SHKRIMI
e diel, 13 qershor 2021

SHERADIN BERISHA: SHKELJA E BETIMIT TË DEPUTETIT DHE CENIMI I TËRËSISË TERRITORIALE - MË 21 MARS 2018 NË KUVENDIN E KOSOVËS!

Pashtriku, 22 mars 2021: 3 vjet më parë, më 21 mars 2018 Qeveria Haradinaj (PAN + Lista Serbe) në një seancë të jashtëzakonshme procedoi në Kuvendin e Kosovës (që e drejtonte Kadri Veseli) ratifikimin marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Edhe pse seanca u zhvillua nën masa të shtuara të sigurisë, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje 4 herë hodhën gazë lotësjellës në sallë për të penguar ratifikimin e marrëveshjes!

Në këtë situatë të krijuar ka intervenuar policia e Kosovës duke i larguar me dhunë deputetët e LVV-së nga salla plenare e Kuvendit.

Pas largimit të deputetëve të LVV-së nga salla u krijuan "kushtet" për procedimin e votimit, ndonëse në sallë kishte qëndruar vetëm shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Glauk Konjufca!

Në këto rrethana të reja me 80 vota për, 11 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar Marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Deputetët me ratifikimin e kësaj marrëveshjeje ia dorëzuan Çakorrin dhe Kullën e Zhlepit (8200 m2) Malin të Zi dhe në këtë mënyrë ata/o shkelën betimin e deputetit për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës!

Atë ditë (para votimit) kam kërkuar nga deputetët që të mos e shkelin betimin e tyre të dhënë më 3 gusht 2017!


Lexoni nga arkivi i datës 21 mars 2018:

DEPUTETË, MOS E SHKILNI BETIMIN!

Nga Sheradin Berisha

http://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=7448

Pashtriku.org, 19 mars 2018:


Të nderuar deputetë,

Marrëveshja për Demarkacionin e 26 gushtit 2015 që e kanë nënshkruar Hashim Thaçi dhe Skënder Hyseni (në Vjenë), pikat kufitare në Ҫakorr dhe Kullë të Zhlepit i lenë në Mal te Zi!

Dhe kjo marrëveshje si e tillë, meqë e cënon TËRËSINË TERRITORIALE të Republikës, nuk duhet të VOTOHET!

***

Teksti i Betimit që e keni dhënë dhe nënshkruar (më 3 gusht 2017) është si vijon:

"Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e TËRËSISË TERRITORIALE dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit dhe me standardet evropiane. BETOHEM!"

MOS E SHKILNI KËTË BETIM!

________________

Ilustrimet:

1. Në një punim shkencor të shkruar nga studiues malazezë në Malit të Zi, i ilustruar edhe me fotografi - ku shihet objekti i pikës kufitare në Ҫakorr, thuhet se: 'Ҫakorri shqiptar, është mali në vargmalet e bjeshkëve të Nemura në kufirin Mali i Zi - Kosovë".



Në foto, shikoni faksimilin me shënim dhe fotografinë e pikës kufitare në Ҫakorr!

2. Se pika kufitare Kosovë - Mali i Zi është në Kullë - dëshmon kjo foto ku shkruan: "Carinski prelaz Kula" (Kalimi kufitar Kulla) dhe vulat kufitare hyrëse e dalëse me emrin "KULA"!

Shikoni fotografinë dhe faksimilin me Vulat kufitare!



__________________

Nga arkivi i facebookut, më 21 mars 2018

DEPUTETË, MOS E SHKILNI BETIMIN!

Nga Sheradin Berisha

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10211523529060261&id=1125324528


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks