SHKRIMI
e diel, 13 qershor 2021

PROF.DR.BEGZAD BALIU: U VRANË SEPSE DËSHIRONIN KOSOVËN TË LIRË

Pashtriku, 18 mars 20201: (Tragjedia e 17 janarit 1982 dhe jehona e saj në mjetet e informimit botëror)

Menjëherë pas ngjarjeve të vitit 1981, pushteti policor jugosllav, i vendosur në Kosovë, tërë vitin në vazhdimësi, ndërsa 3-4 muajt e parë në veçanti, do t’i përshkojë me “dënime drakonike” (Frankfurter Allgemaine Zeitung”), me ndjekje, me gjyqe të montuara e të caktuara ekskluzivisht për këtë kohë, me dhunë, me ushtrime të veçanta policore, “të përforcuara me mijëra funksionarë të sigurimit” (AP), me ushtrime ushtarake “më shumë se sa rutinore” (Radio Vjena), me “ekscese personale e kolektive”. Përvjetorin e parë të demonstratave të ’81-shit shtypi botëror dhe mjetet e tjera të informimit do ta presin bashkë me një ngjarje tragjike dhe tronditëse për opinionin shqiptar dhe më gjerë.


Më 17 janar nga dora e zezë do të vriteshin tre patriotët shqiptarë, të cilët me vite e bartnin mbi supe flamurin e marshit kombëtar në Kosovë e Jugosllavi për liri e bashkim komëtar. Krimin e përgjakshëm menjëherë do ta shënonin dhe dënonin të gjitha agjencitë botërore, në të shumtën e herave pavarësisht nga mjetet e informimit jugosllav dhe politikës së saj të ditës, e cila do të krijonte e herë pas here do të tentonte ta hijesojë të vërtetën rreth krimit në Gjermani. Mjetet e informimit botëror: ROJTER, AP, UPI, BBC, DPA etj., duke pasur parasysh edhe disa raste konfliktesh në mes të individëve dhe grupeve të caktuara në shtetet perëndimore, krimin do ta shikonin si të zakonshëm, do të nënvizonin: “fjala është për jugosllavët e nacionalitetit shqiptar…”.

Dëshironin Kosovën të lirë

Që nga 18 janari burim i fuqishëm dhe serioz do të jetë gazeta gjermanoperëndimore “Die Welt”, e cila në faqen e parë do të njoftojë krimin nën titullin “Jugosllavët e vrarë dëshironin Kosovën të lirë”. “Tre shqiptarë nga Jugosllavia të cilët u vranë të hënën në mbrëmje në Untergrupenbach, në Heilbran, ishin angazhuar aktivisht për krijimin e Republikës së Pavarur të Kosovës”. Gazeta pastaj do të njoftojë se “në Kosovë jeton pakica shqiptare, e cila kohëve të fundit edhe në botën e jashtme dënon ashpër diskriminimin politik që udhëheq Beogradi”. “Drejtoria krahinore për kriminalitet, për shkak të prapavisë politike, këtë rast ia ka paraqitur një komisioni special”. “Dy prej tri viktimave, janë vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla (31 dhe 36-vjeçarë). Viktima e tretë është Kadri Zeka (28 vjeçar). Përfaqësuesi i Drejtorisë Krahinore për Kriminalitet e përshkroi ngjarjen duke theksuar: “36-vjeçari Jusuf Gërvalla, para se të vdiste ka deklaruar se për këtë sulm përgjegjës është shërbimi i fshehtë jugollav, UDB-ja…”.

Një ditë më vonë, më 19 janar, Radio Londra (BBC), jep edhe theksime të veçanta të policisë gjermane, se “udhëheqja jugosllave ka lajmëruar më herët se vëllezërit Gërvalla kanë qenë liderë të një organizate. Policia nuk jep kurrfarë të dhënash të veçanta, por njofton se dyshohet për vrasje me prapavijë politike. Fjala është për lëvizjen për pavarësinë e Kosovës, që kërkon pavarësinë qysh nga fundi i viteve të 60-ta”. Gazeta italiane “Koriere dela sera” sjell artikullin e Etora Pete me titull: “Emigrantët shqiptarë nga Kosova në shënjestër të shërbimit sekret”.

Të dhënat e të gjitha agjencive dhe gazetave me ndikim në botë janë të rëndësishme për shkak të mënyrës së komentimit, theksimeve të posaçme dhe lidhjes së tyre me tema tjera të kohës. Vendin e ngjarjes dhe mënyrën e krimit e përcjellin në të njëjtën mënyrë të gjitha agjencitë. Po atë ditë gazetat belge “Le soar” dhe “Dernier” në vend të dukshëm njoftojnë për krimin. Më 20 janar gazeta në gjuhën angleze “Dejli jomijuri” dhe gazeta më e kërkuar në Japoni “Jumijuri shimbun” sjell lajmin e agjencisë AP nga Shtutgarti me titull “Tre jugosllavë u vranë nga pusia në Gjermaninë Perëndimore”, uke përfunduar se “njëri nga ata, para vdekjes akuzoi policinë jugosllave për vrasjen e tre aktivistëve që merreshin me shkëputjen e Kosovës nga Jugosllavia dhe bashkimin me Shqipërinë”.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks