SHKRIMI
e premte, 18 qershor 2021

MEHMET HAJRIZI: BIR I ATDHEUT - DËSHMOR I KOMBIT, NASER HAJRIZI (XII)

Pashtriku, 1 mars 2021: Epilog

„Njeriun e bëjnë të përjetshëm veprat e tij.“ Sami Frashëri

Më 2 prill të vitit 2017, Beqiri dhe Fatimja për të 36-tën herë me radhë, po prisnin në shtëpi, shokë e profesorë të Naserit, veprimtarë, miq e dashamirës dhe farefisin, që u vinin në çdo përvjetor të rënies së birit të tyre.


Beqiri u zgjua herët, mblodhi forcë dhe mezi shkoi në odë. Në mars kishte mbushur 84 vjet dhe ishte lodhur shumë. Fatimja thoshte shpesh, tanku po të kalonte rrugëve të tij, do të prishej. Ajo dukej më e fortë, megjithëse ishte vetëm dy vite më e re nga i shoqi.

Ata çdo 2 prill takonin shumë njerëz të mbledhur te pllaka përkujtimore, ku kishin rënë Naseri dhe Asllani, bënin homazhe, vendosnin kurora lulesh, kurse nga aty shkonin të gjithë bashkë te varrezat. Pjesa tjetër e ditës, rezervohej për pritjen e mysafirëve, deri në orët e vona të mbrëmjes.


 



Këtë vit kishte edhe një veprimtari të rëndësishme kulturore dhe memoriale: shënohej 36-vjetori i Kryengritjes së vitit 1981 dhe shfaqej premiera e Filmit dokumentar “Për ty Atdhe”, kushtuar dëshmorit, Naser Hajrizi. Salla e madhe e Kinemasë ABC nuk i zinte të ardhurit. Zëri burrëror i këngëtarit, Ilir Shaqiri, jehonte në sallë, si një përshëndetje mirëseardhjeje, me këngën “Do ta bëjmë Shqipërinë”, kushtuar dëshmorëve, Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva, e cila interpretohej për herë të parë.

...Prijnë Naseri dhe Asllani

Si ortek që zbret prej mali

Lart mbajnë shqipen në Flamur

Si kalaja që rri mbi gurë...

Ora shënonte njëmbëdhjetë. Pushoi kënga, duke i lënë vendin qetësisë absolute.

Ekzekutimi i Himnit kombëtar, e ngriti në këmbë tërë sallën. Beqën e lëshuan këmbët dhe desh ra pas, por duart e forta të një shoku të Naserit, e mbajtën drejt derisa përfundoi muzika e thekshme e Himnit.

Para të pranishmëve doli moderatorja profesioniste me ballin lart:

Të nderuar pjesëmarrës, kumboi zëri saj.

Kënga për dëshmorët Naser Hajrizi e Asllan Pireva që sapo dëgjuam, vjen sot në këtë sallë si një dhuratë e bukur dhe e kënduar për herë të parë nga artisti i madh i estradës shqiptare, Ilir Shaqiri. E falënderojmë këngëtarin dhe kompozitorin, Burim Krasniqi...

Dëshmorëve, sikur edhe veprave të mëdha të artit, distanca e kohës ua shton vlerën dhe peshën historike që kanë...

Tani ju ftoj për një minutë heshtje në nderim të dëshmorëve!...

Lavdi!

Duke i kujtuar dhe nderuar dëshmorët, ne kultivojmë vlerat dhe virtytet e larta që ata përfaqësojnë...

Një bashkëveprimtar i njohur i Naserit mbajti fjalën e rastit në paraskenë, i cili ndër të tjera, tha:

...Ditën e lavdisë së tij të përjetshme, Naseri e kurorëzoi veprimtarinë, si prijës me flamur në dorë, duke rënë dëshmor në ballë të demonstratës, në qendër të Prishtinës së tij të dashur.

Filmi dokumentar “Për ty Atdhe”, që po ju paraqesim i kushtohet jetës, veprës dhe rënies së dëshmorit, Naser Hajrizi...

Fill pas fjalës së tij, u hap ekrani i madh. Filloi muzika si bubullimë e kompozimit brilant të Pjetër Gacit, “Për ty Atdhe” me interpretues, artistin e madh, Mentor Xhemali. Kjo kryevepër artistike prej himni, që të rrëqethë trupin, i pëlqente shumë Naser Hajrizit.

Pastaj, zëri i fuqishëm i Artistit të Popullit dhe Nderit të Kombit, Reshat Arbana, narrator dhe interpretues i filmit, pushtoi gjithë ambientet e sallës.

Në film paraqitej jeta, dhe veprimtaria e dëshmorit. Kur erdhi çasti i rëndë i rënies, por edhe gjatë gjithë defilimit të shokëve e shoqeve të Naserit që evokonin kujtimet për të, lotët u shkonin çurg të pranishmëve.

Në vazhdimësi të traditës, thuhej aty, familja Hajrizi i dha shumë veprimtarë Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe mbi 13 luftëtarë, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dy prej të cilëve të shpallur dëshmorë të kombit, Hamdiu dhe Musaja. Në përmbushje të amanetit të Naserit, edhe vëllai i tij kishte ngjeshur armët, duke hyrë në radhët e UÇK-së.

Filmi mbaroi me paraqitjen e Medaljes së Lirisë që i ishte akorduar Naserit, nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pastaj me rrugët në Prishtinë, në Vushtrri dhe në Fushë-Kosovë, me emrin e Naser Hajrizit.

Me të mbaruar filmi, të gjithë shkuan te vendi i rënies, ku gjetën edhe të tjerë dhe vendosën buqeta lulesh e bënë homazhe.

Edhe aty foli një bashkëveprimtar tjetër, duke theksuar se liria që po e gëzojmë sot i ka rrënjët në gjakun e Naserit e Asllanit dhe të gjithë dëshmorëve tjerë.

Një dyzinë kamerash të mediave vendore, regjistronin pamje, kurse gazetarët intervistonin disa të pranishëm.

Beqirin që e mbanin për krahu dy të rinj, e futën ngadalë në makinë dhe u nisën drejt shtëpisë, sepse te varrezat nuk kishte fuqi të shkonte.

Të nesërmen filmi u shfaq në shkollën ku kishin mësuar dhe vepruar dy dëshmorët e kombit.

Amfiteatri i shkollës ishte përplot nxënës, profesorë, veprimtarë, mësimdhënës dhe familjarë të dëshmorëve e shumë të ftuar tjerë.

Në skenën e stolisur, dy nxënës të shkollës, një vajzë dhe një djalë, të veshur me shije, si Naseri dikur, mbanin në duar portretet e dy dëshmorëve.

Në podium u ngjit drejtoresha e shkollës, një grua e zonja e profesionit të vet dhe e shkathtësisë oratorike. Me kokën lart e shikimin mbi sallë, përshëndeti të pranishmit, duke u uruar mirëseardhje dhe nisi fjalën e rastit:

Ndjehem krenare ta përfaqësoj shkollën e dëshmorëve të lirisë, Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva, të cilët i dhanë identitet dhe dinjitet kombëtar, jo vetëm shkollës, por edhe gjithë Atdheut tonë...

Në përpjekjet e saj për dije dhe në përballje me politikën obskurantiste e antishqiptare të regjimit pushtues serb, kjo shkollë i ka mbajtur lart, si flamur fitoresh ndër beteja, emrat e dy dëshmorëve tanë.

Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva, tridhjetë e gjashtë vjet pas rënies heroike, sot janë gjallë midis nesh, në zemrat dhe kujtesën tonë...

*

Dy muaj më pas, Beqiri dhe Fatimja vdiqën qetësisht në një distancë dhjetëditëshe ndërmjet. Pak para vdekjes, arritën ta shihnin Certifikatën e shpalljes zyrtare, Dëshmor i kombit të birit të tyre që e kishin pritur gjatë, sa pëlhura e Penelopës.

- VIJON -

______________________

MEHMET HAJRIZI: BIR I ATDHEUT - DËSHMOR I KOMBIT, NASER HAJRIZI (XI)

http://www.pashtriku.org/?kat=46&shkrimi=10943


***

PËR TY ATDHE - Film dokumentar për dëshmorin Naser Hajrizi

https://www.youtube.com/watch?v=7EVdD8qYHY8


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks