SHKRIMI
e diel, 13 qershor 2021

PROF.ASOC.DR.SABIT SYLA: DOKUMENTE ARKIVORE SHQIPTARE PËR DEMONSTRATAT E VITIT 1981 NË KOSOVË (2)

Pashtriku, 26 mars 20201:


 


 





 


 


REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË

MINISTRIA E MBROJTJES POPULLORE

SHTABI I PËRGJITHSHËM

Drejtoria e Zbulimit Tiranë, më 16. 4. 1981

INFORMACION


Në shifrogramin e datës 11.11.1980 që komanda e Grupit të 52 Operativ në Prishtinë ia drejton komandës së Armatës 2-të në Nish thuhet:

Komanda e grupit 52 Operativ, Nr. 18-536

Njoftim mbi lëvizjen e makinave ushtarake

Për komandën e Armatës së 2-të (Qendrës Operative)

Për datën 12.11.1980 planifikohet lëvizja e makinave ushtarake si më poshtë:

A. Jashtë garnizonit:

- Në repartet e Grupit 52 operativ: 4 makina në drejtimin Prishtinë-Uroshevac nga ora 07:00 deri në orën 19:00.

1 makinë në drejtimin Prishtinë nga ora 07:00 deri në orën 19:00.

1 makinë nga Qendra e 47 e Zbulimit në drejtimin Prishtinë-Nish nga ora 07:00 dhe nuk kthehet.

B. Brenda garnizonit:

- Nga 15 PPBr (Brigada e 15 e Këmbësorisë) - 4 makina.

- Nga prapavija e garnizonit të Prishtinës - 3 makina.

- Nga 549 PP (Regjimenti 549 i Këmbësorisë) - 5 makina.

- Nga 2/549 PP (Batalioni i 2-të i Regjimentit 549 Këmbësorisë) - 3 makina.

- Nga 26 dhe 27 GO (Detashmenti i 26 dhe 27 i Ndjekjes) nga 2 makina secili.

- Nga 28 GO (Detashmenti i 28 i Ndjekjes) - 5 makina.

- Nga prapavija e garnizonit të Mitrovicës 5 - makina.

- Nga 3 TSK (Baza e 3- të e furnizimit materialo-teknik) - 1 makinë.

- Nga ambulanca e garnizonit të Mitrovicës - 2 makina.

Oficeri operativ

Nënkolonel Urosh Llakiç

Shënim:

Sipas përmbajtjes se këtij shifrogrami nga grupi i 52 Operativ në Prishtinë varen:

- Brigada e 15 e Këmbësorisë;

- Regjimenti i 549 i Këmbësorisë;

- Qendra e 47 e Zbulimit;

- Detashmenti 26, 27, 28, i ndjekjes;

- Baza e 3-të e Furnizimit materialo teknik.

Në shifrogramin e datës 07. 04.1981 qe komanda e Korpusit 52 në Prishtinë ia drejton disa njësive, thuhet:

Komanda e Korpusit 52, Nr. 20-7, datë 7.4.1981

Mbledhje në komandën e Korpusit 52

Komandantit të Brigadës se L5 të Këmbësorisë, Brigadës se 243 Tankiste, Regjimentit 549 të Këmbësorisë, Brigadës 592 të Motorizuar, Regjimenti 102 i Artilerisë Kundërtanke i Motorizuar, Regjimenti 2-të Parashutist (mundësisht), Brigada e 211 Tankiste, 20 PPGP (i papërcaktuar, mundësisht regjiment i kufirit), 3, 4, 6 KZR (të papërcaktuar), Brigada 125 e Këmbësorisë Malore.

Në orën 07:00 do të mbahet mbledhja në Komandën e Korpusit 52- të.

Në mbledhje do të vlerësohet plotësimi i detyrave të deritanishme të emërtuar “AKACIJA - 81” (Aksioni - 81), dhe do të përcaktohet detyrat e mëtejme.

Në mbledhje do të marrin pjesë: komandantët dhe zëvendës komandantët të edukimit politik: të Brigadës 15 Këmbësorisë, Brigadës 243 Tankiste, Brigadës 592 Motorizuar, Regjimenti 549 të Këmbësorisë, Regjimentit 102 të Artilerisë Kundërtanke të Motorizuar, Regjimentit 2-të Parashutist (mundësisht), 20PPGP (i papërcaktuar, mundësisht regjiment kufiri), Brigadës 211 Tankiste.

- Gjeneral majori Ali Muhagjiri

- Komandantet e 3, 4, 6 KZR (të papërcaktuar), Brigadës 125 së Këmbësorisë Malore, Drejtorët e Bazës 202 Teknike dhe të Bazës 418 të Prapavijës, shefi i UVO (i papërcaktuar).

Nga komanda e Korpusit:

- Zëvendës komandantët dhe shefat e llojeve të armëve të shërbimeve.

- Komandantët e regjimenteve dhe brigadave do të raportojnë për rreth 15 minuta për: vlerësimin e kryerjes së detyrave sipas planit “AKCIJA-81”, (Aksioni-81) dhe gjendjen moralo-politike.

Shënim:

Sipas përmbajtjes se këtij shifrogrami mendohet që Grupi i 52 Operativ në Prishtinë të jetë ngritur në shkallë Korpusi me rastin e ngjarjeve në Kosovë, në vartësi të të cilit mund të kenë kaluar njësitë e mëposhtme:

- Brigada e 15 e Këmbësorisë në Prishtinë (ekzistuese);

- Brigada e 243 Tankiste (sipas të dhënave të deritanishme kjo brigadë dislokohej në Shkup në vartësi të Zonës së 3-të Ushtarake);

- Brigada e 211 Tankiste (sipas të dhënave të deritanishme kjo brigadë dislokohej në Nish, në vartësi të Armatës së 2-të);

- Regjimenti i 549 i Këmbësorisë (ekzistues);

- Brigada e 592 e Këmbësorisë së Motorizuar (e pa njohur nga ne deri tani);

- Regjimenti i 2-të (mundësisht parashutist); (deri tani i pa njohur);

- Regjimenti 102 i Artilerisë kundërtanke i motorizuar (i pa njohur deri tani nga ana e jonë);

- Brigada e 125 Këmbësorisë Malore (e panjohur deri tani nga ana e jonë);

- Regjimenti 20 i Kufirit (mundësisht);

- Baza 202 e Teknikes;

- Baza 418 e Prapavijës;

Të dhënat e këtyre shifrogrameve po i studiojmë me kujdes.


DREJTORI I DREJTORISË SË ZBULIMIT

MEHMET MUSAJ


***

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË

MINISTRIA E MBROJTJES POPULLORE

SHTABI I PËRGJITHSHËM

DREJTORIA E ZBULIMIT Tiranë, më 18. 4. 1981


INFORMACION

Mbi gjendjen e Forcave Ushtarake, para dhe pas ngjarjeve në Kosovë

1. Sipas të dhënave të zbulimit, përpara ngjarjeve, në Kosovë dislokoheshin: Grupi i 52-të Operativ me shtab në Prishtinë në vartësi të armatës së 2-të në Nish. Në përbërje të tij hynin: 2 Brigada Këmbësorie (e 15-ta në Prishtinë dhe Brigada e Këmbësorisë Malore në Pejë); 1 Regjiment i Këmbësorisë autonom në Prishtinë; 3 Batalione të ndjekjes.

2. Sipas të dhënave del se gjatë zhvillimit të ngjarjeve, në Kosovë kanë ardhur edhe këto forca: 2 Brigada tankiste (Nr. 211 e 243 ardhur përkatësisht nga Nishi dhe Shkupi); 1 Brigadë e Motorizuar (Nr. 592); 1 Regjiment Parashutist (Nr. 2); 1 Regjiment i Artilerisë Kundërtanke (Nr. 102); 1 Regjiment Kufitar (Nr. 20).

3. Tani sqarohet më mirë se në vend të Grupit 52 Operativ vepron Korpusi 52 me shtab në Prishtinë, në vartësi të Armatës 2-të, në Nish, në përbërje të të cilit hyjnë: 5 Brigada (2 tankiste, 1 këmbësorie, 1 këmbësorie morale dhe 1 e motorizuar); 1 Regjiment Këmbësorie, autonom; Regjiment Parashutist; 1 Regjiment i Artilerisë kundërtanke; 1 Regjiment Kufitar; 3 batalione të ndjekjes.

Në Prishtinë (Golesh) ka qenë dhe është e dislokuar edhe një Brigadë Ajrore, në vartësi të Korpusit I-rë Ajror në Nish. Problemin e kemi në ndjekje për saktësim e verifikim të mëtejshëm.


DREJTORI I DREJTORISË SE ZBULIMIT

MEHMET MUSAJ



- VIJON -


© Pashtriku.org


____________________

PROF.ASOC.DR.SABIT SYLA: DOKUMENTE ARKIVORE SHQIPTARE PËR DEMONSTRATAT E VITIT 1981 NË KOSOVË (1)

http://www.pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=11062

***

PROF.ASOC.DR.SABIT SYLA: DOKUMENTE ARKIVORE SHQIPTARE PËR DEMONSTRATAT E VITIT 1981 NË KOSOVË (2)

http://www.pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=11069

***

PROF.ASOC.DR.SABIT SYLA: DOKUMENTE ARKIVORE SHQIPTARE PËR DEMONSTRATAT E VITIT 1981 NË KOSOVË (3)

http://www.pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=11078

***

PROF.ASOC.DR.SABIT SYLA: DOKUMENTE ARKIVORE SHQIPTARE PËR DEMONSTRATAT E VITIT 1981 NË KOSOVË (4)

http://www.pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=11080

***

PROF.ASOC.DR.SABIT SYLA: DOKUMENTE ARKIVORE SHQIPTARE PËR DEMONSTRATAT E VITIT 1981 NË KOSOVË (5)

http://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=11086


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks