Adem Demaqi, së bashku me Fazli Graiçevcin, Zeqir Gërvallen, Azem Beqirin, Abdyl Lahun, në Prishtinë kishin themeluar organizatën: “Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve”. (1)

Shtrirja e organizatës, ishte bërë në pjesë të ndryshme të Kosovës, dhe ishin formuar disa komitete: Komiteti i Prishtinës, në krye me Xhafer Mahmutxhikun; në Mitrovicë me Zeqir Gërvallën; në Gjakovë me Kadri Kusarin; në Gjilan me Rexhep Elmazin; në Pejë me Ramadan Shalën etj.

Baca Adem, ka qenë i pa kompromis. Lidhur me vendimin e tij për hyrjen në rrugën e aktiviteteve politike, thoshte, – “Kur vendosa ta formoja organizatën ilegale, Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve, e mora një copë letër dhe e shkrova emrin Adem Demaçi, pastaj me një fije shkrepëse e dogja. I thashë vetes, se ti edhe mund të mos jesh më në këtë jetë. Kështu që edhe u përshëndeta nga të gjithë sentimentalizmat. U përgatita të ndahesha edhe nga nëna, gruaja, fëmijët. Kështu, as arrestimi e as vetë burgu nuk më janë dukur si diçka e rëndë, sepse kur njëherë vendos se nuk je më, atëherë të gjitha gjërat që mund të të ndodhin i pranon në mënyrë krejt të qetë. Natyrisht, ishte e vështirë të merret një vendim i tillë”, - thoshte ai.

“Unë kam simpati për Shqipërinë. Jugosllavia pa të drejtë po e mbanë Kosovën në kuadër të vet. Jugosllavia, duke e ndarë popullin shqiptar në dysh, po e dëmton edhe mundësinë e përparimit të vet dhe të ndërtimit të socializmit”, – thoshte ai para trupit gjykues, gjatë procesit të hetimeve.

Vizita e nënës Nazife në burgun e Prishtinës

Me këmbëngulje të vazhdueshme ajo arriti që ta vizitojë djalin e saj në burg.“…udbashi Momçilo Canoviç, i thotë Adem Demës: “nëna jote na bëri telashe duke kërkuar të të shoh. Ne, për hatrin e saj, si nënë që është, e bëmë këtë lëshim, edhe pse, sipas ligjit, para gjykimit nuk lejohen vizitat. Ti nuk e meriton, por ajo është nënë”.

“U hap dera dhe hyri nëna, përse moj nënë ke ardhur ? Me disa ëndrra u bëra pak si merak e thash…! – ia ktheu nëna. Aktakuzën e kam marrë. Nëse më dëgjon mua, ti nuk vjen fare në gjykim…Përse bir?! – pyeti nëna me habi. Paj ndoshta mërzitesh e…Çfarë mërzie? – ngriti zërin nëna. Në konop me të qitë se nana pesë pare nuk i jep! Moma u mërdhez e u kall. Mjaft! Vizita mbaroi! – hapi derën dhe duke u përmbajtur me mundim, i tha nënës, – hallo, shko!

Pasi doli nëna, Moma m’i nguli sytë e kaltër e tha si vet më vete. Tash e kam të qartë përse ti je i këtillë, – dhe iu drejtuar Demaçit në shqip, – Ta dishë se unë e di shqipen ujë.



Prandaj, idetë e tij, programi politik puro kombëtar, aktivitetet, shkrimet e fjalimet, sakrifica e vuajtjet titanike nëpër burgjet serbosllave, të bacës Adem Demaçi, ishin program kombëtar, ishin ideal e frymëzim për veprim e për sakrificë për ne, për brezat e sotëm e të nesërm, deri në realizimin e qëllimeve tona sublime kombëtare. Prandaj bacës Adem Demaqi, i shkon dhe i takon më shumë se çdo kujt tjetër epiteti i Arkitektit të Pavarësisë nga Serbia, të Lirisë dhe Bashkimit Kombëtar. Ai ishte dhe mbeti deri në fund të jetës së tij i papërkulur, i pamposhtur dhe i pakrahasueshëm. Prandaj baca Adem e përmbushi amanetin e tij prej vizionari, strategu politik e kombëtar. Prandaj, Baca Adem, tashmë e meriton t’i këndohen këngë e t’i thuren vargje, sepse ai vazhdimisht na porosiste, që ato mos t’i këndoheshin për së gjalli. Sepse, “i gjalli ka kohë për t’u koritur”, thoshte Baca. Sepse, “atdhetari duhet të luftoj deri në fund, për të vërtetën, për vendin dhe për popullin e vet. Prandaj, vetëm kur të vdes, i pa koritur, vetëm atëher ai e meriton t’i këndohet”, na thoshte Baca Adem.

“Demaçi, Mandela i Kosovës apo “Mandela, Demaqi i Afrikës së Jugut”!?

Nëse analizohet drejtë jeta e të burgosurve politikë në Afrikën e Jugut (të administruar nga personeli anglez) dhe jeta e të burgosurëve politikë shqiptarë (të administruar nga personeli shovinist serbosllav) ky cilësim ose ky krahasim mes Demaçit dhe Mandelës duket i padrejtë. Nëse analizohet infrastruktura e burgjeve (madhësia e dhomave, ndriçimi, ushqimi, higjiena, etj.) ky cilësim, prap duket i pakrahasueshëm.Nëse bëhet krahasimi përnga puna e detyrueshme, përnga trajtimi i të burgosurve, kohëzgjatja e izolimit (vetmisë), ky cilësim duket i padrejtë. Poashtu, nëse analizohet qëndrimi në një dhomë me kriminel ordiner e me të sëmurë mental etj., etj., përsëri ky cilësim është i pakrahasueshëm. Prandaj, konsideroj se është i padrejtë “shpallja” e Adem Demaçit si “Mandela i Kosovës”, sepse në të gjitha aspektet e vuajtjes së dënimit nëpër burgjet e të dyja vendeve, Adem Demaçi ia kalon Mandelës, prandaj nëse veç duhet të bëhet një krahasim i tillë, atëherë, më i drejtë do të ishte që Mandela të quhej “Demaçi i Afrikës së Jugut”.

______________

[1] Novosella, Selatin: Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve I (dokumente arkivore). SHBPK. Prishtinë, 2013, fq.37.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks