SHKRIMI
e martë, 29 shtator 2020

PROF.DR.SABILE KEҪMEZI-BASHA: DOKUMENTI 'TOP SEKRET' PËR INFORMIMIN NDËRKOMBËTAR TË DEMONSTRATAVE 1981 (36)

Prishtinë, 22 korrik 2020: DOKUMENTI “TOP SEKRET” PËR INFORMIMIN NDËRKOMBËTAR TË DEMONSTRATAVE 1981

Sipas dokumentit të KQ i LKJ-së, sektori për informim dhe propagandë, Grupi për propagandë ndërkombëtare, me numër 2407/II nr. Top sekret, nr. 18/22, Beograd, 12.04. 1981. Është interesant se gjatë tërë dokumentit Komitetit Qendror i LKJ-së, demonstratat studentore të vitit 1981, askund dhe në asnjë vend nuk i quan me këtë emër por i quan ngjarje të Kosovës, e arsyeja dihet. Pushteti jugosllav në çdo mënyrë donte që të minimizoj demonstratat duke mos i quajtur me emrin e vërtet por duke i ç’vleftësuar dhe duke i deformuar opinionin e gjerë se në Kosovë po ndodhin “disa ngjarje” por assesi demonstrata të një karakteri masovik të popullit shqiptar gjithandej ku jetonin ata. E vërteta ishte krejt ndryshe, bota e qytetëruar demonstratat i kishte quajtur demonstratat paqësore por pushteti kishte ndërmarr masa të dhunshme ndaj demonstruesve paqësor. Bile është ironike kur grupi për propagandë ndërkombëtare, informatën e dhënë e quan “Informat analitike”, e në vazhdim do të shohim se sa është analitike informata e lëshuar nga grupi.


Informatë analitike Për reagimet ndërkombëtare të ngjarjeve në Kosovë

Grupi për informim informatën e lëshuar e fillon me këtë “Ngjarjet në Kosovë, në botë janë trajtuar si prova shumë serioze për stabilitetin në Jugosllavi në “periudhën postitiste”.Ky vlerësim ka ardhur deri tek një përshtatje taktike të paraqitjes propagandistike të njërit dhe bllokut tjetër.

Ndarja e trendëve propaganduese

Grupi i informimit me një mjeshtri tekanjoze propagandën në shtetet perëndimore e ndanë në këtë mënyrë: “Në propagandën perëndimore me këtë rast çart ndahen dy trende propaganduese: Njëra e cila vazhdon me politikën deklarative zyrtare të marrëdhënieve miqësore ndaj Jugosllavisë dhe tjetra që është e kundërta e saj. Në propagandën perëndimore, të cilat edhe më herët kanë ardhur deri te ndarja e roleve në paraqitjen ndaj Jugosllavisë (sidomos pas ngjarjeve në Poloni), ngjarjet në Kosovë edhe më tepër kanë theksuar këtë diferencim.



Në perëndim është karakteristike, se duke i përcjell interesat e blloqeve, kanë dashur të provokojnë në lindje konfrontime propaganduese rreth Jugosllavisë (e cila ishte mjaft e shprehur gjatë kohës së sëmundjes së kryetarit Tito), por lindja këtë radhë në këtë nuk kishte reagua.

Nevoja për të marr masa energjike nga ana e jonë për hir të normalizimit të gjendjes në Kosovë nuk vihej në dyshim. Megjithatë në disa rrethe të caktuara të botës janë munduar që ngjarjet në Kosovë ti shfrytëzonin për diskreditimin e Jugosllavisë në pozicionin ndërkombëtar.

Reagimet e vendeve të pa inkuadruara për ngjarjet në Kosovë ishin skajshmërisht të kufizuara dhe informatat ishin shumë të kujdesshme.

Gazetat kineze kishin reaguar pozitivisht duke i bazuar informacionet e tyre, në burimet tona.

Në kuadër të blloqeve globale, qasja propaganduese e disa vendeve komshi ngjarjet në Kosovë i trajtonin në raport me interesat e tyre (të brendshme- politike dhe të sigurisë). Në këtë kuptim paraqitja propaganduese e vendeve fqinje kishte pësuar pak a shumë ndryshime.

Propaganda shqiptare pa dyshim kishte zbuluar qëllimet kryesore strategjike të politikës shqiptare: nga sulmet e mëhershme ideologjike kishte kaluar në përzierje të hapur të punëve të brendshme të Jugosllavisë dhe kishte shprehur hapur pretendimet e përhershme territoriale për shumë pjesë të vendit tonë.

Analizat që bënin shtetet perëndimore për Demonstratat e vitit 1981, sipas Beogradit

Në dokumentin “Top sekret”, në vazhdim thuhej se: “Në analizat e komentet e perëndimorëve ngjarjet në Kosovë, sipas rregullave ishin vu në kontekst të situatës së përgjithshme në Jugosllavi, në Ballkan e më gjerë. U përsëritën, lidhur me këtë spekulimet e vjetra për ardhmërinë e Jugosllavisë “pas Titos” dhe në shumë implikime të ngjarjeve në Kosovë në marrëdhëniet e blloqeve në regjionin ballkanik. Duke e lidhur situatën politike me atë ekonomike në vendin tonë, gazetat perëndimore i shikonin ngjarjet në Kosovë dhe kishin ndërmarr masa në Krahinë si test vetanak të fuqisë dhe stabiliteti në Jugosllavi. Një pjesë e propagandës perëndimore spekulonte për unitetin dhe efikasitetin e udhëheqjes kolektive duke e vu në pyetje aftësinë ton që në suazat e sistemit ekzistues të kalohen vështirësitë. Në disa qarqe ishte vlerësuar sa që ngjarjet në Kosovë seriozisht e kishin trandur stabilitetin në Jugosllavi, dhe kishin thënë se gjëja se “vetëm armata jugosllave e kishte tejkalua këtë “test”, ndërsa Lidhja e Komunistëve, sistemi i Mbrojtjes Popullore dhe Policia e Jugosllavisë kishin dështuar. Merrni me mend si vlerësohet intervenimi i policisë jugosllave në Kosovë si “i dështuar”, kur dihej se me qindra shqiptar u vran mu nga kjo polici, e mija të tjerë u arrestuan.

Qëndrimet e perëndimorëve për qasjen në demonstratat e vitit 1981, sipas KQ të LKJ-së

Në qasjen e ngjarjeve në Kosovë propaganda perëndimore nuk hiqte dorë nga drejtimi kryesor strategjik, (për “tërheqje”Jugosllavin vetes duke i ofruar zgjidhjen e vet, jo vetëm për situatën në Kosovë, por edhe për probleme të tjera), por në këtë drejtim vëreheshin dy qëndrime të ndryshme.

Qëndrimi amerikan dhe britanik sipas grupit për informim

Kështu që propagandën amerikane e britanike e karakterizonte qëndrimi politik zyrtar i proklamuar ndaj Jugosllavisë, duke e theksuar se Jugosllavia ka forca që këtë problem ta zgjidhë. Sipas toneve të shkruara shtypi amerikan mund të thuhet se gazetarëve të tyre iu ishte tërhequr vërejtja që në informatat e tyre propaganduese të jenë korrekt dhe të mos e irritojnë anën jugosllave. Kjo shihet edhe në marrëdhëniet e ashpra të pushtetit amerikan ndaj terroristëve ustashë në SHBA dhe publicitetit në shtyp dhe të grupit terrorist të dënuar, në Newyork. Njëkohësisht, vërehet edhe kjo se në kuptimin pozitiv kishte ndryshuar edhe mënyra e raportimit për dënimin e nacionalistëve kroat në Zagreb: me këtë rast nuk ngritët çështja e “të drejtave të njeriut”.

Shtypi Britanik, edhe pse kishte informim korrekt për Kosovën (spekulime të njohura paraqiten në mënyrë sporadike dhe me tone të buta), angazhohet që Jugosllavisë të mos i rëndohet gjendja e tanishme politike e ekonomike, me krijimin e problemeve në raport me EEZ (kritikohej vetoja e Irlandës dhe Francës në shtimin e madh të bartjes së mishit nga Jugosllavia në vendet e EEZ).

Një paraqitje e tillë propaganduese nga shtypi amerikan dhe anglez përputhej me interesat e proklamuara zyrtare të këtyre vendeve që Jugosllavia të mbetet e këtillë siç ishte dhe se, kufijtë në Ballkan mos të ndryshohen. Brenga e tyre dukej në paragjykimet se ngjarjet në Kosovë munden me marrë dimension ndërkombëtar dhe Bashkimi Sovjetik këtë mund të shfrytëzojë. Lidhur me këtë, në numër të madh të gazetave perëndimore theksohej se në kohët e fundit po rritet këmbimi i mallrave në mes Bashkimit Sovjetik dhe SFRJ-së dhe varësia ekonomike e Jugosllavisë mund të ketë reperkusione serioze në politikën e saj të pavarur.

“Interneshënell Herild Trubjun” thekson se “Bashkimi Sovjetik qëndron prapa ngjarjeve në Kosovë”

Në “rrezikun sovjetik” sidomos tërheqë vërejtjen shtypi i të djathtës greke, e cila pas hyrjes së Greqisë në NATO, u bë eksponent i fuqishëm “natoist” i pasqyrimeve në rajonin e Ballkanit. Kështu që pas manovrave të paktit NATO në Greqi (në fillim të marsit para se të fillonin demonstratat në Kosovë), kishte lajmëruar (një skenar të mundshëm) për fillimin e Luftës së III Botërore. Sipas këtij skenari, shpërthimi i kësaj pakënaqësie në Kosovë do të sjelli deri tek konflikti në mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Sovjetët do i shkonin në ndihmë Tiranës, Bullgaria do e okuponte Maqedoninë, ndërsa jugosllavët do të thërrasin në ndihmë perëndimin. Karakteristike është se “Interneshënell Herild Trubjun” (Sulcberger) mu në Athinë “ka ardhur deri të të dhënat” se “Bashkimi Sovjetik qëndron prapa ngjarjeve në Kosovë”.

Përkrah Greqisë, edhe shtypi i shumë vendeve të perëndimit shkruan se Shqipëria ka pretendime territoriale dhe kjo paraqet rrezik real për paqen në Ballkan dhe më gjerë. Në këtë kontekst një pjesë e shtypit perëndimor gjen shpjegim përse Kosova nuk mundet me qenë republikë, duke theksuar se kjo qon drejtpërdrejt deri tek bashkimi i Kosovës me Shqipërinë që më vonë kishte me pasur pasoja të paimagjinueshme në raport me forcat në këtë rajon.

Shtypi suedezë për demonstratat

Është interesante që gazetat suedeze, të cilat më herët u lëshonin në shkrime tendencioze ndaj Jugosllavisë, në mënyrë “korrekte” thuhej në informatë se informonin për ngjarjet në Kosovës. “Kjo është se para së gjithash që tek qytetarët tanë në Suedi të jenë në mënyrë objektive të informuar për situatën ashtu çfarë ishte në të vërtet në Kosovë, dhe në mënyrë të vendosur ti kundërvihen demonstratave antijugosllave të emigracionit shqiptar e ustash”.

Në Austri, Belgjik e Zvicër por edhe në Itali, sipas dokumentit informoheshin në mënyrë “jo korrekte”

Në shtypin e Austrisë, Belgjikës, Zvicrës (në gjuhën gjermane), në Itali (gazeta e djathta), vinin në shprehje tendenca e jo korrektësisë, bile kishte edhe shkrime keqdashëse për ngjarjet në Kosovë dhe situatën politike në Jugosllavi. Një pjesë e shtypit belg sidomos gjatë muajit prill i kishte kushtua publicitet qëndrimit antijugosllav ndaj shqiptarëve në emigracion, ndërsa në Zvicër gjatë muajit maj vinte në shprehje marrëdhënia tolerante ndaj aksionet që bënte emigracioni shqiptar ndaj Jugosllavisë. Fitohet përshtypja se gjatë kësaj periudhe kishte ardhur deri tek një koordinim i aktivitetit antijugosllav në këto vende.

Ngjarjet në Kosovë u shfrytëzuan në shtypin e këtyre shteteve si shkak për ripërtëritjen e spekulimeve për shkatërrimin e domosdoshëm të Jugosllavisë pas vdekjes së Titos. Lidhur me këtë ishte insistuar hapur në tezën e jo efikasitetit të sistemit socialist vetëqeverisës dhe udhëheqjes kolektive, të cilat sipas vlerësimeve të këtij shtypi, nuk mundet të zgjidhen problemet e ndërlikuara ekonomike dhe marrëdhëniet ndërnacionale tepër të acaruara. Sulmohej Lidhja Komuniste për shkak të “ngufatjes së lirisë”, “ ndjenja nacionale” dhe për shkak të thellimit të “ndarjeve në mes të ideologjisë zyrtare dhe zhvillimit të shoqërisë në RSFJ”. Kjo pjesë e shtypit, theksohej se kërkesat e nacionalistëve shqiptarë në Kosovë ishin të arsyeshme , si dhe është i arsyeshëm edhe përkrahja që e jep shteti shqiptarë-Shqipëria. Në pjesën tjetër të shtypit të Gjermanisë Perëndimore, të Austrisë, të Zvicrës u pranuan qëndrimet e Shqipërisë (duke bërë thirrje në dokumente historike nga 1943,44 dhe 45) se shqiptarët në Kosovë “janë mashtruar” dhe “iu kanë bashkuar” Serbisë. Sipas tyre dhënia e statusit të Republikës- Kosovës, është e vetmja alternativë. Në shtypin austriak dhe në bazë të interesit vetanak lidhur me pakicat u lançua teza se është krejt e natyrshme interesimi i Shqipërisë për “pakicat“ e veta në Kosovë, sikurse Jugosllavia që “jashtëzakonisht shumë merakoset” për “pakicat” e veta në Austri.

Lidhur me spekulimin e shpalljes Kosova-Republikë, spekulohej se në udhëheqjen jugosllave ekzistojnë dy rryma , njëra e cila angazhohej për në “dorë të fortë” e tjetra angazhohej për gjetjen e një zgjidhjeje tjetër politike. Sipas vlerësimit të shtypit perëndimor, momentalisht mbretëron politika e “dorës së fortë”.

Ngjarjet në Kosovë këto mjete të informimit (sidomos ajo gjermano- perëndimore), e shfrytëzuan dhe e vërtetonin se në Jugosllavi nuk është e zgjidhur çështja nacionale. Në këtë kontekst përmendet edhe “çështja maqedone dhe ajo kroate”, si dhe asimilimi i hungarezëve në Vojvodinë. Thuhej se qytetarëve bullgar në Jugosllavi nuk iu lejohet që të shprehin haptas përkatësin nacionale (citohen tezat e Cole Dragojqeva se kombi maqedon nuk ekziston). Gjykimet e nacionalistëve kroat në Zagreb u shfrytëzuan për ilustrim të tezave se edhe nacionalitetet tjera në Jugosllavi nuk guxojnë që të shprehin ndjenjat nacionale. Si fajtori kryesor për “këtë gjendje të këtillë”, akuzohet “shovinizmi serbomadh” dhe “imponimi i ideve jugosllave”kombeve e kombësive të tjera.

VIJON ...

______________

PROF.DR.SABILE KEҪMEZI-BASHA: NJË DOKUMENT 'TOP SEKRET', PËR REAGIMET NDËRKOMBËTARE TË DEMONSTRATAVE NË KOSOVË 1981 (35)

http://www.pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=10258


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks