SHKRIMI
e mërkurë, 12 maj 2021

BESNIK IMERI: NDËRTIMET PELLAZGJIKE, DËSHMITARËT E HESHTUR TË ORIGJINËS TONË TË MOHUAR (IV)

Pashtriku, 18 prill 2021:

c) Fortifikimet pellazgjike tek Labeatët, Dokleatët, Pirustët, Penestët, Taulantët dhe Parthinët

Lugina e Drinit, si një nga rrugëkalimet më të rëndëshme qysh nga prehistoria, që ka lidhur bregdetin e Jonit, Epidamnin dhe Rozafën, me brendësinë e gadishullit të Hemit (Ballkanit), me një degëzim daljen në lumin Istër (Danubi) dhe kalim në territoret skithe, dhe degëzimi tjetër nëpërmjet Dardanisë daljen në detin Euksin (Deti i Zi), ngushticën e Helespontit dhe kontaktin me vendet e qytetëruara të gadishullit Anatolian; përfshirë, kryesisht, në atë që sot do ta quanim pellgu i Shkodrës, lumenjtë Bunë dhe Cem, liqenet, bregdetin me gjithë malësinë e Alpeve, përfshirë territoret e fiseve ilire të Labeatëve, Diokleatëve, me shtrirje, në veri deri tek Dalmatët, Daorsët dhe Autariatët; është e tejmbushur me fortifikime prehistorike pellazgjike: Gajtani, Marsheji në Shkodër, Rozafa, Basania në Bushat, Rizoni në Kotor, Meteoni (Meduni) në Mal të Zi, etj.


Por një rrugëkalim tjetër i rëndësishëm, që ka ekzistuar qysh nga prehistoria, antikiteti, mesjeta dhe deri në ditët e sotme, dhe që ka lidhur Epidamnin me Dardaninë, ka qënë ai i luginës së lumit Mat dhe lumit të Tiranës, i cili kalonte në antikitet nëpër territoret e Taulantëve, Parthinëve, Pirustëve dhe Penestëve. Në mesjetë njihet edhe si rruga e Arbrit. Por që mund të kalonte edhe në Maqedoni nëpërmjet luginës së Genusit, Kandavia antike. Fortifikimet që mbronin këtë rrugëkalim mendohet se kanë qënë Dorzi, Persqopi (ndoshta Partha antike), Zgërdheshi, Lisi, Xibri në Mat, Peca në Kukës dhe Grazhdani në Dibër. Madje arkeologjia e jonë, për nga rezultatet e kërkimeve, flet për një kulturë të njëjtë me shtrirje Mat-Glasinac, e cila lidh dhe njëjtëson kulturën pellazgjike të Ilirisë së Jugut me Ilirët e Bosnjë-Hercegovinës, apo Daorset dhe Autariatët antikë.

Ndjekim përshkrimet, që arkeologët tanë u kanë bërë këtyre fortifikimeve prehistorike, të shoqëruara, disa prej tyre, edhe me foto të trakteve të mureve pellazgjike të tyre.

Të dhëna mbi sistemin e fortifikimit të vendbanimeve ilire, jepen nga Selim Islami, Hasan Ceka, të cilët, duke u bazuar në gërmimet e para sistematike të bëra në Gajtan, arrijnë në përfundimin se aty nga fundi i bronzit - fillimi i epokës së hekurit i kanë fillimet e tyre edhe qyteza e Marshejit, kalaja e Shkodrës, Dorëzi, Kalivoja, të cilat janë të rrethuara me mure të ngjashme me ato të Gajtanit. (28)

Gjerak Karaiskaj, e lidh fillimin e ndërtimit të fortifikimit prehistorik të Gajtanit me periudhën e bronzit, “Materiale të bronzit të vonë dhe të fillimit të hekurit ka dhënë një vendbanim tjetër i fortifikuar, kalaja e Gajtanit...ku muri i ruajtur është në një gjatësi 90 metra. Lartësia maksimale e ruajtur është 2.40 m, ndërsa trashësia 3.50m. Ai formohet nga dy faqet dhe nga mbushja midis tyre. Faqet janë ndërtuar me gurë të mëdhenj e mesatarë të papunuar, të cilët krijojnë boshllëqe të konsiderueshme në bashkimin midis tyre.” (29)

Gjerak Karaiskaj, e “kapërxen” periudhën e hekurit të fortifikimeve të lashta duke u hedhur në atë të bronzit, me fillesë vitet 1500 p.e.s. Me këtë datim, ai i njëson në kohë këto fortifikime me ato të qytetërimit Minoian dhe atë të Mikenës. Këtu, në periudhën e fundit të bronzit, ashtu si Hasan Ceka dhee Selim Islami, ai fut kalatë e Marshejit dhe të Gajtanit në rrethinat e Shkodrës. Të njëjtën gjë bën edhe Muzafer Korkuti, që e vendos kalanë e Gajtanit në periudhën prehistorike, pra fundi i bronzit dhe fillimi i hekurit. Gjithashtu Edvin Zhakes e vendos Gajtanin në periudhën e hekurit, i cili na jep edhe këtë përshkrim: “Qytetet rrethoheshin me mure me blloqe të mëdhenj guri, të cilët ishin shpesh herë në trajtë të parregullt...Gurët u latuan kur u futën në përdorim veglat prej hekuri.” (30)



Trakt muri pellazgjik në Kalanë e Samobarit

Trakt muresh pellazge të Gajtanit – Shkodër.

Trakt muri pellazgjik i Meteonit, Medunit në Mal të Zi.

Rizoni antik – Kotorri

Trakt muri pellazgjik në kalanë e Xibrit – Mat.

Trakt muri pellazgjik në Kalanë e Pecës - Kukës.

Gurë pellazgjikë në kalanë e Grazhdanit – Dibër

Kalaja antike e Basanias – Bushat


Ndalemi tek qyteti antik i Lisit, i cili, ashtu si Amantia, tregon në mënyrë klasike se si një vendbanim i fortifikuar ekziston si i tillë, për një popullsi autoktone, të paktën për tremijë apo më shumë vjet, duke u shërbyer fillimisht pellazgëve, më pas ilirëve, dhe në vazhdim, arbërve dhe shqiptarëve, që nga prehistoria deri në mesjetën e vonë. Frano Prendi dhe Koço Zheku Lisin e ndajnë në tri faza të ndërtimit të tij: I. Muret rrethuese te vendbanimit prehistorik ilir mbi majën e Shelbuemit. II.Muret rrethuese të vendbanimit të dytë paraqytetar ilir mbi kodrën e kalasë. III. Muret rrethuese të qytetit të Lisit. IV. Muret e Rindërtimit të Lisit. Kjo është edhe idea, që duam të shtjellojmë në këtë kapitull, duke përmendur fortifikimet me mure pellazgjike, të cilat kanë qënë pararendëset e këtyre fortifikimeve, ose si mund t’a quajmë, fëmijëria e tyre; dhe, ku mosha e tyre deri në fund të jetës si vendbanime apo objekte luftarake të fortifikuara, për mendimin tim, sot e kësaj dite, nuk është përcaktuar asnjëherë saktësisht.

Paqartësia në këtë pikë, shpesh ka sjellë mendime të kundërta dhe debate shterpë, mbi qënien ose jo pellazgjike të mureve të këtyre kalave apo fortifikimeve; pasi një palë i quan ato pellazgjike, në kohën kur ato janë zhvilluar në qytete të mirëfillta antike, e për rrjedhojë, nuk janë më të tilla, edhe nëqoftëse kanë qënë me këto cilësi në fëmijërinë e tyre; ndërsa pala tjetër kundërshton qënien pellazgjike të themeleve apo trakteve të veçanta të mureve të tyre, mbështetur vetëm në muret që janë ngritur tek ato, më pas, qysh nga mesi i mijëvjeçarit të parë p.e.s, duke mos parë apo anashkaluar rrënojat pellazgjike të tyre. Një veprim të tillë, si ky i fundit, kanë bërë Arnold Shober dhe Kamilio Prashniker me Lisin, dhe K.Paçi me Ugolinin me Amantien.

Trakte muresh pellazgjik të akropolit të Lisit prehistorik. Foto.F.Prendi – K.Zheku.

Ja se çfarë na thotë për traktet e mureve pellazge në majën e Shelbuemit të qytetit të Lisit Frano Prendi: “Prashniker dhe Shober, të parët dalluan mbeturinat e fortifikimit të Akrolisit...u diktuan gjurmë muresh rrethuese të panjohura më parë, të cilat teknikisht ndryshojnë shumë nga vetë muret mbrojtëse, tashmë të njohura, të Lisit dhe Akrolisit...Muret e vendbanimit të fortifikuar ilir, mbi majën e Shelbuemit,..dy faqet e dukshme të murit janë ndërtuar me gurë të mëdhenj e mesatarë të papunuar dhe të vendosur njeri mbi tjetrin në të thatë, duke krijuar shpesh zbrazëti të mëdha midis tyre...Trashësia e tij arrin në 3.20m...Ka raste, megjithëse të rralla, kur si gurë themeli janë shfrytëzuar edhe shkëmbijt...Në përshkrimin mjaft të hollësishëm që i bëjnë Akrolisit Prashniker dhe Shober, nuk përmenden fare këto lloj muresh...arkeologët austriakë i kanë vrejtur këto mure, por nuk i kanë dalluar teknikisht dhe si rrjedhim kronologjikisht nga muret e Akrolisit antik...Tipologjikisht ato kanë ngjashmëri të madhe me ato të qytezav iire të Marshejit dhe të Gajtanit,...të cilat (sipas H.Cekës dhe S.Islamit) datohen si të fillimit të epokës së hekurit.” (31)

Përshkrimi që u bëjnë mureve të akropolit të Lisit F.Prendi dhe K.Zheku, për mendimin tim, tregon se këtu kemi të bëjmë me trakte muresh pellazgjik. Interesant është edhe fakti i ngritjes së mureve direkt mbi shkëmb, njësoj si tek Amantia, Nikaia dhe Rabija, të cilat dhe ato, për mendimin tim, akropolet e tyre, njësoj si akropoli i Lisit, janë ndërtuar prej pellazgëve, ashtu si dhe akropoli i Buthrotit dhe i Foinikes.

Prandaj kur flasim për qytete antike, mosha e tyre, si rregull, në ditët e sotme nuk i kalon të 2500 vjetët. Por antikiteti, tek mjaft nga këto qytete të fortifikuara, përfaqëson në mënyrë simbolike moshën e rinisë apo burrërisë së tyre. Nëqoftëse mund të bënim një ndarje të moshës së këtyre fortifikimeve, atëhere, fëmijëria i takon prehistorisë apo kohës së pellazgëve; adoleshenca periudhës arkaike, rinia dhe burrëria periudhës klasike apo anitikitetit (iliro-epirote-maqedone), ndërkohë që antikiteti i vonë dhe mesjeta përfaqësojnë moshën thyer të tyre, pleqërinë, dhe më pas vjen vdekja e tyre. Por rëndësishmë është ajo që thamë edhe më lart, që këto vendbanime të fortifikuara apo qytete, janë banuar gjatë gjithë historisë dhe jetës së tyre nga një popullsi autoktone, pararadhësit e shqiptarëve të sotëm; pellazgët, epiroto-ilirët, arbërit dhe shqiptarët.

Luftrat dhe pushtimet, ashtu si tek njerzit, shumë prej tyre u mori jetën para kohe, pra dolën jashtë funksionit apo edhe u rrënuan plotësisht. Prej tyre kanë mbetur vetëm emrat dhe ngandonjëherë dhe ato kanë humbur bashkë me ta përjetësisht. Një i tillë është Pelioni, që ka humbur “pa nam dhe nishan”, ndërsa emrat u kanë humbur shumicës prej tyre: Çukës së Ajtojit, Malathresë, Kalivosë, Lukovës, Sopotit, Matohasanajt, Leklit, Gurëzezës, Margëlliçit, Rabijes, Parthës, Antipatresë, Gjonomadhit, Dorzit, Zgërdheshit, Gajtanit, Pecës, Xibrit, Grazhdanit etj,tj. Disave prej tyre u ka mbetur tek vendasit brez pas brezi veetëm toponimi sllav gradishtë, apo latin qytet apo qytezë. Pushtimi romak shkatërroi shumë qytete në Iliri, sidomos ato në brendësi të tokës, të cilat u shërbenin vendasve, por nuk u shërbenin pushtuesve. Rrënimi i këtyre kalave dhe qyteteve sollën edhe rrënimin ekonomik dhe të jetës së banorëve rreth tyre. Romakët mbajtën vetëm qytetet e fortifikuara të bregdetit dhe ato që siguronin rrugëkalimet e tyre për në brendësi të Ballkanit. Në vërtetim të kësaj është edhe fakti që kalave dhe fortifikimeve që u ka humbur emri, janë pikërisht ato në brendësi të tokës, të cilat janë shkatërruar nga pushtimi romak.

Në Epir ata shkatërruan nga themelet dhe dogjën Antigonenë, Pasaronin, Ambrakinë, duke përfshirë këtu edhe shtatëdhjetë qytetet e Epirit të shkatëruara dhe djegur nga Paul Emili. Dyndjet barbare, përfshirë dhe ato sllave, kishin pjesën e tyre në shkatërrimin e shumë vendanimeve të fortifikuara iliro-epirote. Dorën e fundit këtyre shkatërrimeve dhe rrënimeve ua dhanë hordhitë osmane. Mbetën ato fortifikime, të cilat edhe u rindërtuan me stilin arkitektonik mesjetar, që, ashtu si me romakët, u shërbenin pushtuesve, përfshirë këtu edhe kalatë mesjetare. Sot, nga këto fortifikime, që Gjerak Karaiskaj i quan 5000 vjeçare, kanë mbetur vetëm gërmadhat, që unë po i quaj, dëshmitarët e heshtur të origjinës sonë pellazgjike.

Këto gërmadha pellazgjike janë vërejtur, kryesisht në akropolet e qyteteve antike të Epirit dhe Ilirisë, nga arkeologë të huaj, si Izamberti, Baldaçi dhe Ugolini; konsuj, si Pukëvili, Hahnn, udhëtarë si M.Leak, E.Durham, etj; dhe studiues si K.Paç etj. Të tillë kemi akropolin e Buthrotit, Amanties, Rabijes, Akrolisit, Zgërdheshit, etj. Por të kësaj natyre janë edhe fortifikimet prehistorike që nuk kanë akropol, ose u është shkatërruar duke humbur gjurmët. Të tilla kemi Foiniken, Medunin, Trajanin, Dorzin, Gajtanin, Pecën, Xibrin, Nikaien, Gurzezën, Medunin, etj.

Megjithëse e kemi përmendur, por duhet ta theksojmë, se origjinën tonë pellazgjike e vërteton edhe një fakt i veçantë, themelet e fortifikimeve dhe kalave tona të antikitetit me vazhdimësi deri në mesjetën e vonë, në të cilat, si prova kriminalistike, na shfaqen gurët pellazgjikë. Të tillë kemi në fortifikimet dhe kalatë e Butrintit, Lisit, Himarës, Shkodrës, Beratit,etj. Për ilustrim ndjekim disa foto:

Gurë pellazgjike në kalanë e Himarës.



Gurë pellazgjikë në kalanë e Rozafës – Shkodër.

Frano Prendi,Koço Zheku, “Qyteti ilir i Lisit, Origjina dhe sistemi i fortifikimit të tij”, “Iliria” - 1972

Gurë pellazgjik në hyrjen e kalasë së Beratit.

Gurë pellazgjik në kalanë e Lisit antik.


Gurë pellazgjik në themelet e kalasë së Beratit.

Gurët e themeleve pellazgjike të Buthrotit.

Mur prehistorik pellazgjik, Etrusk Toskanë-Itali. Duket e njëjta teknollogji e ndërtimit të themeleve pellazgjike me Buthrotin.

Gurë pellazgjik në themelet e kalasë së Beratit.


_______________

Referencat:

28 Koço Zheku, “Mbi tipologjinë e vendbanimeve të fortifikuara paraurbane ilire në territorin e Shqipërisë”, “Iliria” - 1977

29 Gjerak Karaiskaj, “5000 vjet Fortifikime në Shqipëri”, Bot.”8 NËNTORI”-1981, f, 13

30 Edvin Jasques, “Shqiptarët”, Bot.”Kartë e Pendë”, Fon.Abraham Linkoln,Tiranë-1996, Përkth.Ang.Edi Seferi, f. 27

31 Frano Prendi,Koço Zheku, “Qyteti ilir i Lisit, Origjina dhe sistemi i fortifikimit të tij”, “Iliria” - 1972


- VIJON -

______________________________

BESNIK IMERI: NDËRTIMET PELLAZGJIKE, DËSHMITARËT E HESHTUR TË ORIGJINËS TONË TË MOHUAR (III)

http://www.pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=11139


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks