SHKRIMI
e mërkurë, 12 maj 2021

Gjekë Gjonaj: Gjama e burrave dhe vaji i grave në Malësi

Ulqin, 18 mars 2021: Gjama e burrave, është një traditë që është përdorur nga burrat shqiptarë – malësorë vetëm për burrat e vdekur. Ky ritual mortor në trevën e Malësisë së Mbishkodrës është aq i vjetër sa edhe në malësitë - krahinat tjera veriore shqiptare në Shqipëri, në Kosovë, në Labëri dhe në arbërorë të Greqisë. Sipas studiuesve vendas dhe të huaj të kësaj fushë riti i gjëmës (vajtimit) zanafillën e ka që nga koha e Skënderbeut, por realisht praktika është më e vjetër dhe përshkrime të ritualeve të tilla gjenden që tek Odisea i Homerit. Kronikanët e kohës kanë shënuar se, kur vdiq Gjergj Kastrioti- Skënderbeu në vitin 1468, Lekë Dukagjini rrihte gjoksin e shkulte flokët, siç bëri Akili kur u vra Patrokli në luftën e Trojës, 3.000 e më shumë vjet më parë. Udhëtarë e misionarë të huaj të shekujve XV-XVII, që kanë studiuar dhe vërejtur këtë dukuri të malësorëve të Shqipërisë së Veriut, sidomos ritet e vajtimit ndër burra, i vlerësojnë ato si të natyrës pagane e të çuditshme. Esenca e këtij rituali është që të lihet dhimbja, të shkojë dhe të largohet nga njeriu e po ashtu edhe të respektohet i vdekuri. Në Hot, Grudë, Triesh e Kojë, ka qenë zakon që të vedekurin/ën ta vajtojnë burrat dhe gratë. Domethënë në Malësi ka pasur vajtorë ( gjamtarë) dhe vajtore.

Gjamtë e burrave (Vajtorët)

Njeriu apo personi që shprehë (thërret-bërtet) vaj (qan me ligje të vdekurin) në Malësi quhet vajtor. Ai shkonte kudo merrte lajmin e vdekjes në Malësi, pa pagesë, për t’i thirrë vaj të vdekurit sipas zakonit në këtë trevë. Të vdekurin burrë e kanë vajtuar meshkujt dhe gratë, ndërsa nëse një e vdekur ka qenë femër, atë e kanë vajtuar vetëm gratë. Nuk jam në dijeni që në Malësi një burrë të ketë vajtuar një grua, por nuk e përjashtoj një fenomen të mundshëm të këtillë.



Reimer Sclulz, 1937 - Vajtimi në grupe i malësorëve në vdekjen e Ujk Vuksanit në Theth.


Gjamët e buarrave në Malësi kanë qenë në grupe (korale) dhe kanë vazhduar deri në ditët e para pas Luftës së Dytë Botërore. Çdo person i grupit thurte vargje ashtu siç dinte duke mbajtur duart në pozitë horizontale, me rrahje të krahërorit, me gërvishtje të fytyrës. Gjamë të tilla më nuk ka në Malësi.

Vajtimi në grupe, sipas studiuesve vendas dhe të huaj të kësaj fushë, bisedës me vajtorë e vajtore të vjetra, me pleq e me plaka, është zhvilluar në disa faza. Vajtorët në grup kishin prijësin e tyre i cili zgjidhej nga pjesëmarrësit e grupit. Ata në shenjë të dhimbjes thërrisnin vaj të gjithë përnjëherë me zë të lartë, duke rrahur gjoksin, duke i gërvishtur faqet, duke i shkulur flokët, duke rënë përmbys mbi të vdekurin (vigun-arkivolin) dhe duke gjëmuar dhimbshëm me fjalët: “Ëh, ëh, ëh”. Gratë e rrethonin vigun ( kufomën), nga ana e kokës së të vdekurit, e shoqëronin gjamën e burrave me :“ Ëj, hë, ëj”.

Malësorët, përveç gjamëve kolektive, më vonë kanë thirrë vaj në mënyrë individuale, një nga një. Vajtori para se të thërrasë vaj qëndron në këmbë. Ai i vë dy duart në brez duke qitur njërën këmbë (në të shumtën e rasteve të majtën) përpara dhe ia fillon gjamës, me fjalët: “I mje-e-ri, o Gjelosh Toma”, por edhe: “Mjer-o sot për ty Deli Meta” duke i theksuar ato virtyte e tipare që e kanë cilësuar të ndjerin, familjen e tij apo fisin. Vajtori mund të thërras vaj te shtëpia vetëm në mëngjes dhe aty ku i bëhet ceremonia e vdekjes. Natën nuk ka vajtorë te shtëpia, që thërrasin vaj. Gjithashtu, as vajtore. Vajtori thërret vaj për mashkullin e vdekur e jo për gruan. Malësia gjatë shekujve ka pasur shumë vajtorë të njohurë, që kanë lënë gjurmë të pashlyera në jetën shpirtërore të popullit tonë. Në vazhdim po përmendim disa prej tyre.

1. Vajtorët (gjamëtarët) nga Hoti: (Nikollë Prëkë Dushaj, Traboin, Rrok Pjetër Zeku Camaj, Vuksanlekaj, Mark Paloka Junçaj, Rapshë, Cak (Tomë) Gjoni Camaj, Vuksanlekaj.)

2. Vajtorët nga Gruda: (Tomë Bishi Ivezaj, Kolë Zefi Lulgjuraj, Zef Ujka Lulgjuraj, Gjokë Kola Ivezaj, Zef Dasha Lulgjuraj, Dedë Luli Gjolaj, Lekë Ujka Lulgjuraj, Sokol Deda Kalaj.)

3. Vajtorët nga Trieshi: (Dodë Smajli Gjeloshaj, Nikollë Gali Lekoçaj, Gjeto Gjeka Arapaj, Nikë Gjeti Arapaj, Gjon Deda Arapaj, Gjon Mixhi Gjurashaj, Nua Kola Gjurashaj, Kolë Gjoni Gjurashaj, Hilë Toma Margilaj, Nikollë Hila Margilaj, Gjergj Pali Ujkaj, Gjel Deda Nikprelaj, Zef Toma Dedivanaj, Zef Uci Memçaj, Prëkë Uci Gjolaj, Rrok Gjoka Gjokaj, Zef Toma Dedivanaj, Pjetër Prëla Lucaj, Mal Kaculi Cacaj, Mark Smajli Nikollaj, Mark Noshi Gjeloshaj, Gjekë Arapaj.)

4. Vajtorët nga Koja: ( Mark Zeka Ulaj, Zef Zeka Ulaj,Dodë Paloka Ulaj, Gjergj Leka Ulaj, Prëtash Uci Ulaj, Bardh Miri Kërcaj, Kolë Bardhi Kërcaj, Prëlë Kola Kërcaj, Mark Gjeti Gjokaj, Mark Luca Gjokaj, Dokë Marashi Ivanaj, Dodë Prëka Ivanaj, Prëlë Gjeka Kolçaj, Mark Prëla Kolçaj, Pjetër Kola Lucaj, Fran Tushi Lucaj, Vuksan Leka Nucullaj.)

Për kuriozitet themi se vajtorët në Hot, Grudë, Triesh e Kojë kanë qenë të besimit katolikë. Nuk mbahet mend të ketë pasur gjamtarë të besimit myslimanë.

Vajtimi i femrave ( Vajtoret)

Siç theksuam më lartë te shqiptarët e besimit katolikë në Malësi është i përhapur dhe i njohur edhe vajtimi i femrave. Vajtimi i femrave dallohet nga ai i meshkujve. Vajtoret fillojnë vajin me fjalët: “Ëj, hëë-ëj”. Këto poetesha popullore, për dallim nga vajtorët, të cilët mund t’i quajmë edhe poetë popullorë, kanë vajtuar edhe meshkujt edhe femrat. Vajtoret kanë vajtuar ulur pranë vigut. Me rëndësi është të theksohet një fenomen i rrrallë në Malësi se ka ndodhur që një grua myslimane të ketë qenë vajtore. Ajo është File Hasja Gjokaj, nga fshati Milesh, e martuar në Halaj të Kastratit.

Kjo grua e cila ka vdekur në Shkodër, ka qenë vajtorja e vetme e cila i përketë fesë islame në Malësi që dihet deri më sot. Ashtu si vajtoret e tjera katolike, që në vajin e tyre përdorin aspekte kanunore kur qajnë një mysliman, ka vajtuar edhe kjo brimtare e fesë islame. Ndër vajtoret tjera të njohura në Malësi po përmendim:

1. Nga Hoti: (Lulë Pjetra Camaj)

2. Nga Gruda : (Mari Markja Ivezaj)

3. Nga Trieshi: (Mare Gjonaj - Gegaj, Tereze Gjokaj, Pashkë Ujkja Dedivanaj, Age Gjonja Arapaj, Pakë Gjetja Memçaj.)

4.Nga Koja: (Tringë Kolja Gorvokaj.)

Vajtorët dhe vajtoret e Malësisë me fjalë shumë prekëse, me plot ndjenja emocionuese, me shprehje të bukura poetike, me një gjuhë të pastër dhe të pasur popullore theksojnë vetitë e mira njerëzore të të ndejrit/ës, gjendjen e vështirë që lë i vdekuri, e vdekura dhe pikëllimin e prindërve dhe familjes. Brimtarët dhe brimtaret në Malësi kanë qenë shumë të nderuar dhe të repsektuar. Ata gëzonin autoritet tek popullata vendase. Nuk mund të paramendohej asnjë vdekje pa pjesëmarrjen e vajtorëve dhe vajtoreve. Aq ishin të mirëpritur dhe të mirëseardhur në raste vdekjeje sa të pranishmit nga larg i vërenin në grupe njerëzish duke thënë ja po vjen filan vajtori. Ardhja e tyre në hatër vlerësohej si diçka madhore e madhështore dhe i gjithë populli i dëgjonte me shumë vëmendje e qetësi pothuaj absolute. Secili vajtuer dhe vajtore dallohej nga të tjerët për nga teknika e të bërtiturit vaj, nga mjeshtëria e thurjes së vajtimit, ngjyra dhe lartësia e zërit të kthjellët si pushka.

Zhdukja e këtij riti të vdekjes

Ky zakon i lashtë i malësorëve nuk u ndërpre që nga zanafilla e tij e as në regjimin komunist në ish - Jugosllavi, siç ka ndodhur përshembull në Shqipëri në kohen e regjimit të egër të Enver Hoxhës. Por, për fat të keq, kjo traditë e shumëshekullore e malësorëve nuk arriti të mbijetojë në fillim të shekullit 21, që konsiderohet si shekull i teknologjisë. Tash disa vite u shua përfundimisht ky rit mortor në Malësi. Gjama e burrave dhe vaji i femrave në këtë trevë shqiptare u depozitua në muze e arkivë. Ndoshta përgjithmonë.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks