SHKRIMI
e diel, 13 qershor 2021

SHERADIN BERISHA: I BËJË THIRRJE ALBIN KURTIT: SHFUQIZOI - ORËN POLICORE DHE MASAT TJERA ANTINJERËZORE!

Pashtriku, 7 prill 2021: Nga dita e sotme kanë hy në fuqi masat e reja "Anti-COVID" të qeverisë Kurti, të cilat do të zgjasin deri më 18 prill me mundësi të zgjatjes së këtij afati!

Përveç marketeve ushqimore dhe barnatoreve në emër të "virusit të ri anglez" shtohen masat detyruese për mbajtjen e maskës dhe të destancës sociale në ambiente të mbyllura e të hapura, ndalohet veprimtaria e të gjitha qendrave të mbyllura tregtare, gastronomike, marketeve, furrave të bukës, byrektoreve, qebaptoreve, pikave të shitjes së karburanteve e të tjera.

Gjithashtu ndalohen të gjitha grumbullimet, mbledhjet, seminaret, trajnimet, dasmat dhe ahengjet familjare, homazhet, mbajtja e pamjeve për vdekjen e familjarëve, fitnesi, të gjitha aktivitetet sportive, mbyllja e shkollave dhe kalimi i mësimit online në të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit parauniveristar dhe universitar, si dhe çdo veprimtari tjetër jetësore shoqërore!

Pra me këto masa është mbyllur në "kafaz" gjithë jeta publike e qytetarëve të Kosovës!

Qeverisë Kurti sikur nuk i kanë mjaftuar këto masa plotësisht izoluese!

Në këtë vistër masash ka marrë vendim edhe për ushtrimin e orës policore nga ora 22:00 deri në orën 5 të mëngjesit!

Kundër kujt ushtrohet kjo orë policore?!

Kundër qarkullimit të lirë të qytarëve për t'i lënë hapësirë të lirë qarkullimi armikut të padukshëm të quajtur "virusi anlezë"?!

Kjo është një dalldisje çmendurie e kësaj qeverie!

Prandaj në këtë moment kur po fillon ora policore, unë nga pozita e njeriut të lirë i bëjë thirrje Albin Kurtit, (këtij promovuesi të maskës me dorëza të zeza) që t'i shfuqizoi:

- orën policore dhe

- masat tjera tmerrësisht antinjerëzore!


 


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks