SHKRIMI
e premte, 18 qershor 2021

MEHMET HAJRIZI: BIR I ATDHEUT - DËSHMOR I KOMBIT, NASER HAJRIZI (XVIII)

Pashtriku, 11 mars 2021:

1. Saime ISUFI (bashkëveprimtare e Naserit)

Në fund të vitit 1981, unë bashkë me Berat Luzhën, jemi nisur për në Zvicër. Berati e ka pasur me vete stemën e Shqipërisë, të punuar me dru, nga Naseri. Sipas porosisë, stemën duhej dorëzuar Kadri Zekës dhe ky pastaj ta dërgonte në Shqipëri për ta vendosur në Muzeun Historik. Kadriu nuk arriti ta dërgonte, pasi edhe ai ra dëshmor në janar të vitit 1982.


Këtë amanet e kreva më vonë unë. Shkova në Tiranë dhe e dorëzova. Kur kam shkuar herën tjetër në Tiranë, atë stemë e kam parë në Muzeun Historik Kombëtar...

Në diçiturën e saj shkruante:

“Stemë e punuar nga dora e dëshmorit, Naser Hajrizi, rënë në demonstratat e vitit 1981, në Kosovë.”

Nga intervista dhënë autorit, shkurt 2017, Zvicër.



2. Ilmi CAKOLLI (bashkëveprimtar)

Si sot më kujtohen ngjarjet e viteve '70-të, kur filluam veprimtarinë ilegale. Fillimisht në Dardanë formuam një grup ilegal që e emërtuam “Para agimit”, sepse e ëndërronim agimin e lirisë. Ishte grup i të rinjve që kishte synim bashkimin e trojeve shqiptare.

Gjatë vitit 1979 me Asllan Pirevën shkëmbenim literaturë ilegale që vinte nga Shqipëria, si “Zëri i Popullit”, “Shqipëria e Re”, romane të ndryshëm etj. Asllanin e kisha njohur nëpërmjet dajës tim, Afrim Kalaja, shok klase i tij. Mua më arrestuan, por meqë isha i ri më liruan.

Pas demonstratës së 26 marsit 1981, Asllani kërkoi që të takohemi me një bashkëveprimtar të tij, për të cilin fliste me admirim, si shok i ditur, i ngritur, trim dhe i përkushtuar në çështjen e Atdheut dhe bashkimit kombëtar. Ne kishim disa rregulla të konspiracionit, por megjithatë u takuam me 31 mars.

Ky është Naseri, tha Asllani, pa e përmendur mbiemrin, as nga ishte dhe nga cila familje rrjedh. Më vonë e kuptova se bëhej fjalë për Naser Hajrizin. Filluam analizimin e ngjarjeve të 11 dhe 26 marsit, që nisën zgjimin shqiptar në Kosovë. Më i zëshmi nga ne ishte Naser Hajrizi, i cili me entuziazëm dhe vrull përshkruante ngjarjet dhe u shpreh se kështu më nuk durohet. Ai ftoi aty që ne të ngrihemi në revoltë, në luftë për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e trojeve shqiptare.

Unë pashë se vërtet Asllan Pireva paska pasur të drejtë sa më kishte thënë për shokun e tij. Më erdhi keq që nuk e kisha njohur më herët Naserin. Biseduam, përveç mobilizimit edhe për ndarjen e detyrave, nëse eventualisht do të pasonin protesta dhe revolta në ditët në vijim.

Fatmirësisht demonstratat ndodhën pasditen e 1 prillit. U takuam me Naserin, Asllanin, Afrimin, Fadil Restelicën, Mihane Sadikun (shoqe e imja e Grupit “Para agimit”), me disa familjarë të të burgosurve, me nënën dhe gruan e Agim Sylejmanit, me motrën e Sami Dërmakut, Qefseren etj. Ishte një zgjim, një liri që shihej në fytyra dhe shprehjet e secilit pjesëmarrës.

Demonstrata zgjati deri në orën 7:30, por ne humbëm kontaktin me njëri-tjetrin në masën e madhe të njerëzve. Gjithë ata pjesëmarrës na dukeshin si vëllezër e motra. Pas orës 7:30, filloi hedhja e lotsjellësve dhe plumbave në ajër. U shpërndamë me porosinë që nesër të dalim përsëri.

Asllani dhe Naseri kishin kryer punën, duke i ftuar shokët e tyre, kishin shkruar afishe e parulla nëpër klasë dhe në mënyrë të organizuar me nxënësit tjerë dalin ne demonstratë para teatrit. Përtej Shtëpisë së Mallrave, Naserin dhe Asllanin, me flamur në dorë, i vrasin snajperistët e ushtrisë jugosllave.

Lajmin për rënien e tyre e mësova në mbrëmjen e 3 prillit. Ishte lajm shokues, i rëndë e emocionues, por më bëri krenar, më dha forcë e më frymëzoi për luftën në vijim. Mua do të më përcjellë tërë jetën figura e këtyre dy djemve të rinj dhe do të mundohem që t'u rri besnik idealeve të tyre.

Nga intervista dhënë autorit, mars 2017.

Telegrame, dërguar familjes Hajrizi, me rastin e përvjetorëve të rënies së Naserit.

E nderuar Familje Hajrizi


Nënë Fatimja dhe babë Beqiri i dhanë lirisë së Kosovës më të dashurin e tyre. Gjaku i Naserit, Asllanit e shumë dëshmorëve të tjerë, u bë themel i fortë i lirisë së Kosovës.

E veçanta e këtyre dy dëshmorëve të vitit 1981, është se ishin të rinj të organizuar të ilegales së atëhershme. Ata, me vetëdije bënë sakrificën për liri e pavarësi të Kosovës.

Ju njoftoj që sikur çdo vit, për këtë 20-vjetor, unë dhe shokët e mi në Kantonin e Shvicit, të dielën, më 8 prill kemi organizuar një tubim përkujtimor.

Qoftë i pavdekshëm kujtimi për Naserin dhe gjithë dëshmorët!

Më 5 prill 2001.



***

E nderuar familje Hajrizi e dëshmorit të kombit, Naser Hajrizi

Të dashur baca Beqë e nënë Fatime


Me dëshirën që sot, më 2 prill të jem me ju e pranë jush, në ditën 26-vjetorit të rënies heroike të dëshmorit, Naser Hajrizi, nga largësia e Zvicrës po ju shkruaj këto radhë simbolike, duke ju përshëndetur e përgëzuar për lavdinë, heroizmin dhe sakrificën, duke i dhënë lirisë së Kosovës dëshmorë e veprimtarë në shumë gjenerata.

Unë edhe sot e ruaj të freskët kujtimin për takimin me Naserin, më 31 mars 1981 në Gërmi, realizuar nëpërmjet Asllan Pirevës. Asllani më kishte folur shumë herë për trimërinë dhe vendosmërinë e Naserit. Në atë takim me disa shokë, Naseri na tha se më kështu nuk durohet, ne duhet të ngrihemi dhe mobilizohemi të gjithë për ta shporrur pushtuesin jugosllav nga tokat tona dhe të bëjmë bashkimin me shtetin amë, Shqipërinë. Ishte një fjalim i vendosur dhe i zjarrtë i Naserit.

Dora gjakatare e ushtrisë jugosllave i vrau Naser Hajrizin e Asllan Pirevën. Ne i përkujtojmë sot ata me mirënjohje e krenari, duke i mbajtur në zemrat tona, në mendjet tona, në jetët tona, në historinë tonë, dhe kështu do të vazhdojë brez pas brezi.

Ideali lind nga jeta dhe për jetën. Jeta pa ideale është shterpë. Dëshmorët edukojnë patriotizëm dhe frymëzojnë breza, prandaj shoqëria i ndjek gjurmët e tyre, krenohet me ta dhe e përjetëson kujtimin e tyre. Një popull që ka kaq shumë dëshmorë, si ky yni, dëshmon historinë e tij të bujshme dhe të lavdishme.

Dëshmorët janë si kokrra e grurit; bie një në tokë dhe mbijnë dhjetëra të tjera. Pas çdo rënie dëshmori, në historinë tonë, janë ngritur mijëra të tjerë.

I përjetshëm qoftë kujtimi për dëshmorët e kombit, Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva!

Galgenen CH, më 2 prill 2007

Me nderime, Ilmi Cakolli.

3. Ilaz ZHITIA (bashkëveprimtar)


Asllan Pirevën dhe Naser Hajrizin i kam njohtë në shkollën e mesme, gjatë viteve 1979-981. Me Asllanin kam qenë në një klasë, ndërsa Naserin e kam pasur një klasë më tutje. Veprimtarinë atdhetare e kemi filluar të inspiruar më së shumti nga profesori shumë i nderuar, Ahmet Qeriqi, i cili në atë kohë na ka dhënë lëndën e gjuhës shqipe dhe temat gjithmonë i ka zgjedhur me karakter kombëtar. Na ka treguar çka duhet të lexojmë. Ai na ka sugjeruar ta lexojmë librin “Para Agimit” të Shefqet Musarajt. Për ne që kishim nisur udhën e çlirimit të Atdheut, ky libër na ndihmonte shumë për organizimin e luftës ilegale.

Asllani më ka njoftuar me Naserin. Që nga aty, e deri në rënien e tyre, ne kemi bashkëpunuar. Në fillim jo me intensitet të madh, por sidomos pas demonstratave të para. Me Naserin dhe Asllanin, pas demonstratës së 11 marsit jemi takuar intensivisht. Bisedat i zhvillonim pas orëve të mësimit. Bisedonim se çka dhe si duhet të veprojmë, cilët nxënës janë më të aftë, më të mirë e më të besueshëm. Kemi biseduar edhe me Fexhrie Hazirin, Ylber Dërgutin, Sabri Aliun, Afrim Kolovicën etj.

Në demonstratën e 26 marsit, ku kam qenë edhe unë pjesëmarrës, nuk e kam parë Naserin se ka qenë në anën e kundërt bashkë me Asllanin. Në shkollë kemi biseduar me shokë e shoqe, përse dhe si kanë ndodhur ato ngjarje dhe në këtë mënyrë kemi krijuar një rrjet më të madh. Kështu, dalëngadalë u rritëm në numër dhe më 1 e 2 prill tërë nxënësit ishim në demonstratë...

...Mbrëmjen e 2 prillit kam mbetur në anën tjetër të qytetit, në “Dardani”, përderisa shtëpinë e kisha në lagjen “Velania”. Familja ime nuk e ka ditur ku jam dhe kanë menduar që jam i vrarë. Të nesërmen, meqë Prishtina ka qenë komplet e rrethuar, nëpër rrugica jam kthyer në shtëpi nga mesi i ditës. Aty më njoftuan për vrasjen e Naserit dhe Asllanit. Ky ka qenë moment shumë i vështirë... Më vonë kam kuptuar se Naseri dhe Asllani janë vrarë, jo thjeshtë si pjesëmarrës në demonstratë, por kanë qenë të shënjuar për t’u vrarë. Vrasja e tyre na ka tronditur shumë...

...Në karriget ku ata janë ulur, në bankat ku ata kanë mësuar, për çdo ditë kemi vënë lule. Lule kemi vendosur edhe në varrezat e tyre.

Mësimet që i kam marrë nga Naseri, por edhe nga Asllani, për organizmin e të rinjve kundër pushtetit të atëhershëm jugosllav, kanë qenë shumë të vlefshme. Kam mësuar që duhet të punojmë bashkërisht, të jemi shumë vigjilent e konspirativ dhe dalëngadalë në këtë mënyrë ta organizojmë revolucionin për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e saj me Shqipërinë. Që nga njohja me Naserin, kam menduar dhe kam vepruar me mësimet që i kam marrë prej tij. Kam vazhduar jetën time me ato mësime.

Ne shfrytëzonim literaturë legale, por edhe ilegale. Naseri na thoshte që edhe fëmijëve e të rinjve duhet t’u japim literaturë. "Debatikun" duhet ta lexojnë e të mësojnë prej këtij libri. Në atë kohë e kemi marrë edhe organin e shtypit "Liria" dhe kudo që kemi pasur besim e kemi shpërndarë.

Pas daljes nga burgu, vendosëm me shokët e burgut dhe të klasës, bashkë me profesorin e nderuar, Ahmet Qeriqin dhe shkuam të bëjmë homazhe te varret e Asllanit e Naserit. Sa më kujtohet, kanë qenë të gjithë shokët e shoqet e klasës dhe bëmë një përkujtim, mirë të organizuar, por nuk u rezistuam lotëve dhe vajit mbi varret e tyre...

Ka kaluar kohë e gjatë, por kujtimi për ata shokë mbetet gjithmonë i paharruar.

Nga intervista dhënë autorit, mars 2017, Zvicër.

- VIJON -

________________________

MEHMET HAJRIZI: BIR I ATDHEUT - DËSHMOR I KOMBIT, NASER HAJRIZI (XVII)

http://www.pashtriku.org/?kat=46&shkrimi=10988


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks