SHKRIMI
e martë, 29 shtator 2020

THE TIMES (1880) / PROTESTA E ULQINAKËVE DREJTUAR KONSUJVE TË ANGLISË, FRANCËS, ITALISË, GJERMANISË, AUSTRO-HUNGARISË DHE RUSISË NË SHKODËR

Francë, 13 gusht 2020: “L’Union Conservatrice” ka botuar, të enjten e 30 shtatorit 1880, në faqen n°2, shkrimin e gazetës britanike “The Times” në lidhje me shkresën e ulqinakëve drejtuar asokohe konsujve të Anglisë, Francës, Italisë, Gjermanisë, Austro-Hungarisë dhe Rusisë në Shkodër, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar;

Protesta e Ulqinakëve

Ja, sipas Times-it, përkthimi i mirëfilltë i protestës së banorëve të Ulqinit drejtuar konsujve:

“Konsujve të Anglisë, Francës, Italisë, Gjermanisë, Austro-Hungarisë dhe Rusisë në Shkodër.

Shkëlqesi, me shumë pikëllim kemi mësuar se brenda disa ditësh, flotat e fuqive evropiane do të arrijnë në ujërat e Ulqinit për të na detyruar të dorëzojmë qytetin tonë të dashur Malit të Zi.

Për shumë shekuj, ne, banorët e Ulqinit, kemi qëndruar nën sundimin dhe mbrojtjen e pushtetit osman, dhe do të ishte e pamundur për ne që të përshtasim zakonet, traditat, gjuhën dhe fenë tonë me ato të Malit të Zi, të cilat janë të gjitha të ndryshme dhe madje të kundërta.

Kjo është arsyeja pse ne jemi të vendosur me rreptësi për të zmbrapsur çdo sulm, çfarëdo qoftë ai, nga ana e Malit të Zi dhe të vuajmë asgjësimin e qytetit dhe të popullit tonë, sesa të nënshtrohemi. Përgjegjësia për gjakun që mund të derdhet në kufijtë e tij do të bjerë mbi malazezët, sepse ne nuk do të jemi shkaku.

Sidoqoftë, shpresojmë që rreziku i një konflikti të shmanget, pasi ne e dimë se fuqitë e mëdha nuk synojnë shkatërrimin, por mirëqenien e popujve.

Ne kërkojmë nga Shkëlqesia Juaj që të njoftoni qeverinë që ju përfaqësoni për vendosmërinë tonë të pakthyeshme dhe do të jemi shumë mirënjohës nëse ky komunikim nderohet me një përgjigje.”

[Shkrimi përfundon me tridhjetë firmat e anëtarëve të komitetit për mbrojtjen e Ulqinit (me vulat e tyre bashkangjitur), plus atyre të krerëve të vullnetarëve, të pleqve të qytetit, etj.]


Aurenc Bebja, Francë - (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).



Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks