SHKRIMI
e mërkurë, 12 maj 2021

Hysen Bojaxhiu: Kronologji historike mbi elementin historik Dardan në Kosovë

Sharr, 11 prill 2021: Dardanët ishin njëri ndër 70 fiset Ilire që luajtën rol të rëndësishëm në histori. Ata ishin banorë të Ballkanit Qendror e kryesisht në teritorin e sotëm të Kosovës. Emri dardan mendohet të ketë ardhur nga emri i drurit dhe i frutit të dardhës.

Në territorin e sotëm të Kosovës dhe të krahinave të tjera përreth saj u krijua që në shek.IV p.K Mbretëria Dardane. Kufijtë e kësaj mbretërie shkonin në veri deri te qyteti i Nishit, kurse në jug deri në Kukës dhe në rrjedhën e sipërme të Vardarit. Mbreti i parë dardan si dhe ai që cilësohet si themeluesi i mbretëris ishte Longari . Pas tij erdhën mbretërit Bato dhe Monuni.

Gjatë periudhës së mbretërimit të Longarit, dardanët njohën një zhvillim të madhë ekonomik dhe ushtarak. Shoqëria dardane mbështetej në sistemin skllavopronar me një artizanat, bujqësi e blegtori të zhvilluare. Që në shekullin IV p.K, në Dardani qarkullonin monedhat prej argjendi të Damastionit. Gjatë mbretërimit të Longarit gjithashtu kishin edhe një zhvillim ushtarak, ku tashmë ata kishin një ushtri të rregulltë, të organizuarë dhe të armatosur shumë mirë. Kjo vërehet disa herë në luftë kundër keltëve, maqedonasve dhe romakëve .

Gjatë shekullit III p.K, kur nga Evropa Qendrore zbritën në Ballkan fiset kelte . Dardanët jo vetëm se arritën të mbroheshin shumë mirë, por u treguan të gatshëm të ndihmonin edhe Maqedoninë përball sulmeve të fiseve kelte. Mbretëria Dardane ishte thuajse në konflikt dhe me luftëra të pandërprera kundër Maqedonisë.

Dardanet zgjeruan shtetin e tyre në rajonin e Peonisë. Disa autorë pretendonjë se ata u zgjeruan deri në detin Adriatik dhe në detin Jon, duke mbajturë për një kohë në duart e veta edhe koloninë greke Epidamos . Mirëpo kjo ishte një ngritje e shkurtër që u bë më tepër në saje të dobësisë së të tjerëve se sa për shkak të fuqisë së vetë dardanëve.

Me pushtimin e tokave ilire nga romakët, ata iu kthyen me sulme të ashpëra dhe të shpeshta kundër aleatit të tyre të dikurshëm, Dardanisë. Por dardanët vazhduan të rezistonin për shumë vite me rradhë. Megjithatë në vitin 97 p.K, romakët arritën të vinin nën varësin të përkoshme dardanin. Romakët i krahasonin dardanët me kucedrën e Lernës, e cila, kur ia prisnin të gjitha kokat që kishte, i ringjallte përsëri .

Pas shumë betejash me romakët, në fundin e shekullit I p.K. dardanët humbën pavarësin e tyre dhe ra nën pushtimin e Romës.

Në territorin dardanë kalonte edhe rruga Egnatia e cila ishte rruga më e rëndësishme e kohës . Dardania kishte edhe disa qytete të rëndësishme sic ishin : Ulpiana , Shkupi(Ishte dhe kryeqytet), Artana,Demastinonin etj .

Me pushtimin e Dardanisë nga romakët përfundon së ekzistuari kjo mbretëri, por përkundër kësaj popullsia e cila mbeti nën Perandorn Romake për më shumë se tetë shekujve deri në dyndejet sllavë në ballkan nuk u shua. Kjo periudhë nuk u shqua për zhvillime të mëdha që vlen të përmenden, por dardania i dha disa prej perandorëve më të shquar, përfshirë këtu, Konstandinin e Madhë, Klaudin II, Aureliani etj. Krishtërimi u përhap në disa faza.

Me dyndjet sllave në Ballkan që filluan në mesin e sundimit të Justinianit. Me 547 dhe 548, sllavët pushtuan territorin e Kosovës së sotme . Invadimet e mëdha dhe masive në Ballkan ndodhën rreth viti 580, ku edhe territori i Kosovës u popullua nga to , por duke mos e humburë në asnjë moment identitetin e tyre . Popullimi me serb besohet të ketë ndodhur kah vitin 620, ku u përqendruan në zonën e Rashkës , në veriperëndim të Kosovës dhe në rajonin e Malit të Zi . Kjo mund të merret edhe si periudha kur serbët u vendosen në tokat e Kosovës . Ata u vendosen në fillim në disa territore të vogla fisnore të quajtura zhupa .

Në shekullin IX vërehet një ekspansion i fuqishëm i fuqisë sllave. Bullgarët filluan një shtrirje në rajon ku për një periudhë të shkurtër arritën të pushtonin Maqedoninë e sotme, Serbinë Lindore , në vitin 850, arritë ta merrnin edhe Kosovën . Ku për afro 160 vite, Kosova do të mbetej nën sundimin bullgarë deri më 1014-1018, kur vdiq mbreti Samuil dhe perandorian e tij u shthur.



Sipas të dhënave historike dhe të besuara shihet se territori i Kosovës edhe pse ishte i populluar në disa vise nga serbët , edhe mbas themelimit të shtetit Serbë të Rashkës , Kosova nuk ishte pjesë e atij shteti. Ekspansioni serbë në Kosovë filloj seriozisht vetëm në fund të shekullit XII .

Me ardhjen e Nemanjave në krye të shtetit të Rashkës , ky shtet filloi të zgjerohej kësisoj gjatë viteve 1180-t, duke përfituar nga dobësia e Perandorisë Bizantine , Stefan Nemanja zgjeroj sundimin e tij , ku ky zgjerim e përfshiu edhe një pjesë të territorit të Kosovës (1184-5) . Por brenda një periudhe prej 11 vitesh , shteti i Rashkës(që tani më do të merrej si shteti Serb), e përfshinte tërë Kosovën Lindore. Stefani e pushtoj tërë Kosovën Perendimore (pa zonën e Prizrenit) me 1208. Por me 1216 arritën ta pushtonin edhe Prizrenin. Kështu dhe tërë territori i Kosovës ra nën sundimin serb.

Gjatë periudhës afro 155 viteve, territori i Kosovës mbeti në sundimin serb , por viti 1371 ndodhën dy ngjarje të cilat e përshpejtuan rënien e shtetit serb : një ushtri serbe , nën komandën e Vukashinit u asgjësua nga forcat osmane në betejën buzë lumit Marica të Bullgarisë dhe vdekja e Car Uroshit i cili nuk la pasardhës , e këtë situat e shfrytëzuan familja e Balshajve e cila pushtoj pjesën jugperëndimore të Kosovës, përfshinte Pejën dhe Prizrenin , ndërsa Llazari përparoj nga jugu për të marrë Prishtinën. Pas betejës së Maricës, zotërimet serbe ishin copëtuar në një seri principatash. Pjesa më e madhe e Kosovës ishte nën zotrimin e Vuk Brankoviqit .

Në histori njihet edhe ajo që quhet si Beteja e Kosovës mbi të cilën ka pikëpyetje të mëdha. Ka shumë pasiguri për të , duke filluar nga numri i ushtarëve , principatat që morrën pjesë aty, roli i shqiptarëve etj . Historianët serbë këtë betej e konsiderojnë si mjaft të rëndësishme dhe si rrjedhoj e kësaj ata kanë krijuar edhe të ashtuquajturin “Miti i Kosovës”, historianët shqiptarë që merrën me atë periudhë kanë dyshime se a ka ekzistuar në të vërtet ajo betejë apo jo .

Me depërtimin e Perandorisë Osmane në Ballkan edhe Kosova ishte pjesë e synimeve Osmane për ta marrë nën kontroll . Me 1454, Mehmeti II dërgoi forca të mëdha ushtarake kundër Gjuragj Brankoviqit plak . Nga fundi i vitit, pjesa më e madhe e Serbisë Jugore dhe të Mesme ishte pushtuarë nga turqit . Me 1455 Mehmeti e rrethoj Novobërden dhe për dyzet ditë , muret e saj u rrënuan nga artileria osmane . Me 1 qershor 1455, u bë një marrveshje për dorëzim. Mehmeti premtoj se do t’u lejonte banorëve që t’i ruanin pasurinë dhe se gratë dhe fëmijet nuk do të shëndrroheshin në robër. Ky premtim nuk u mbajt dhe me marrjën e Novobërdës, 74 gra ”iu dhanë pafeve”, ndërsa 320 fëmij u morrën për tu bërë jenicerë . Prizreni ishte qyteti i fundit që u dorëzua , më 21 qershor. Tërë territori i Kosovës ra nën sundimin osman dhe do të mbetej deri në fillim të shekullit XX.

Me pushtimin osman të Kosovës, filloj dhe vendosja e administratës dhe rregullimi shoqëror . Një pjesë e Kosovës bënte pjesë në Ejlatin e Budës(Budapestit) deri në shekullin XVII, Kosova mbeti në këtë ejalet. Më vonë territori i Kosovës gjendej në Ejlatin e Rumelisë.

Kosova ishte e ndar në tri sanxhaqe: Sanxhakut të Vucitërnës ( Prishtina dhe pjesa më e madhe e Kosovës Lindore) ; Sanxhakut të Prizrenit ( në fillim përfshinte vetëm Prizrenin , në shekullin XVI , u shtri nga veriu , ku përfshihej edhe Novi-Pazari) dhe Sanxhaku të Shkodrës (nga bregu Adriatik , përfshinte Malësin e Shqipëris së Veriut, si dhe pjesë të Kosovës në periferi të Pejës).

Gjatë shekullit të XVI filloj edhe shtrirja e Islamit në Kosovë . Në fundin e shekulllit XV kishte fare pak myslimanë , në vitin 1480 në Prizren nuk kishte pothuajse asnjë familje myslimane, në Novobërd , më 1488-89 , nuk kishte asnjë familje myslimane . Mirëpo me kalimin e kohës filloj dhe shtrirja e Islamit me hov më të madhë e që ishte në gjysma e dytë e shekullit XVI, gjatë periudhës së viteve 1582-91, përqindja e popullsis myslimane në qytete ishte si vijon: Peja 90%, Vucitërna 80%, Prishtina 60%, Novobërda 37%, dhe Janjeva 14% .

Pas islamizimit të shqiptarëve filloj një periudhë tjetër në Kosovë, sundimi osman filloj të vendosej edhe më shumë, gjendja ekonomike filloj të normalizohej, mirëpo prap shqiptarët nuk qëndruan duarëkryq sa u përket të drejtave të tyre duke organizuarë edhe revolta të kohë pas kohëshme , duke mos lejuar edhe shtypjen që u bëhej nga pushteti i atëhërshem.

Jeta qytetare vazhdoj të lulëzonte në Kosovë gjatë tërë shekullit XVII. Prizreni ishte qyteti më i njohur, në vitin 1624 raprotohej se në Prizren kishte 200 katolikë, 600 ortodoksë dhe 12 mijë myslimanë, në vitin 1670 në Prizren kishte 10 mijë shtëpi .

Lufta austro-osmane e viteve 1683-1699 do ta kishte ndikimin e vetë edhe në Kosovë . Në vitin 1689 do të pushtohej edhe një pjesë e Kosovës nga austro-hungarezët, Prishtina u pushtua pa rezistencë, Novobërda u dorëzua, kurse Kacaniku u pushtua, më 23 tetor në këto dy vende kishte garnizone osmane të cilat nuk bënë fare rezistencë . Të dhënat e dokumentave austriake të shekullit XVII mbi kryengritjen e shqiptarëve të Kosovës dëshmohej se këto kryengritje u bënë nga vetë shqiptarët.

Shekulli XVIII nuk do të prodhonte ngjarje shumë të rëndësishme që do ta përcaktonin fatin e Kosovës , përveq largimit të sundimit autro-hungarez dhe kthimin e sundimit osman .

Fillimi i shekullit XIX do të sillte një reform nga Sulltan Mahmuti II (1808-1839), ku do të kishte reforma në ushtri , taksa, do të riorganizohej sistemi shtetëror , jeta ekonomike do të luhatej e gjëra nga më të ndryshmet. Situata tani kishte marrë drejtim tjetër , popullsia shqiptare jo vetëm në Kosovë por në mbarë viset ku jetonin po kërkonin më shumë të drejta , shkollim në gjuhën shqipe , të lejohej shkrimi shqip , hapja e shkollave , autonomi, sepse tani në Ballkan vetëm populli shqiptarë nuk e kishte fituarë pavarësin edhe pse e meritonte këtë dhe ishte gjëja më elementare që i takon një populli . Por asnjëra nga këto nuk u dha , rruga e vetme e shqiptarëve ishte revolta dhe kryengritja të cilat i bënin në vazhdimësi duke mos prodhur asnjë rezultat .

Në vitin 1878 në Prizren u organizua Lidhja Shqiptare e cila kishte për qëllim bashkimin e shqiptarëve dhe fitimin e pavarësis , ku do të krijohej një shtetë ku në të ishte dhe Kosova, por kjo fatkeqësishtë nuk u realizua.

Këto të dhëna që janë paraqitur më lart si dhe shumë të dhëna tjera na tregojn se popullsia shqiptare kishte qenë gjithmonë autoktone në këto troje dhe në asnjë moment nuk është asimiluarë . Edhe pse pushtimi i gjatë serb dhe presioni i fuqishëm i shtetit dhe i kishës serbe , që shoqërohej edhe me kolonizimin e tokave shqiptare nga sllavët .

Dokumentacioni historik i periudhës pas pushtimit osman jep të dhëna më të shumta e më bindese për popullsin shqiptare që ishte, kurse serbët, të ardhur në këto troje si kolonistë dhe si shtres sunduese gjatë pushtimit serb, përbënin një pakic të parëndësishme. Regjistrimet e tokave dhe të popullësis, të bërë pushtuesit osmanë gjatë shekullit.XV-XVI , zhvleftësojnë “mitet” e historiografis serbe për karakterin gjoja të lashtë e të përhershë serb të popullësis së Kosovës dhe pikpamjet e përhapura prej saj se shqiptarët paskan ardhur vonë në Kosovë .


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks