SHKRIMI
e diel, 13 qershor 2021

ET’HEM ÇEKU: JUSUF GËRVALLA DHE SHTYPI ILEGAL I KOSOVËS

Pashtriku, 19 mars 2021: Me përparimin e shkallës së zhvillimit të ilegales shqiptare në Kosovë, me rritjen e numrit të grupeve e të organizatave ilegale, me rritjen e anëtarëve dhe të përkrahësve të këtyre grupeve e organizatave, të cilat arrinin në qindra e mijëra, me krijimin e kushteve për masovizimin e ideve për çlirimin e Kosovës, lindi edhe nevoja për shtypin ilegal, përmes të cilit udhëheqësit politikë do të paraqisnin idetë e veta, orientimet politike dhe argumente e shumta për domosdoshmërinë e organizimit të tillë.

Grupet ilegale shqiptare që dolën nga Lufta e Dytë Botërore iu nënshtruan përndjekjeve të nduarnduarshme dhe nuk kishin asnjë përkrahje morale dhe organizative nga shtetet fqinje. Këtë përkrahje nuk e kishin as nga Shqipëria dhe Perëndimi. Anëtarët e saj do të veprojnë si organizma të riorganizuar sa në një vend sa në një tjetër, por nuk do të arrijnë të konsolidohen, deri në atë masë sa të vënë në shërbim edhe shtypin ilegal.

Organizata e Adem Demaçit nuk do të arrijë të nxjerrë ndonjë organ të veçantë të saj. Madje, as në konceptet e saj politike dhe programore nuk e parashihte këtë aktivitet të veçantë. Numri i anëtarëve të tyre ishte i reduktuar kryesisht në treshe, sikur do të jenë të organizuara pothuajse të gjitha grupet e tjera ilegale deri nga fundi i viteve ‘70. Veprimi i tyre insistohej të ishte më konkret në rrethet ku vepronin, si: vënia e flamujve, shkrimi i parullave etj. Ndërkaq, pikëpamjet e tyre politike dhe atdhetare përpiqeshin t’i paraqisnin nëpërmjet shtypit legal dhe brenda institucioneve kulturore dhe politike: kryesisht në formë të pamfleteve, diskutimeve në qarqe të ngushta shoqërore e kolegiale, shkrimeve dhe shpërndarjes së fotokopjeve të poezisë patriotike etj.

Rrethanat ca më të mira për nxjerrjen e një gazete ilegale në Prishtinë u krijuan vet[m nga mesi i viteve ‘70. Këtej, pas vitit 1966, ishte krijuar një inteligjenci e atdhetarëve të arsimuar dhe një vetëdije politike në popull, e cila ishte e gatshme që pa zhurmë të pranonte jo vetëm shtypin e Tiranës, që plasohej në Prishtinë në ekzemplarë të caktuar dhe q[ bartej dorë pas dore, por edhe shtypin shqiptar ilegal, i cili përcillej nga njëri aktivist te aktivisti tjetër, dhe nga njëra familje deri te familja tjetër, e kështu me radhë. Kjo kohë karakterizohet me periudhën kur ndër studentët vlonin diskutimet politike për historinë politike dhe bashkëkohore të popullit shqiptar dhe të rajonit në përgjithësi.

Gazeta e parë shqiptare ilegale në Kosovë është “Zëri i Kosovës”. Atë e ka nxjerrë Grupi Revolucionar i udhëhequr nga Kadri Osmani. Gazeta është shtypur në Prishinë në shtëpinë e tij, ndërsa është shpërndarë kryesisht nga Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha. Për shkaqe se ekzistonin kushtet më të mira në Perëndim, sidomos në aspektin teknik, Ibrahim Kelmendi (Fronti i Kuq Popullor) themeloi dhe nxori gazetën ilegale “Bashkimi”, e cila më pastaj do të shpërndahet në Kosovë. OMLK ndërkaq, themeloi dhe publikoi gazetën “Liria” e cila do të qarkullojë fuqimisht në qarqet studentore dhe intelektuale. Krahas gazetës, OMLK për herë të parë themeloi edhe edicionin botues të librit dhe e nxori veprën “Këngët e lirisë”, me poezi të zgjedhura të poetëve të ilegales. Më pastaj, Jusuf Gërvalla në perëndim e botoi revistën “Lajmëtari i lirisë”, e cila do të ketë ndikim të fuqishëm edhe në qarqet e inteligjencies në Kosovë. Ndërsa, pas vitit 1981 u botua vetëm një revistë e ilegales, “Zëri i Kosovës”, e cila doli në tirazh më të madh dhe u shpërnda në të gjitha trojet shqiptare nën pushtimin e Jugosllavisë.

Ndonëse ishte riprodhim i organizatave të ndryshme, kjo veprimtari botuese, edhe sipas programit, edhe sipas statutit, editorialet e tyre nuk do të dalin jashtë ndikimeve politike dhe kulturore të idealeve kombëtare për çlirimin e Kosovës, si dhe jashtë ndikimeve politike dhe kulturore të Tiranës. Në këtë aspekt janë shumë mbresëlënëse këto pasazhe që hapin editorialin e gazetës “Liria”: “ Liri thërret sot Kosova e robëruar, Kosova e shumëvuajtur e martire, Kosova trime. Bijtë e Kosovës luftuan në shekuj për liri, kundër armiqëve të shumtë e të egër që lakmonin fushat tona të gjera, malet tona të bukura, pasuritë e shumta që ka në vete toka jonë e dashur. Me këto lakmi të çmendura kralët e Serbisë e të Malit të Zi, me ndihmën e imperializmit evropian, me gjithë luftën heroike të popullit shqiptar, arritën të shkëpusin nga trungu i Shqipërisë gati gjysmën e saj dhe ta fusin nën robërinë e tyre të egër.

Të nisur nga këto lakmi kralët revizionistë të Beogradit, me tradhti dhe me hekur e zjarr e futën sërish në një robëri të re, po aq të egër, popullin e Kosovës dhe të viseve shqiptare në Maqedoni dhe në Mal të Zi.



Gazetat që i botonin: Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka dhe Ibrahim Kelmendi (1979 - 1981).

Por, populli ynë që në historinë e tij nuk iu nënshtrua kurrë asnjë robëruesi, sigurisht që nuk u pajtua asnjëherë me sunduesit e rinj revizionistë e shovinistë të tërbuar. Prandaj populli shqiptar në Kosovë, Maqedoni dhe në Mal të Zi ka luftuar vazhdimisht dhe lufton pa pushuar në forma të ndryshme kundër pushtuesve të sotëm revizionistë për çlirim kombëtar e shoqëror. (…) “Organi "Liria" po del më qëllim që ta ndihmojë këtë luftë të popullit tonë për të drejta e liri. "Liria" në gjithë punën e saj do të frymëzohet nga aspiratat e larta të popullit dhe do të orientohet nga një e drejtë politike e ideologjike marksiste-leniniste. "Liria" do të jetë një tribunë e vërtetë e popullit që ka për qëllim të ndihmojë bashkimin e gjithë popullit në luftë kundër pushtuesve dhe tradhtarëve.

“Liria” do të karakterizohet nga fryma e lartë e internacionalizmit proletar (…). Këtë mision ka “Liria” jonë.( Lajmëtari i Lirisë”, nr. 1, Gusht 1980, f. 3) Ndonëse dalja në ilegalitet e Jusuf Gërvallës dhe e Kadri Zekës në shumë aspekte e përmirësoi spektrin e temave dhe nivelin cilësor të shkrimeve të tyre, sidomos konceptet dhe mënyrën e formulimit të tyre, që nuk dallonte aspak nga mënyra e shtrimit të k[tyre temave dhe komentimi në shtypin e Tiranës. Asnjëra prej gazetave nuk i kalon më shumë se pesë numra gjatë gjithë kohës së daljes. Kjo mund të thuhet edhe për vëllimin, i cili nuk i kalonte 16 faqe.´

Autorët e teksteve zakonisht janë autorë anonimë, pjesëtarë të ilegales shqiptare, si, Nuhi Berisha, Rexhep Mala, Kadri Zeka, Jusuf Gërvalla etj., dhe analistët e shtypit shqiptar të Tiranës në gazetat dhe revistat „Zëri i Popullit“, „Bashkimi“, „Shqipëria e Re“, etj.

Shtrohet pyetja cila ishte përmbajtja me të cilën merrej shtypi shqiptar?

Aty fokusoheshin temat, si, çështja e burgosjes së rinisë shqiptare, e historisë së popullit shqiptar të Kosovës, luftërat historike dhe heronjtë e tyre, përvjetorët e patriotëve të veçantë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare apo të themeluesve të Lëvizjes Komuniste shqiptare (Hasan Prishtin[s, Bajram Currit, Avni Rrustemit, Ali Kelmendit etj.), të cilët në të gjitha kohët u kanë prirë lëvizjeve revolucionare brenda kombit dhe më gjerë;

Pavarësisht prej hapësirës së ngushtë që kishte, shtypi shqiptar ka botuar një varg formash politike, letrare dhe publicistike. Aty botoheshin komente, shënime kohore, reportazhe, ditare, letërkëmbime, analiza, etj., por, më së shumti botoheshin polemika, si të thuash, të gjitha shkrimet kishin karakter polemizues. Ishin botuar temat historike të historisë së popullit shqiptar, në veçanti është shkruar dhe botuar për historinë tragjike të ndarjes së trojeve shqiptare, deri te fati i Kosovës. Janë botuar Programet dhe Statutet e organizatave politike që i drejtonin ato gazeta; reagimet ndaj artikujve të shtypit jugosllav për çështje nga më të ndryshmet që ndërlidhën me pozitetën politike, kulturore dhe ekonomike të popullit shqiptar nën Jugosllavi.

Duke mos dashur që të merrem me artikujt veç e veç e quaj të arsyeshme që të merrem vetëm me disa nga temat e ndjeshme për kohën, të cilat nuk ishin shtruar më tej dhe nuk janë shtruar edhe sot në shtypin shqiptar e as në veprimtarinë shkencore.

Që këtej, në numrin e parë të gazetës “Bashkimi”, botohet artikulli polemizues i analistit shqiptar Skënder Osumi, me titull „Revista ‚Nin’ e Beogradit fsheh të vërtetën mbi gjendjen e popullsisë shqiptare në Jugosllavi“, (Marrë nga revista “Ylli”, nr. 4, 1979 Tiranë.) në të cilin përveç tjerash thuhet: “Në shkrimet që ka botuar kohët e fundit për Kosovën, revista e përjavshme e Beogradit‚ NIN’, përpiqet të minimizojë prapambetjen ekonomike të kësaj krahine dhe në mënyrë të veçantë të kombësisë shqiptare dhe të fshehë shkaqet e vërteta të kësaj gjendjeje. Me qëllim që të sqarohet e vërteta mbi prapambetjen e Kosovës po botojmë këtu disa të dhëna të marra nga shtypi në statistikat zyrtare jugosllave, që zbulojnë burimet dhe shkaqet e kësaj prapambetjeje, të cilat revista e Beogradit i lë në heshtje”. Në vazhdim artikulli trajtonte hollësisht çështjen e pasurive nëntokësore dhe mbitokësore të Kosovës, duke i radhitur pasuritë minerale e energjetike dhe shfrytëzimin e tyre nga të tjerët, e deri tek prodhimet bujqësore të Kosovës, me të cilat mund të ushqehet Kosova pa nevojën e domosdoshme për të importuar ato nga republikat e tjera.

Një prej temave me të cilat shquhet shtypi shqiptar i ilegalitetit, me të cilën edhe sot heziton të merret publicistika dhe inteligjencia shqiptare është çjerrja e maskës së kryetarit të atëhershëm të Jugosllavisë Titos. Në krye të këtyre shkrimeve qëndron sidomos penda e dalluar kritike dhe polemiste e Jusuf Gërvallës. Artikujt e tij të përmbledhur nën temën e gjerë “Letër e hapur satrapit J. B. Tito” me nëntitujtë „Njeriu ka një të metë, ai di të mendojë!“, „Dordolecët dhe udbashët“, ai ka botuar një varg shkrimesh publicistike, të cilat konsiderohen ndër esetë më të mira politike në letrat shqipe. E kësaj natyre është edhe përmbledhja e kritikave me mbititull Perditio tua, Israel, ex te (“Liria”, tetor 1980, nr. 1, faqe 1- 3, 13-14.), i cila së pari botohet tek Liria e më pastaj u botua edhe në Zërin e Kosovës.

Po kaq të r[ndësishme për kohën dhe për studimet shqiptare dje, sot dhe nesër më duket artikulli Jemi shqiptarë e asgjë tjetër, i cili në mënyrë shteruese merret me politikën jugosllave për krijimin e kombeve të reja, respektivisht me politikën jugosllave për krijimin e kombit jugosllav, me të cilën përpiqeshin të asimilonin sidomos popujt e vegjël në Jugosllavi.

Duke marrë shkas nga regjistrimi i popullsisë në Jugosllavi, artikullshkruesi i bënte një analizë historike, sociale, kulturore dhe politike këtij aktiviteti shtetëror: Në këtë artikull, veç të tjerash, thuhet: „Propaganduesit dhe përkrahësit e një deklarimi të tillë mundohen ta arsyetojnë atë me “përzierjen e popullsisë në Jugosllavi”, me “ndjenjen e patriotizmit jugosllav”, me “rëndësinë që do të kishte një deklarim i tillë për forcimin e vëllazërim –bashkimit” etj., etj., por në të vërtetë, pas idesë për t’u deklaruar “jugosllavë” fshihen qëllime të rrezikshme shoviniste e reaksionare.

Shovinistët serbomëdhenj gjithmonë janë përpjekur për një Jugosllavi unitariste, ku nuk do të kishte kombe e kombësi të ndryshme, por të gjithë do të ishin e do të quheshin “jugosllavë”; e dihet pastaj se e kujt do të ishte një Jugosllavi e tillë. Qëllime të tilla shoviniste ka edhe kërkesa që në regjistrimin e popullsisë njerëzit në vend të përkatësisë së tyre kombëtare të shënojnë ”jugosllavë”. Ashtu si në të kaluarën armiqtë e popullit tonë do të përpiqen që ne shqiptarët të deklarohemi si “turq” ose “musliman”, duke e ngatërruar me qëllim përkatësinë kombëtare me atë fetare.

Por, kombi dhe feja nuk janë e njëjta gjë. Kur në regjistrim kërkohet përkatësia kombëtare, kjo nuk ka të bëjë fare me besimin fetar që kanë banorët, por me kombin e tyre, me gjakun që kanë, me gjuhën, zakonet e tjera. Nëse një shqiptar deklarohet se është “turk” apo “musliman” kjo nuk do të thotë se ai u shkrua si besimtar i fesë islame, por llogaritet se nuk është shqiptar, por pjesëtar i një kombi tjatër, i kombit turk, “boshnjak” (“musliman”) etj. Ata që regjistrohen kështu bëjnë vetëm që të zvogëlohet numri i vërtetë i shqiptarëve në Jugosllavi e mu këtë e dëshirojnë armiqtë e popullit tonë(“Liria”, dhjetor 1980, nr. 2, faqe 7.)

Ndonëse në rrethana të tjera të kohës, që atëherë në shtypin ilegal botohet një analizë me titull “Bashkimi bën fuqinë“, e cila do të mbetet aktuale dhe me interes deri në fillimin e luftës së armatosur në Kosovës. Ndonëse i nisur sipas një parimi të caktuar ideologjik për kohën, ajo analizë largpamëse që atëherë do të dëshmojë për nevojën e përgatitjes për një luftë, si alternativë e vetme për çlirimin e Kosovës, alternativë kjo të cilën do ta vëjnë në jetë brezat e ardhshëm të tyre. Në këtë artikull, mes tjerash, shkruan: “Liria nuk fitohet me vota. Dhe kurrë nuk ka ndodhur që pushtuesi të bëhët aq zemërgjerë sa t’ia kthejë një populli lirinë të cilën ia ka rrëmbyer një herë. Vetëm lufta e vendosur dhe pa kursim e popullit të robëruar e heq qafe zgjedhën e huaj dhe botën e detyron t’ia njohë atij lirinë.

Në luftë kundër pushtuesit jugosllav dhe tradhtarëve shqiptarë, vasalë të qeverisë së Beogradit, ne nuk duhet të ushqejmë iluzione dhe ti lejojmë vetes asi komoditeti që të ngelim jashtë rrymës së drejtëpërdrejtë të stuhisë, qoftë në kuptimin e frazës reaksionare: “Ha përshesh, se ka kush i këqyr punët e fisit”, qoftë në kuptiminn e shmangies tonë për një kohë më të gjatë a më të shkurtër nga lufta, duke ndjekur vijën e rezistencës së ulët. Mirëpo, ne, po vepruam me përkushtim dhe energji patriotike e revolucionare, do të kemi në dorë një faktor tjetër vendimtar: faktorin popull. Kur të ketë hyrë i vendosur e i bashkuar në shërbim të luftës së drejtë çlirimtare, populli përbën një fuqi të jashtëzakonshme, e cila thyen çdo potencial teknik dhe numerik të armikut pushtues. Këtë e dëshmojnë luftërat çlirimtare dhe revolucionet në historinë e njerëzimit.

Sa i përket bashkëpunimit internacionalist me forcat përparimtare në botë, Fronti i ka vënë vetes detyrë të përhershme afirmimin e luftës sonë të drejtë dhe ndihmën reciproke ndërmjet elementeve revolucionare. Më në fund konsiderojmë se ngadhënjimi i luftës dhe revolucionit tonë do të jetë njëherazi kontribut për fitoren e revolucionit socialist në botë (“Bashkimi”, Nr. 1, Janar 1981.) Po këtë ton ruan edhe artikulli “Të mblidhemi rreth flamurit fitimtar të popullit tonë të bashkuar”, i botuar te gazeta “Liria”, në ballë të të cilit është vënë mendimi largvajtës i Sami Frashërit “Kush nuk derdh një pikë gjaku për tokë të vet, kush nuk jep asnjë qindarkë për të, ai s’ka të drejtë as të varroset në të”.

Me rastin e zhvillimit të demonstratave të mëdha të vitit 1981, shtypi ilegal kësaj demonstrate i bënë vlerësime me dimensione politike dhe historike në artikujt: „Kosova gjëmëmadhe, trimëresha Kosovë“; „Kush janë luftëtarët e lirisë në Kosovë dhe ç’duan ata?“ (“Liria”, dhjetor 1980, nr. 2, faqe 1-2.) „Lufta e popullit tonë është e drejtë dhe do të triumfojë“ (“Liria”, maj 1981.„) Përpara drejt fitores!" (“Liria”, gusht 1981, nr. 4-5.) Në këto shkrime vlerësohet triumfi studentor dhe uniteti i popullit rreth kërkesës së drejtë të tyre për liri dhe bashkim kombëtar.

Një prej artikujve me interes të jashtëzakonshëm është artikulli „Solidarizimi me popullin shqiptar ju bën nder dhe ju forcon“, me të cilin artikullshkruesi por edhe organizata ilegale ju drejtohet popujve të Jugosllavisë për përkrahje dhe solidaritet me popullin shqiptar, i cili sikur thuhet historikisht po luftonte për të drejtat e tij legjitime, lirinë dhe bashkimin me shtetin amë. Artikulli përkujtonte popujtë e Jugosllavisë se, jo vetëm populli shqiptar, por edhe popujt e tjerë shtetformues kroatët, serbët, sllovenët etj., ishin zënë peng të politikës fashiste dhe nacionalshoveniste të Beogradit: “Shqiptarët e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi, të shtypur e të shfrytëzuar si mos më keq qe 40 vjet të zeza, kanë vendosur të luftojnë pa kompromis për realizimin e të drejtave të veta. Ata kanë vendosur të mos durojnë më që, duke shkelur përmbi ta, titistët të nd[rtojnë “vëllazërim - bashkimin” e tyre të rremë”.

Artikulli bën përpjekje t’i përkujtojë popujtë e Jugosllavisë se shqiptarët ishin gati të bashkëpunonin dhe të bashkëjetonin në fqinjësi të mirë me popujt e Jugosllavisë, por këtë mund ta bënin “vetëm në kushte të barabarta të jetesës, të mirëkuptimit e të respektimit reciprok”. Gjithashtu, në artikull ju bëhej me dije popujve të Jugosllavisë se, politika e Beogradit ndonëse e maskuar me nacionalshovinizmin e saj vetëm po kotej mbi ëndrrën e errët të Car Dushanit për “Stara Serbinë”, me të cilën mbahej varur një popull i nëpërkëmbur, siç është populli shqiptar, dhe në të njëjtën kohë, kërcënohej edhe paqja në Ballkan dhe Evropë.

Për shkak se kjo politikë ishte anticivlizuese dhe anakronike, shqiptarët, thuhet nga artikullshkruesi kanë vendosur që të kundërshtojnë këtë ide dhe veprim, prandaj ata do të martirizohen deri në fund për të mbrojtur interesat e tyre liridashëse dhe kurrë nuk do të përkulen “pa u shkrirë gjithë populli ynë martir, i cili ka qenë me shekuj i pushtuar e i shtypur, por asnjëherë i përkulur!”

Artikulli i ftonte popujtë e Jugosllavisë që të ngriteshin bashkërisht kundër politikës së Beogradit, me qëllim që edhe ata të realizonin idealet dhe ëndrrat liridashëse të tyre, jo duke shafqur simpati ndaj regjimit, por duke vepruar në praktikë kundër tij. Duke urryer “në vend që të simpatizoni” lëvizjen aktuale të shqiptarëve kundër robërisë, shtypjes e mjerimit, ju do ta shtyni për shumë e shumë kohë luftën tuaj të ardhshme të pashmangshme për çlirimin tuaj kombëtar e shoqëror nga e njëjta zgjedhë.

Në fakt, populli shqiptar, në një mënyrë a në tjetër, në shekuj e ka ndarë me ju të mirën dhe të keqen. Në emër të kësaj, ky popull e quan sot të drejtë ftesën që jua drejton juve për solidarizim me luftën e tij të ligjshme. Vetëm gënjeshtra e ligë dhe mashtrimi i armikut tonë të përbashkët qeverisë shoviniste të Beogradit, mund t’ju bëjë te ngurroni, të mos solidarizoheni me luftën e drejtë të shqiptarëve. Duke mos u bërë, pengesë në rrugën e drejtë të luftës së shqiptarëve. Duke mos u bërë pengesë në rrugën e drejtë të luftës së shqiptarëve, po përkundrazi duke u solidarizuar me këtë luftë, ju do të konsolidoni në fakt radhët radhët tuaja dhe, në mos sot, do ta keni më lehtë nesër të luftoni armikun, i cili e ka vënë gojën e vet prej katallani dhe thith pa mëshirë nga burimi i të drejtave e lirive, nga burimi i mirëqenies dhe i prosperitetit të Jugosllavisë, pa ju lënë juve thuaja asgjë nga këto.

Ky artikull për kohën në të cilën ishte shkruar, shumë shpejt do të bëhej aktual dhe inspirativ për lëvizjen e ilegales atdhetare shqiptare. Ishin vetë popujtë jugosllavë: sllovenët, kroatët, boshnjakët, maqedonët dhe më në fund edhe vetë serbët, ata që do të provojnë mbi kurriz pasojat e koncepteve politike të nacionalshovenizmit serb. Ato do të jenë të parët, që do të ngriten me armë kundër kësaj politike, të cilën gjatë e kanë mbjell[ qarqet politike, shkencore, ushtarake dhe kishtare të Beogradit.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks