SHKRIMI
e martë, 29 shtator 2020

MEHMET HAJRIZI: SHËNIME PËR VEPRIMTARINË E JASHAR ALIUT (51)

Pashtriku, 27 Maj 2020: 7.28 Jashar Alia 


I lindur më 28.12.1949 në Syriganë (Suhogerllë) të Burimit (Istogut). Ka studiuar ekonomi në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. I martuar, baba i tre fëmijëve. Jeton në Zvicër dhe Prishtinë.

Ka qenë i angazhuar në GRK, OMLK, LPK, (Anëtar i Kryesisë së Komitetit Drejtues për Diasporën), kryetar i Shoqatës “Gurrat e Bardha” (1991-1998), anëtar i Kryesisë së Degës së LDK për Zvicër (1996-97), anëtar i kryesisë së LDSH-së dhe LBD-së për Zvicrën, zv. komandant për Zonën e Veriut, përgjegjës për Kukësin, Kalimashin, Fushë-Dukagjinin në UÇK, anëtar i Kryesisë së Fondit “Vendlindja Thërret” për Evropën dhe Amerikën, i emëruar nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, nënkryetar i Fondit të Qeverisë së Përkohshme në Zvicër.

Që në moshë të re ai kishte dëgjuar nga prindërit për vuajtjet dhe peripecitë e tyre. Kur nëna e tij ishte vetëm gjashtë vjeç, pushtuesi serb e kishte djegur fshatin Kërninë, vendlindjen e saj. Në ikje e sipër ishte vrarë halla e saj e cila e mbante për dore, por ajo kishte shpëtuar, kurse e ëma, për të bartur dy djemtë, vëllezërit e saj, që ishin më të vegjël, njërin prej tyre në pamundësi ta merrte ngryk e kishte vendosur në pështjellak, cepin e të cilit e mbante me dhëmbë. Kur kishin arritur në Zhakovë, asaj i kishin rënë katër dhëmbë, por nuk përfunduan këtu vuajtjet, sepse i shoqi vdiq në mal, kurse vetë ajo, ditën e vdekjes së tij, me tre fëmijët përfunduan në Burgun e Pejës, në Kulla të Sheremetit.



Jashar Alia


Edhe të atit të Jasharit, Selmanit ia kishin rrethuar e djegur tri herë kullën çetnikët e Kollashinit. Në fillim të viteve dyzet ai arrestohet dhe dërgohet në Burgun e Mitrovicës nën akuzën se kishte vrarë serbë. Pas një kohe lirohet por sërish e arrestojnë në Alibunar-Vërshac, si partizan kur bashkë me disa vendas kishte tentuar të ikte për t’iu bashkuar Luftës së Shaban Palluzhës në Drenicë, me ç’rast i dënojnë nga 1-20 vjet burg, kurse njëmbëdhjetë prej tyre me pushkatim. Në aksionin e armëve më 1956 Selmani përsëri arrestohet dhe torturohet rëndë.

Nga historia e familjes së tij dhe e popullit të Kosovës, Jashari i ri kishte kuptuar çfarë është robëria dhe cili ishte pushtuesi, prandaj mendonte të gjente rrugë dhe mënyra për ta luftuar dhe për ta çliruar vendin e popullin. Në moshën 19 vjeç ai arriti të gjente shokë të të njëjtit ideal dhe kështu filloi ta jepte kontributin në luftën për çlirim.

Veprimtarinë atdhetare e fillon më 1971 në celulë revolucionare me Xhafer Shatrin (përgjegjës), Feriz Seferajn (Suhogërllë) dhe Adem Salihajn (Ferizaj). Radhët e GRK-së i ka zgjeruar me veprimtarët Nole Aliaj-Bici (Prishtinë), Enver Ismaili (Zasellë, Mitrovicë), Hamdi Hajdini (Rahovicë, Preshevë), Ajshe Mustafaj (Kërninë), Hysen Qeta (Trubohoc, Burim), Metë Loshi (Veriq, Burim), Qerim Salihaj (Kovragë), Fatmushe Aliaj (Ulqin), Qaush Bekaj (Dubravë), Selim Bala (Rakosh), Muhamet Abazi, inxhinier nga Kllodernica e Skënderajt, Maliq Xhema, bujk nga Kllodernica, luftëtar i UNÇ-së, kur arrestohet dhe dënohet me 10 vjet burg, propagandist popullor i çështjes kombëtare dhe Xhafer Abazi, po nga Kllodernica, i cili duke qenë mërgimtar, e furnizonte Organizatën me literaturë të ndaluar.

Jashari ishte anëtar i Komitetit për Dukagjin të GRK-së më 1974 bashkë me Xhafer Shatrin, Sali Kabashin etj. Më 1974 ka bashkëvepruar në celula me veprimtarët Agim Sylejmani e Faik Latifi dhe me Grupin e të rinjve të Kamenicës që u bënë anëtarë të Organizatës si, Ilmi Cakolli, Vaxhide Morina, Sylejman Sylejmani, Mihane Sadiku dhe Xhevrije Cakolli.

Në këto celula zhvillohej aktivitet i përditshëm në funksion të zgjerimit të Organizatës dhe të përsosjes së organizimit të saj, në përputhje me statutin dhe me përcaktimet programore, organizimi i takimeve të punës me anëtarët e celulave, zhvillimi i aktivitetit për ngritjen edukative, kulturore dhe politike të anëtarëve të celulave, zhvillimi i agjitacionit në frymën e edukimit kombëtar, pjesëmarrja në aksione konkrete sipas direktivave të ardhura nga Komiteti Drejtues (shkrimi i parullave, bartja dhe shpërndarja e trakteve, sigurimi i teknikës përkatëse për shtypjen e trakteve etj.).

Më 6 maj 1974 arrestohet bashkë me udhëheqës të tjerë të Organizatës dhe dënohet me pesë vjet burgim.

Pas daljes nga burgu vihet në lidhje me udhëheqësin e Organizatës, Mehmet Hajrizin. E informon për shokët që kishin mbetur në vuajtjen e dënimit, për moralin dhe shëndetin e tyre si dhe për çdo gjë që duhej informuar. Gjithashtu u njoftua për shokët dhe për Organizatën, për gjendjen në përgjithësi që mbretëronte jashtë grilave të burgut. Kontaktet me shokët ishin me rreziqe dhe pasoja sepse ishte nën vëzhgim të policisë, kështu që nevojitej kujdes, por ato u mbajtën pos me Mehmetin edhe me Hydajet Hysenin dhe me Nezir Myrtën, për të ndërlidhur punën që bënte me celulat e tij.

Më 6 maj 1979 arrestohet sërish, mbahet në burg 15 ditë, kurse më 21 tetor 1981 e arrestojnë dhe më 1982 e dënojnë me 6 vjet burgim.

VIJON ...

_______________

MEHMET HAJRIZI: SHËNIME PËR VEPRIMTARINË E SAIME ISUFIT (50)

http://pashtriku.org/?kat=64&shkrimi=10073


 


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks