SHKRIMI
e diel, 13 qershor 2021

SABIT ALIDEMA: HALIL ALIDEMA - METEORË LIRIE (4)

Pashtriku, 30 mars 2021:

7. VEPRIMTARIA POLITIKE E PATRIOTIKE E HALIL ALIDEMËS

Halil Alidema ishte një patriot i madh. Ai tërë jetën e vet ia kushtoi çështjes kombëtare. Që në fëmijëri, duke u rritur dhe edukuar në një familje me tradita të pasura atdhedashurie, ai u brumos, u stolis dhe u pajis me ideale të larta kombëtare, duke propaganduar dhe kultivuar idetë për liri e pavarësi, zgjeroi rrethin e vet me shokë e miq, bashkëmendimtarë e bashkëveprimtarë të shumtë anembanë trojeve shqiptare.


Është interesant se edukimi i tij patriotik u zhvillua dhe u zjgerua në rrathë koncentrikë, sikur valët e ujit, që zgjerohen e shtohen kur në ujin e qetë e amull hedhim një gur, e ai shkakton valë pas vale, duke zgjeruar rrethin e tyre në tërë sipërfaqen e ujit. Ashtu edhe edukimi, arsimimi, mburrja e krenaria e Halil Alidemës, filloi që nga rrethi i parë, në bërthamën e vatrës patriotike të familjes së madhe patriarkale të Hazir Alidemës, duke u zgjeruar nëpërmjet ndikimit të odave të burrave, që shërbenin si shkolla të traditave kombëtare të kohës, u zgjerua në lagjen Alidemaj, në lagjet tjera të fshatit Pozheran e në tërë Anamoravën, arriti zenitin e vet në tërë Kosovën e në mbarë Shqipërinë Etnike. Kjo edukatë, kjo brumosje patriotike do t’i shërbejë Halilit si taban i fortë kombëtar në të gjitha periudhat e tij jetësore, në të gjitha ngjarjet e kthesat e mëdha historike dhe duke përjetuar një shtrirje gjeografike të ndikimit të tij dhe autoritetit si personalitet i rëndësishëm në mbarë truallin kombëtar shqiptar.

Prandaj, nuk është çudi se Halilin gjithkund e në çdo ngjarje të rëndësishme kombëtare, në çdo lëvizje, në çdo organizatë apo në çdo parti, që kishte synim çlirimin kombëtar, e shohin të parin, do të thotë si prijës e udhëheqës, ose ndër të parët, që mbanin përgjegjësi dhe obligim t’i shtynin dhe t’i zhvillonin proceset politike përpara. Si i këtillë, edhe i pari ra në konflikt me okupatorët serbosllavë, duke shërbyer gjithmonë si digë dhe mbrojtje e fortë e rrethit familjar e shoqëror, por edhe si nxitës në përqafimin, bashkimin e përkrahjen morale e fizike të ideve të tij patriotike.



Mr.Halil Alidema në gjyq, 1982


Ai ra në konflikt me pushtetin monist serboçetnik si nxënës i shkollës fillore, theu fotografinë e Marshalit Tita.

Ndërsa si nxënës i Shkollës Normale, duke hequr bustin e Milladin Popoviqit, duke u përpjekur të kalojë kufirin për Shqipëri, si mësues dhe si nëpunës administrativ e si student me korrespodencë, ishte në konflikt të papajtueshëm me regjimin monist.

Kështu viti 1968 Halil Alidemën e gjeti si student të juridikut dhe të Albanologjisë. Gjatë demonstratave të vitit 1968, Halili jo vetëm që ishte një pjesëmarrës aktiv, por ishte edhe kryesues e frymëzues i tyre, duke ndikuar në rininë studentore e më gjerë të fshatit të vet, të vendlindjes në Pozheran, ku iu bashkuan edhe rinia fshatare, Ferizaj me rrethin e Kaçanikut e tërë Anamorava. Ai shpalli flamurin kombëtar, në natën e 27 nëntorit në shtëpi të Berat Zenunit, e pastaj me flamurin kombëtar mbi derën e banesës së vet, i cili qëndroi aty plotë një muaj.

“Filozofia politike dhe kombëtare e Halilit u manifestua me vrullin më të madh në demonstratat e përgjakshme të atij viti për të drejtat themelore kombëtare, kundër sistemit robërues”1

Për shkak të pjesëmarrjes aktive në këto demonstrata, Halil Alidema u dënua me një vit burg të rëndë në kazamatet serbe, nga pushteti monist serbosllav i asaj kohe.

Veprimtarinë e vet patriotike, Halili e vazhdoi edhe në shkrimet e veta, duke e pasuruar aktivitetin e vet politik e patriotik edhe me pendë. Shkrimet e veta ai kurrë nuk i ndërpreu, ato sa vinin e shtoheshin, varësisht nga frymëzimet dhe ngjarjet, si: “Rrëmihësit e varreve”, “Rrënjët e trollit tim”, “Filozofia e së vërtetës”, “Vjersha të kohës së nxënësve” e shumë punime të tjera nëpër gazeta e revista aktuale të kohës. Veprimtaria e tij më e plotë shkencore dhe poetike, u ndërplotësua me botimin e tri vëllimeve të tij, që panë dritë më 2004, siç janë: “Paqa e Shën Stefanit dhe Kongresi i Berlinit”, “Dialogu me kohën” dhe “Pakoha”, që u botuan nën përkujdesjen dhe financimin e së bijës Lindita Alidema - Kokollari dhe dhëndrit Hamza Kokollari.

Edhe pas ngjarjeve të 1968-tës e dënimit me burg, Halil Alidema nuk pushoi së vepruari. Veprimtaria e tij patriotike afirmohet gjithnjë e më tepër, kurse Halili po njihej si personalitet aktiv në mbarë trojet shqiptare. Përmasat e aktivitetit të tij politik po zgjeroheshin edhe te shtresat e larta intelektuale: juristë, shkencëtarë, krijues letrarë e regjisorë filmash.

***

Edhe ngjarjet e Pranverës së Madhe Studentore të 1981-tës, Halilin e gjejnë në ballë të tyre. Halili, përsëri me guxim dhe vendosmëri u vu në ballë të Lëvizjes Studentore e Intelektuale, ndaj përsëri u dënua më 11 vjet burg të rëndë, në grupin e ashtuquajtur “Grupi i intelektualëve”, ku bënin pjesë bashkëmendimtarët e Halilit: Mr. Ukshin Hoti, Ekrem Kryeziu, Ali Kryeziu, Shemsi Reçica, Mentor Kaçi, Hilmi Ratkoceri, etj.

Veprimtaria politike, patriotike e shkencore e Halil Alidemës nuk pushoi as në burgjet e Prishtinës, Mirtrovicës, CZ-së së Beogradit apo edhe të Pozharevcit, por përkundrazi shtoi dhe forcoi moralin kombëtar të tij.

Halil Alidemën, në kuadër të veprimtarisë kombëtare, e shohim të marrë pjesë aktive edhe në Lëvizjen Gjithëpopullore për Pajtimin e Gjaqeve, Plagëve dhe Ngatërresave, që filloi punën e vet më 2 shkurt 1990 me iniciativën e rinisë studentore e të një grupi intelektualësh të prirë nga plaku i urtë profesor Anton Çetta. Halili në fillim ishte pjesëmarrës e themelues i partisë së LDK-ës, e udhëhequr nga dr. Ibrahim Rugova. Mirëpo, duke mos u pajtuar me politikën e tij paqësore, ai themeloi partinë e Unitetit Kombëtar – UNIKOMB-in, në krye të së cilës qëndroi me vite të tëra derisa ishte gjallë.

8. VEPRIMTARIA POLITIKE E ORGANIZATIVE NË EKZIL

Veprimtaria politike e Halil Alidemës në Kosovë u vështirësua shumë. Gjendja politike ishte e papërballueshme. Qëndrimi në Kosovë ishte i rrezikshëm. Halilit i rrezikohej edhe jeta nga terrori e dhuna shtetërore ushtarako-policore millosheviçjane. Prandaj, Halili u shtrëngua që veprimtarinë e vet politike dhe organizative ta vazhdojë jashtë Kosovës në ekzil.

Fillimisht, më 1992 kaloi në Maqedoni te disa shokë në Shkup, të cilët e përkrahnin moralisht e politikisht, por edhe materialisht. Këtu kishte një numër të madh shokësh bashkëmendimtarë si: Beqir Mustafë Kabashi (Saraj-Shkup), Daim Hyseni, Driton Salihu, etj.

Pas një kohe kaloi kufirin shqiptaro-maqedon, duke u hepuar në Shqipëri, ai u vendos me seli në Tiranë, ku si kryetar i UNIKOMB-it zhvilloi aktivitet të intensifikuar në shumë fusha, si organizues i stërvitjes së guerilës së UÇK-ës, si diplomat, politikan e orator, siç ishte pjesëmarrja e tij në Konferencën e Maltës, e cila u mbajt në janar të vitit 1993, ku morën pjesë delegacionet e rreth 30 e sa vendeve të Mesdheut me temën: “Për paqe, demokraci dhe bashkëpunim”. Republikën e Kosovës në këtë takim mesdhetar në mënyrë të denjë, me një oratori të rrallë e me argumente e fakte bindëse, e përfaqësoi mr. Halil Alidema. Madje, në të kthyer nga ky takim, Halili i dha një intervistë RTSH-së më 17 janar 1993 me titull KOSOVA DËSHMON, si dëshmi të kësaj interviste konkrete, autori i kësaj vepre e posedon në fondin e arkivit të vet personal.

Halili në Tiranë vuri kontakt me shumë shokë e miq. Të cilët jo vetëm që e mirëkuptuan qëllimin e tij, por edhe e ndihmuan në realizimin e tij, ndër ta mund të veçojmë: Fluturak Gërmenji, Vladimir Beja kolonel admiral rezervë, Ramazan Sala, Yzeir Dervishi, e shumë të tjerë.



Më 21 gusht 1992, zonja Marjana Grandits deputete dhe njëkohësisht kryetare për politikën ndërkombëtare të Austrisë, zhvilloi një bisedë me kryetarin e Partisë së Unitetit Kombëtar të shqiptarëve në trojet etnike, zotin mr. Halil Alidemajn, i cili ndodhej për një vizitë pune në Austri. Me këtë rast Jeton Kuta zhvilloi një intervistë me Halil Alidemën. Halil Alidema u bë pararendës i UÇK-ës. Ai u mor me organizimin e vendosjen e ushtarëve shqiptarë nga Kosova në disa qendra stërvitore në Shqipëri, duke u emëruar komandant i parë i grupeve të njësiteve guerile, që do të vinin nga trojet shqiptare për t’u stërvitur në Shqipëri. Halil Alidema bënte edhe sigurimin e kuadrit të oficerëve, pedagogëve e ushtarakëve, në organizimin ushtarak të gueriljes, siguronte mjete financiare për teknikën luftarake e uniformat.

Në vitin 1995 e 1996 u bë një punë shumë e rëndësishme, kur profesor Halil Alidemaj arriti me sukses të krijojë baza stërvitore në Shqipëri, në Palestrën Sportive “Partizani” në Tiranë, ku udhëheqës i grupit stërvitor ishte me pseudonimin “Agron Ligata”, pastaj Qendra e Shkollës së Bashkuar të Oficerëve “Skënderbeu” (Tiranë), njëra nga këto baza, ku nën Komandën e Shtabit Operativ të asaj kohe është stërvitur edhe Komandanti Legjendar i UÇK-ës – ADEM JASHARI e ZAHIR PAJAZITI.

Meritë e veçantë e Halil Alidemës në fushën e propagandës politike e shkencore është edhe botimi “Libri i Bardhë” në 11.000 ekzemplarë, me emrin “Zani i Kombit”. E botuar në pesë gjuhë: shqip, anglisht, frëngjisht, italisht dhe serbisht.

Pra, veprimtaria politike e patriotike, si dhe organizative e patriotit të nderuar Halil Alidemës është shumë më e gjerë sesa të dhënat e shënuara në këtë biografi të shkurtër tonën, ofruar për Halilin. Jeta e tij është shumë më e pasur, veprimtaria e tij patriotike shumë më e gjerë dhe më e nduarnduart, ndaj jeta dhe veprimtaria e tij meriton studime më të gjëra dhe më të shumta. Ai në të ardhmen do të bëhet burim i pashtershëm studimi nga shumë historianë, kritik letrarë e autobiografë të tij.

Halil Alidema, ndërroi jetë më 19 mars 1996, duke i organizuar nga shokët e miqtë, një ceremoni mortore madhështore. Sepse jeta e njeriut është një variant i luftës së pandërprerë për ekzistencë për realizim synimesh e qëllimesh si ideale jetësore. Halili në jetën e vet u ballafaqua me vështirësi jetësore, me sakrifica shoqërore, me përpjeta e tatëpjeta të aktivitetit të tij personal, me suksese e disfata, me gëzime e hidhërime, jetoi me probleme familjare e kombëtare, i rrethuar me miq e me armiq, të cilët e çmonin apo e nënçmonin, madje edhe e urrenin për veprimtarinë e tij kombëtare, disa vraponin pas tij, kurse disa iknin prej tij, disa i ndihmonin dhe ia hapnin shtigjet jetësore, kurse disa i vënin prita, kurtha e pengesa. Disa vraponin ta përqafonin me mallëngjim e dashuri, kurse disa të tjerë (armiqtë) vraponin ta dënonin me plumb mortor. Mirëpo pikërisht për këto arsye, se Halili përjetoi shumë vështirësi e pengesa, mundime e tortura, por kurrë nuk u thye, nuk u dorëzua, ai u bë i madh, u bë i njohur dhe i dashur, sepse jetoi, veproi e luftoi dhe mori frymë për të gjithë ne, për një popull, për një komb e për një atdhé. Prandaj, ai u përcoll në banesën e amshueshme, në mënyrë madhështore me pikëllim e nderim të madh.

- VIJON -

___________

SABIT ALIDEMA: HALIL ALIDEMA - METEORË LIRIE (3)

http://pashtriku.org/?kat=64&shkrimi=11081

 


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks