SHKRIMI
e premte, 18 qershor 2021

MEHMET HAJRIZI: BIR I ATDHEUT - DËSHMOR I KOMBIT, NASER HAJRIZI (XV)

Pashtriku, 7 mars 2021:

5.Mehmet HAJRIZI - (bashkëveprimtar dhe xhaxha i Naserit)

Naser Hajrizi që fëmijë ishte shumë i shkathtë, kureshtar dhe inteligjent. Lexonte shumë dhe recitonte bukur, por kishte edhe pasione tjera si për muzikën, filmin etj. Kur u rrit, lexonte klasikët botërorë të letërsisë, pastaj literaturë teorike, filozofike etj. Në jetën time, nuk kam njohur një të ri të dytë si Naserin, që në atë moshë ta zgjeronte aq shpejt e aq thellë horizontin e dijeve multidisiplinare.


Ata që e kanë njohur Naserin, e kujtojnë si një të ri gjithnjë në lëvizje dhe në ngutje, gjithnjë pa kohë të lirë.

Pamja serioze dhe burrërore, i jepte atij një moshë tjetër më madhore, më të pjekur, nga ajo që kishte.

Naseri ishte i dashur dhe shumë i shoqërueshëm, i kujdesshëm dhe me sjellje të matur e të kulturuar, me takt dhe respekt ndaj të tjerëve, prandaj kishte një rreth aq të gjerë shokësh e shoqesh. Ata që punonin me Naserin thonë se punët e vështira i merrte gjithmonë për vete, ata që ndanin diçka bashkë me të, e kujtojnë si të përkorë dhe pa lakmi për vete.

Virtytet e tij të larta, si dashuria për Atdheun e lirinë, trimëria dhe fryma e sakrificës, vullneti i hekurt dhe përkushtimi i pareshtur, besnikëria dhe nderi tradicional shqiptar, mençuria dhe shpirti modest e i çiltër, karakteri vullkanik e energjitë e pashtershme djaloshare, e bënin Naser Hajrizin një personalitet shumë premtues në shërbim të çështjes shqiptare në përgjithësi dhe të Lëvizjes së atëhershme Kombëtare në veçanti.

Naseri e çmonte dhe e donte familjen e vet, kujdesej veçanërisht për motrat dhe vëllezërit më të vegjël dhe e bënte atmosferën e gjallë e të hareshme në rrethin e gjerë familjar, me prindërit, gjyshin e gjyshen e dashur, me xhaxhallarët e kushërinjtë e shumtë.

Ai i donte shumë shokët e shoqet e tij, por mbi të gjitha, karakteri i tij dallohej për dashurinë e pakufishme dhe mbi çdo dashuri tjetër, për Atdheun e vet e lirinë e tij, si dhe për urrejtjen deri në vdekje kundër pushtuesve dhe shërbëtorëve të tyre.

Naser Hajrizi jetonte për idealin e tij të lartë dhe bëri sakrificën supreme në emër të atij ideali.

Prishtinë, më 9. 11. 2016.



***

6.Haxhere HAJRIZI - (bashkëveprimtare dhe familjare e dëshmorit)


Në shtëpinë tonë kishim një bibliotekë të pasur me rreth dymijë tituj librash. Vetëm për fëmijë kishte mbi dyqind sosh, të cilat Naseri i vogël, i ka lexuar një për një.

Më bënte përshtypje kujdesi i tij për librat. Posa i merrte për lexim, i mbështillte bukur që të mos dëmtoheshin dhe ashtu të mbështjella i kthente. Ua jepja edhe fëmijëve tjerë, ashtu siç i kishte kthyer ai.

Naseri qysh si adoleshent lexonte literaturë serioze dhe të ndaluar. Pasi i kthente librat e lexuar, bisedonim bashkë për përmbajtjen e tyre dhe befasohesha për pjekurinë e tij dhe mënyrën si e kapte thelbin e çështjeve të çdo libri. Më vonë edhe ai siguronte libra të ndaluar dhe na i sillte për lexim. Një mbrëmje midis 26 marsit dhe 1 prillit të vitit 1981, ma solli librin “Imperializmi dhe revolucioni”. Librin e kisha lexuar, por mendova në fillim ta ndalja për respekt. M’u duk e pasinqertë, prandaj i thashë: faleminderit shumë Naser, por meqë e kemi lexuar, nuk po e ndal, jepja dikujt tjetër.

Si?! E keni lexuar dhe nuk ma keni dhënë mua! më tha me habi dhe qortim. U ndjeva keq, pa pasur fjalë arsyetimi...

Bisedonim gjatë edhe për filmat shqiptarë që atëherë kishin filluar të shfaqeshin në ekranet televizive dhe të kinemave në Kosovë. Naseri i përjetonte thellë rolet edukuese dhe frymëzuese të aktorëve të shquar shqiptarë. Duke shikuar filmat, i identifikonim dhe mësonim emrat e artistëve të shquar, pa pasur mundësi tjetër njohurie për ta. Rrallë e shihnim ndonjërin prej tyre në revistën “Shqipëria e Re” etj. Një artisti nuk arrinim t’ia gjenim emrin, as unë, por as Naseri. Le të kërkojmë, kush ta gjejë i pari, tha Naseri. Një ditë erdhi dhe para meje e kishte gjetur. Është Demir Hyskja, tha.

Naseri i donte shumë fëmijët. Derisa po udhëtonim njëherë këmbë nga Gradica në Strofc, ai mblidhte lule mali ndanë rrugës që t’u bënte kurora fëmijëve. Sa herë vinte, i argëtonte dhe luante me fëmijët tanë, duke i edukuar, si mësues profesionist. Vajzës sime i solli një dhuratë të veçantë: distinktiv me flamurin kuqezi! Meqë ajo ende përkundej në djep, ia vendosi me ngjitës në kaptell të tij. Flamuri vezullonte në djepin ku u rritën, vajza dhe dy djemtë tanë. Gjatë Luftës djepin, bashkë me dhuratën e shtrenjtë të Naserit e dogjën kriminelët serbë... Ata dogjën e vranë, por nuk arritën kurrë ta vrasin idealin e Naserit e të dëshmorëve tjerë të Kosovës.

Nga intervista dhënë autorit, mars 2017.

- VIJON -

_____________

MEHMET HAJRIZI: BIR I ATDHEUT - DËSHMOR I KOMBIT, NASER HAJRIZI (XIV)

http://www.pashtriku.org/?kat=46&shkrimi=10975


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks