SHKRIMI
e premte, 18 qershor 2021

MEHMET HAJRIZI: BIR I ATDHEUT - DËSHMOR I KOMBIT, NASER HAJRIZI (XX)

Pashtriku, 13 mars 2021: Kujtime të mësimdhënësve

1. Ahmet QERIQI (mësimdhënës i Naser Hajrizit)

Naser Hajrizit i kam dhënë mësim në vitin e tretë të shkollës së mesme teknike, ndërsa Asllan Pirevës në vitin e katërt... Më bënte përshtypje fakti se sidomos ata të dy, por edhe Fatmir Graiçevci, Ilaz Zhitia, Lutfi Maqedoni e disa të tjerë, më shikonin më ndryshe nga shumica e nxënësve, madje me respekt e përfillje të veçantë. Edhe pse relativisht të rinj në moshë, dukeshin të pjekur dhe të gatshëm për të vepruar... Nga aq sa i kam lejuar vetes të zbulohem para tyre, kam kuptuar se të gjithë ishin të organizuar dhe ashtu doli më vonë.

Për Naserin e dija se e kishte xhaxha, veprimtarin Zeqir Hajrizin, të cilin e kisha njohur shumë vjet më parë dhe komunikonim kohë pas kohe. Mbaj mend se në një bisedë, në korridor, kur po përgatitesha të hyja në klasë, Naserit i kisha preferuar të shoqërohej me Asllan Pirevën, Fatmir Graiçevcin, Rrahim Ramën, Naim Mahmudin, Lutfi Maqedonin e ndonjë tjetër. Ai më kishte njoftuar se i njihte mirë të gjithë, ndërsa kishte veçuar faktin se Asllanin e kishte shok të fortë. Me aq ishim marrë vesh, mes 11 marsit dhe 1 e 2 prillit të vitit 1981...


Më vonë, i arratisur, kam mësuar se në qendër të Prishtinës, kishin rënë dëshmorë, Asllan Pireva dhe Naser Hajrizi, dy ndër flamurtarët e parë të Republikës së Kosovës...

Naser Hajrizi e Asllan Pireva, me gjakun e njomë, me frymën liridashëse të tyre, kishin përskuqur Sheshin e Prishtinës dhe për të fundit herë kishin thithur ajrin e bërë shkrumb të qytetit, nga tymi e arma vrastare serbe e jugosllave...

Kujtime të evokuara për Filmin dokumentar „Për ty Atdhe“



***

Fjala e Ahmet Qeriqit në 35-vjetorin e rënies së dëshmorëve, Asllan Pireva dhe Naser Hajrizi.

Prishtinë, 2. 4. 2016

Të respektuar familjarë të dëshmorëve!


Çka të kujtoj më parë për Asllan Pirevën, Naser Hajrizin dhe për gjeneratën e tyre?

Asllani, ishte edhe sinonim i emrit, por gjithnjë i buzëqeshur, i gatshëm për të vepruar në çdo rrethanë, pa hezitim. Në qenien e tij, gjatë ditëve të marsit të vitit 1981 vërehej sikur kishte shpërthyer me plot hire forca djaloshare, vrulli i papërmbajtur për Kosovën Republikë.

Naseri, kishte shikim kureshtar dhe natyrën e të riut të përmbajtur, natyrën e një djaloshi të burrëruar para kohe. Të dy kishin shpërthyer në mënyrat e veta, të dy ishin në mesin e një dyzine shokësh e shoqesh, të cilët më 2 prill të vitit 1981 maturuan me diplomat e dëshmorëve të kombit. Ata, me grushtin lart e flamurin edhe më lartë, jo rastësisht u gjenden në ballin e demonstruesve, jo rastësisht u ballafaquan edhe me mizorinë serbe, që ishte strukur në Ndërtesën e Bankës Qendrore, (tani Kryeministria), përballë sheshit dhe kishte zgjedhur për të goditur, më të përkushtuarit, sikur zakonisht ndodh në sulme të tilla, mizore.

Naser Hajrizit i kam dhënë mësim në vitin e tretë të shkollës së mesme teknike, ndërsa Asllan Pirevës në vitin e katërt. Në vitin e katërt, lëndën e Gjuhës dhe Letërsisë, Naser Hajrizit i ka dhënë, profesori, Zenun Gjocaj, tash i ndjerë. Por jo vetëm unë dhe Zenun Gjocaj u kemi dhënë mësim atyre dhe shokëve e shoqeve të tyre. Unë isha vetëm njëri nga profesorët e tyre, por paksa më ndryshe në komunikim me ta, mbase sepse ishte përfolur fakti se pikërisht në moshën e tyre, kisha qenë i arrestuar dhe i dënuar dy muaj burg, për propagandë armiqësore kundër Jugosllavisë.

Më bënte përshtypje fakti se sidomos ata të dy, por edhe Fatmir Graiçevci e Ilaz Zhitia më shikonin më ndryshe nga shumica e nxënësve, madje me respekt e përfillje të veçantë. Edhe pse relativisht të rinj në moshë, dukeshin të pjekur dhe të gatshëm për të vepruar, për të shtruar pyetje ndër më të ndryshmet, që nuk i bënin secilit prej profesorëve.

Më kujtohet fare mirë se në gjysmën e dytë të marsit të vitit 1981, Drejtoria kishte caktuar një temë të detyruar hartimi për kryetarin, Tito, që kishte vdekur afër një vit më parë. Unë kokë më vete kisha shtuar edhe një temë të lirë, për nxënësit ku jepja mësim. Në klasën e Asllanit, ishte edhe Ilaz Zhitia, më vonë i dënuar me burg të rëndë. Këta dy dhe disa të tjerë ishin shprehur të gëzuar për mundësinë alternative në zgjedhjen e temës së hartimit, që iu kisha dhënë. Në fund kisha vërejtur se shumica dërrmuese e nxënësve të klasës së katërt, kishin hartuar temën e lirë. Kjo fliste shumë për mua, sidomos fakti se nxënësit nuk ishin përcaktuar për temën zyrtare të Drejtorisë së shkollës. Dëshmi janë fletoret e nxënësve, nëse ato janë ruajtur në objektin e Akademisë Pedagogjike ku punoja dhe nëse nuk janë tërhequr me qëllim të caktuar, pasi isha arratisur, më 3 prill të atij viti...

Ditën kur ata ranë në qendër të Prishtinës, në orët e para ditës, unë isha në mesin e nxënësve, shumë prej të cilëve u jepja mësim. Ne ishim pozicionuar në “Lagjen e Muhaxhirëve” dhe te Fakulteti Teknik, në kohën kur kishte filluar parakalimi i tankeve të Ushtrisë jugosllave, në rrugën prej qendrës së qytetit deri te “Mensa e Studentëve”. Papritmas një oficer serb kishte nxjerrë kokën jashtë tankut, kishte nxjerrë revolen dhe kishte goditur në drejtimin tonë. Kisha parë se dy apo tre protestues të rinj ishin plagosur, por ishte e pamundur të lëvizje nga masa e stisur e protestuesve...

Në mendjen time edhe sot pas 35 vitesh sa herë përmenden emrat e tyre, më shfaqet imazhi i takimit me ta. Naserin e përfytyroj në korridor të Shkollës, para derës, në klasën ku mësonte, në mos për diçka tjetër, atëherë për t’u përshëndetur, ndërsa Asllanin për pyetjen e fundit: pse drejtoria kërkon të shkruajmë për Titon, profesor? Mbaj mend sesi kishte reaguar plot emocione kur iu kisha përgjigjur: “Të vdekurit për së gjalli”, le të shkruajnë për të vdekurin e vdekur.

Lavdi dëshmorëve të viti 1981, lavdi të gjithë të rënëve për çlirimin e Kosovës nga robëria serbe!

Botuar te portali “Kosova e Lirë”

- VIJON -

__________________________________

MEHMET HAJRIZI: BIR I ATDHEUT - DËSHMOR I KOMBIT, NASER HAJRIZI (XIX)

http://pashtriku.org/?kat=46&shkrimi=10998


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks